Kur na ndajnë dhe pak orë nga super sfida e ditës së sotme dhe të javës së gjashtë të Kategorisë Superiore mes Tiranës dhe Partizanit, kompanitë e basteve kanë publikuar koefiçentët për skuadrën që ka më shumë shanse që të marrë tre pikët në mbrëmjen e sotme.
Të dyja ekipet kanë shanse të barabartë për të marrë tre pikët mbrëmjen e sotme në stadiumin “Selman Stermasi”.
Fitorja e Partizanit dhe e skuadrës së Tiranës kuotohet me koefiçentin 2.65, ndërsa barazimi e ka koefiçentin 3.00.
Kjo tregon qartë që në derbi nuk ka favorit pavarasisht situatave që mund të ndodhen ekipet në renditjen e klasifikimit.
Tirana-Partizani luhet sot në mbrëmje në orën 19:45.(TemA)