Juventus-Napoli, Ançeloti dhe Alegri “ndezin” sfidën

28 Shtator 2018, 16:13Sport TEMA

Napoli do të përballet nesër me rivalin direkt të luftës për titullin kampion, Juventusin. Një takim ku brënda 90-minutave, spektakli dhe emocionet do të jenë të garantuara pasi që të dyja skuadrat do të synojnë marrjen e tre pilëve.

Në konferencën për shtyp trajneri i napolitanëve, Carlo Anacelotti, u shpreh se ekipi është përballë një prove të rëndësishme të ciliën duhet që ta kalojë me sukses.

“Kjo është provë shumë e rëndësishme për ne, për të vlerësuar kohën tonë, sepse ne jemi një hap prapa dhe duam të konfirmohemi. Deri këtu ne kemi bërë ndeshje të mira, por të mos harrojmë që kemi pasur kalendar të komplikuar. 

Ne mund të përsërisim veten kundër një skuadre të madhe dhe mund të konkurrojmë deri në fund në të gjitha garat. Kurrë nuk kam firmosur për barazim. Por mbi të gjitha nuk mendoj për rezultatin, po mendoj që të bëjmë një ndeshje të bukur dhe intensive. Dua që Napoli të shfaqet si në dy ndeshjet e fundit”, deklaroi Ancelotti.

Ndërkohë, Massimiliano Allegri në konferencën për shtyp u përqëndura të largoj presionin nga skuadra duke e kaluar atë tek kundërshtari.

“Do të jetë një ndeshje e mirë, por në tabelën e renditjes më shumë presion kanë ata sesa ne. Ne në anën tonë duam të bëjmë lojë të mirë dhe të kënaqim tifozë”, tha Allegri.

Sfida Napoli-Juventus luhet ditën e shtunë në orën 20:45 në “Juventus Stadium”. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje