Nga Ricardo Hausmann*
Pesë vjet më parë, Shqipëria ndodhej në një situatë vërtet ogurzezë. Me Greqinë dhe Italinë në vorbullën e krizës së Euros, remitancat dhe prurjet e kapitalit ishin në rënie dhe ekonomia po vuante prej një ngadalësimi të fortë. Defçiti fiskal kishte arritur në 7% të GDP-së, financuar në një pjesë të madhe prej borxheve, ndërkohë që aksesi në tregjet e jashtme ishte mbyllur dhe normat e brendshme të interesit ishin në stratosferë.
Përveç kësaj, kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike ndodhej në një krizë operacionale dhe financiare, e paaftë të paguante për energjinë elektrike, që supozohej se duhej të blinte prej kompanive të prodhimit.
Borxhet e qeverisë dhe të kompanisë elektro-energjetike po nxisnin një rritje të huave jo-performuese në sistemin bankar. Ishin të gjithë ingredientë të një rezultati katastrofik.
Nxitojmë dhe shkojmë në të tashmen: ekonomia po rritet me një ritëm të fortë prej 4.2%, e shtyrë prej rritjes dyshifrore të eksporteve në bujqësi, miniera, prodhim, energji, turizëm dhe shërbime të biznesit. Në një kohë kur ekonomitë e vendeve në zhvillim, në rajone të ndryshme, si Argjentina, Turqia, Nigeria dhe Afrika e Jugut përballen me rënie të monedhës dhe rritje të normave të interesit, Shqipëria ka normat më të ulëta të interesit në historinë e vet dhe një monedhë që forcohet. Sot, ajo ka riskun më të ulët të bonove në klasën e shteteve të ngjashme me të, gjë që tregon se tregjet mendojnë që agjencitë e ratingut kanë qenë të pavëmendshme.
Një herë e një kohë Korea e Veriut e Evropës nën diktatorin komunist Enver Hoxha, sot të ardhurat për frymë të Shqipërisë janë sa 25% e atyre të Gjermanisë. Nëse ajo do mundet ta ruajë ritmin aktual të rritjes ekonomike, do të arrijë të ardhurat e sotme të Gjermanisë, për 32 vjet.
Në një kohë kur ekonomistët po fajësohen për gjithfarësoj rezultatesh zhgënjyese, dhe institucionet shumëpalëshe si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore po akuzohen se nuk po i këshillojnë shtetet ashtu si duhet, është inkurajuese të zbulosh se, në fund të fundit, ato mund të mos jenë krejt të padobishme.
Cili ishte sekreti i kthesës së Shqipërisë?
Së pari, ndryshe nga shumë vende që vonojnë të veprojnë, deri kur është shumë vonë, Kryeministri Edi Rama e thirri FMN sapo erdhi në pushtet në shtator 2013. Më pas, qeveria e tij negocioi një program që i mundësoi Shqipërisë të sigurojë mbështetje financiare, ndërkohë që vinte rregull në financat e veta. Programi 3-vjeçar përfundoi me sukses pothuaj dy vjet më parë, dhe raporti i borxhit me GDP-në mbetet në një trend zbritës. Këtë vit, ai po bie me 2.5% të GDP-së, ndërkohë që vendi po e zgjeron në mënyrë domethënëse, buxhetin e tij të investimeve publike.
Që të jesh në gjendje të rritet në mesin e një konsolidimi fiskal, duhet diçka tjetër që të shtyjë ekonominë përpara, zakonisht eksportet. Dhe eksportet po rriten në Shqipëri – ku unë kam udhëhequr një program kërkimor të Qendrës për Zhvillim Ndërkombëtar të Harvardit prej vitit 2013 – jo për shkak të fatit, por falë një përpjekjeje të palodhur për të eleminuar bllokimet dhe rrokur mundësitë.
Në ndërkohë, Shqipëria iu shmang tundimit për t’u fokusuar në indikatorët e përgjithshëm të Doing Business, që supozojnë se të ndjekësh në mënyrë rastësore praktikat më të mira ndërkombëtare, mund të sjellë ndonjë të mirë. Në vend të kësaj, autoritetet ndoqën një qasje diagnostikuese për të prioritizuar politikat e tyre. Të këshilluar nga Matt Andrews i Harvard Kennedy School of Government, politikëbërësit përdorën një strategji implementuese bazuar në një proces përsëritës të orientuar nga problemet, që fillon duke e pikasur problemin, identifikuar shkaqet e tij, dhe hartuar një mënyrë për ta ndrequr.
Kjo gjë çoi drejt shumë ideve që rezultuan të fuqishme. Në bujqësi, zhvillimi i grumbulluesve ndihmoi fermerët të lidhen me teknologji më të mira dhe tregje më fitimprurëse, duke krijuar kështu një bum në eksportet e perimeve. Në sektorin energjetik, qeveria adoptoi një strategji jo-ortodokse për të ndryshuar sjelljen e qytetarëve në lidhje me vjedhjen e energjisë elektrike dhe mospagimin, gjë që shpuri në vitin 2015, në një ndryshim rrënjësor prej pothuaj 2% të GDP-së, në të ardhurat cash të kompanisë së shpërndarjes.
Po kështu, grupet këshillimore në prodhim dhe turizëm identifikuan fushat ku kish potencial përmirësimi. Shqipëria ka investuar në rimëkëmbjen e qyteteve të veta historike dhe tani po investon në 100 fshatra me potencial të madh për agroturizëm, të cilët ndodh të jenë në zona të varfëra dhe të virgjëra. Nuk është çudi që turizmi po rritet me një ritëm dyshifror.
Veç kësaj, ambasadorët e vendit po shfrytëzohen tashmë në një strategji të bashkërenduar për të nxitur investimet e huaja përmes angazhimit të drejtpërdrejtë me kompanitë. Dhe politikëbërësit tani po angazhojnë diasporën e Shqipërisë – e cila është një burim i rëndësishëm talenti, investimesh, mundësish të tregut dhe idesh të biznesit – me një impakt të fortë.
Risitë nuk kanë qenë vetëm në nivel kombëtar. Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, ka trefishuar të ardhurat e Bashkisë që kur erdhi në krye të saj në vitin 2015, dhe i ka përdorur të ardhurat në mënyra, që e kanë bërë Tiranën një prej qyteteve më të këndshëm në rajon. Kryeqyteti i Shqipërisë ka fituar çmime ndërkombëtare për zhvillimin e hapësirave urbane me cilësi të lartë, dhe për zgjidhjen e problemeve të lëvizshmërisë dhe atyre mjedisore, në mënyra inovative.
Mësimet për vendet e tjera janë të qarta. Suksesi përballë vështirësive ndodh kur qeveritë janë të vetëdijshme për gjendjen e vështirë dhe për dobësitë e tyre, munden të artikulojnë objektivat, dhe të kërkojnë pa u ndalur për mënyra drejt arritjes së aspiratave të tyre. Në këtë proces, vendet nuk janë vetëm. Sistemi i asistencës financiare ndërkombëtare udhëhequr nga FMN dhe institucionet e zhvillimit financiar mund të vijë në ndihmë. Por shtetet duhet të dijnë se kur dhe si t’i shfrytëzojnë më së miri. Ata mund të shtojnë kapacitetet e qeverisë, por nuk mund të zëvendësojnë përkushtimin e qeverisë.
Edhe mësimi për Bashkimin Evropian është i qartë: kur mendojnë për vendet që aspirojnë anëtarësimin si Shqipëria dhe pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor, është e rëndësishme të shikojnë jo vetëm çfarë janë dhe çfarë kanë qenë këta vende, por edhe zellin me të cilin ata veprojnë, për t’u bërë çfarë aspirojnë të bëhen.
Për pjesën më të madhe të historisë, Shqipëria dukej e pashpresë. Por i pashpresë është ai që bën të pashpresin. Tani, kthesa e Shqipërisë është një burim shprese për gjithë ne të tjerët.
Ricardo Hausmann (lindur në 1956) është Drejtor i Qendrës për Zhvillim Ndërkombëtar dhe Profesor i Praktikës së Zhvillimit Ekonomik në “John F. Kennedy School of Government” në Universitetin e Harvardit.
Burimi: Project Syndicate
Na kujtoi ate humorin e viteve 90. Mesuesja pyet femijen:
Ne cilin vend te botes femijet kane ushqimet me te mira? – Ne Shqiperi
Ne cilin vend te botes femijet kane rrobat me te mira? -Ne Shqiperi
Ne cilin vend te botes femijet kane lodra pafund- Ne Shqiperi
Ku jane femijet me te lumtur ne Bote? – Ne Shqiperi
Beni fillon te qaje. Pse qan i thote mesuesja. Dua te shkoj ne Shqiperi -i thote femija.
Absolutisht nuk është më e mirë jeta në shqipëri, parë dhe krahasuar me vendet tjera të zhvilluara, por së paku je në shtëpinë tënde . Madje askush këtë, as se ka thënë dhe as nuk është duke e thënë…
Por , po ua rikujtoj një fakt, vetëm sa për ta marrë shembull ; vendet që sot i merr apo edhe i marrim si model krahasimi;dikur, kanë kaluar nëpër rrugë, madje edhe shumë fish më tronditëse dhe më të rënda se gjendja e sotme socio-ekonomike e shqipërisë…
Të sukseshmit ; për hir të sedrës së tyre dhe këmbëngulsisë së tyre,turpit dhe pamundësisë që t’i futen dikujt në shtëpi, respektivisht në ”shtet” si i pa ftuar apo edhe si një i huaj lypës i përçudshëm që s’të largohet në asnjë mënyrë dhe formë të civilizuar; dhe parasegjithash për arsye të atrofimit apo shtypjes së qëllimshme të mentalitetit të zhvillimit të gjërave me hokus- pokus,dalngadalë edhe kanë arritur aty , ku janë sot .Ndër ata që mendojnë dhe nuk arrijnë të jenë gjakftohtë, ashtu siç jeni ju, jam edhe unë . Por ,së paku duhet të jem të realt dhe ti pranojmë sfidat ashtu siç janë dhe jo të ikim nga ato . Heroizëm mbi heroizma është që në rradhë të parë, ta luftosh dhe ta mundësh vetëvetën në shumë aspekte të kësaj jete, sepse të luftosh armiqt e huaj është gjëja më e thjeshtë dhe shumë më pakë e dhimbshme në krahasim me dhimbjen që ndjen njeriu kur e lufton vetëvetën dhe mjedisin ku jeton .
Shkupi Bravo.Eshte e vertete ajo qe thua se bota ka kaluar momente me te veshtira ekonomike,ato qe po kalojme neve sot.Te matemi me hijen e drekes dhe jo me ate te megjezit.
Lol, se mos i tregoni sekretin gjermanit, francezit dhe malazezit e Serbia, lolAllah Allah allah ..
Te qifsha main e zi, dhe u shtofshin sa me shume prostitutat serbe ne shqiperi dhe troet shqiptare, suic eshte edhe jot eme, nje baxhelle qe te ka lindur ty.
Hahahaha…i njejti humor me erdhi ndermend edhe mua,kur po lexoja artikullin!
Cekja Beratit ka qene.
I thoni ketij te vij te jetoj nja 1-2 vite e ta shohi me sy mrekulline e rilindjes……
P.s: ( Por jo te paguhet nga FMN) se ashtu eshte shume bukur te jetohet ne Shqiperine e rilindur.
Rilindja ka gabime plot por ne krahasim me ata qe ishin me pare eshte padiskutim me e mire.Problemi kryesor qe duhet te luftohet eshte korrupsioni dhe krimi te cilet kane mberthyer shoqerine shqiptare dhe nuk e lene te levize perpara dhe jane qeverite e meparshme ato qe e instaluan.Rilindja ka arogance,afera te turbullta me ppp,lidhje dhe lehtesira me nje pakice te pasurish qe zoterojne media kompani te fuqishme dhe pavendosmeri per te luftuar krimin dhe korupsionbin .
Nje artikull i denje qe do ta kishte zili dhe enver hoxha
Vetem qorri nuk shikon permiresimin e paimagjinueshem te turizmit ne shqiperi, shumica e popullit e shikon.
l
Shqiperia eshte shum me Mir se Para 15 vjeteve,se Para 10 viteve ,se Para 5 vitevev,se Para 1viti,dhe kur e sotmja eshte me Mir se e djeshmja ka vend per shpres dhe energjI pozitive.
Shqiperia po vdes nga emigracioni i pa fund, ikja e te rinjeve dhe korrupsioni dhe nepoitizmi eshte po aq masiv sa 10 vite para, mor fis derr i ridhjerjes qe ju paguan rama me 10,000 leke ne muaj me komentu ketu
Mos eshte ngjallur Albert Einstein ?
Kush e di sa toyota yaris paska mare ky ?
Un them qe rilindja jone te qeverise te gjithe planetin.
Bravo Ricardo e kryeve detyren me pagese por e kryve.Shqiperia akoma ka 1,5 milione qe i ushqen Bota dhe jane Emigrante,ka nje sektor privat ku shteti ti heqe vetes detyrat e kujdesit ndaj qytetareve ja ka shitur cdo lloj matrapazi dhe niveli eshte zero.ka nje korupsion shume te larte dhe paga qesharake.Ndoshta eshte parajse per pasaniket dhe per ata qe kerkojne skllever ne shekulline 21.Ne shqiperi do ikin dhe gurret po te kishin kembe.Jo se ka faj vendi i shkrete por se te 150 ne Parlaburdello duhet te digjen me zift te nxehte.
shkrimi eshte bere nga nje profesionist jo nga opinionista te kafenete .cdo gje e mire arrihet me shume Pune e sakrifica asgje sbie nga qielli
Me cilin sy e pe me ate me xham apo ate pa xham o manall
ne zgjedhin te degjojme e besojme njerez jo te kulifikuar qe bejne premtime boshe pa patur gje ne xhep se profesora te universiteteve me te mire te botes.une besoj tek politikanet qe thone te verteten .qe guxojne te bejne ndryshime thelbesore ne jeten shoqerore duke vendosur rregulla e ligje per te gjithe .e qe nxisin punen.studimin shkencor garen e lire e te ndershme.shperndarjen e pasurise ne tere shtresat e popullsise .qe ne drejtimin e vendit konsultohet keshillohet e vendos bashke me shkencetaret.studiusit. shkollen
Si punojme e sa punojme ashtu do te kemi !! Shqipnija lule e Ilirise ka qene dikure dhe e tille do te behet ….
Bravo Ricardo.Nje artikull per ta pasur zili.Kjo eshte e verteta.Kush punon i merr frutat e veta.Per dembelet ky eshte nje mesim i mire.Kam punuar ne Greqi duke ruajtur delet,kurseva dhe tani kam bisnesin tim ne Berat .Kritikuesit e ketij artikulli duhet te perveshin menget ,te djersitin ashtu si shumica e shqipetareve e mos merren me fjale pa bereqet.Mjaft me kafeneve nga mengjesi deri ne darke.Uleni koken dhe punoni.
Ky konsulenti do jete ne periudhen e rinovimit te kontrates me donatorin. Nuk e rruan njeri per ato ca shkruan por problemi eshte qe keto mercenare perdoren nga pushtetaret per t’i mbushur mendjen vetes.
Fiqia blerse ne shqiperi eshte skandaloze. Po nuk rrodhen € nga emigracioni te gjith ngordhin per buke.
Bravo mafia shterore
Siq e tha edhe ambasadorja Gjermane , Korupsionin nga portieri e deri tek ministrat do ta pastroje drejtesia ! por pav vetingut . ateher do ket shprese perparimi kombetare. uroj meritokraci per vendet e punes si ne prokurori edhe ne gjdo vend strategjik . Burgu armikut te brendeshem se sa per ata te jashte te gjithe i dijme kush jane .
Ke shume te drejte, ky vend po ecen dhe do behet shume me mire. Keta qe tallen me ty nuk punojne, vec rrine neper kafene apo internet dhe shajne e mohojne cdo gje. Ky vend do behet nga ata qe punojne jo nga ata qe nuk dine c’eshte puna apo jetojne me pensionet e prinderve.
Harrove rritjen e te ardhurave nga eksporti i hashashit gjermono. A te keqen lalai ty per analizen o gjermono. Nga cili kat i kulles ku ke zyren e pe mrekulline ekonomike gjermono? Nuk e vej ne dyshim qe kastratit, ulajt, fushes, grupit balfin etj ju jane rritur te ardhurat, por 90% e shqiptareve qe jetojn ne shqiperi jetojne me 300$ ne muaj. Si thua, do e shtyje dot muajin me 300$ gjermono??
Harrove rritjen e te ardhurave nga eksporti i hashashit gjermono. A te keqen lalai ty per analizen o gjermono. Nga cili kat i kulles ku ke zyren e pe mrekulline ekonomike gjermono? Nuk e vej ne dyshim qe kastratit, ulajt, fushes, grupit balfin etj ju jane rritur te ardhurat, por 90% e shqiptareve qe jetojn ne shqiperi jetojne me 300$ ne muaj. Si thua, do e shtyje dot muajin me 300$ gjermono???
I am an Albanian citizen living in Eu. Honestly, I am happy to read well reviews about my country, still, I am a bit confused and frustrated about this fake description.
1-Let’s start with the energy issue; everyone in Albania knows the story about the big corruption with the Cezch company made by the former prime minister. After Rama ( the new PM) came in power he did nothing to find the money which was stolen, instead, Ilir Meta (the one who stole the money former member of the previous government) became President of the Republic.
2-The tourism is a consequence of the fact that North African countries are unstable and Albania became a cheap and secure place to be visited by Eu citizens, which means is not the result of a strategy. Still, Albania has a lot of gaps in order of infrastructure, services, and hygiene.
3-IMF and WB recommended to the new government of Albania the so-called policy of the 3 P (PPP-Public-private-partnership), which was translated by our authorities as a signal to legalize their dark connections with some oligarchs, giving them priorities to big investment projects through corruption, for example, the “well-known” company “Fusha Sh.P.K”, Or Samir Mane, Vilma Nushi and so on. All those people won investments project in order of PPP policy with the max of the cost, without a real competition process , which brought big consequences for the budget, bad results in order of quality and security.
Mr Edi Rama in collaboration with the leader of the oposit Lulzim Basha and Ilir Meta have a secret deal to don’t increase democracy, but to stil the people of Albania, this why we are abandoning the country for a better life abroad.
This is the reality, and to see it you have to go in Albania and ask the people.
Prisni Vason dhe Monen kur te dale me deklarata per shtyp: profesori ne fjale, eshte i Paguar nga Rama per kete artikull… Mire shkruan nje komentues me lart, qe kush ka sy e shef qe ndryshimet jane pozitive.Por problemi qe kemi ne, eshte aq i madh, sa perceptimi i gjerave pozitive tek ne nuk ndihet.Duke shtuar edhe ate pjese te shqiptareve militante qe dikur kishin nje rroge shteti, dhe tani ju duhet te punojne me te vertet , e qe kurresesi nuk pranojne qe dikush te thote qe kandryshime pozitive. Dhe ne fund nuk duhen arruar faqezinjte qe kane frike nga reforma ne drejtesi, qe jane gati te shesin edhe memat e tyre ,vec te shpetojne nga ndonje sekuestrim te mundeshem te pasurive te tyre, dhe natyrisht vjellin vrer. Gjithesesi ka zhvillime pozitive, dhe profesori ne fjale pershkruan nje realitet disi te prekshem.Personalisht mendoj qe kemi nje mal me probleme, dhe se nena e gjithe problemeve tona madhore , eshte korrupsioni i organeve te drejtesise, u zgjith kjo, zgjidhen pjesa me e madhe e problemeve te shqiptareve,pjesa tjeter e problemi te mbetur eshte qe: na duhet nje program i mirefillte mbi edukimin e shoqerise se ardhme,duhen investime masive ne sistemin shkollor, na duhet nje shoqeri shqiptare e afte te jetoje se bashku, me respektim te rregullave qe drejtojne jeten ne bashkesi.Sot ne shqiptaret nuk kemi aq shume besim ne shoqerine tone, perderisa pjesa me e madhe e drejtuesve te ketij vendi, jane te paret qe nuk kane besim, kur ata,familjaret e tyre i cojne per te sdudjuar, kuruar, bere pushime, ne perendim, nuk mund te pretendojne qe masa te kete shume besim ne ate vend qe ata(paria e ketij vendi) ne nje fare menyre e refuzojne.
Ne vitet 90 thonin qe po ti conin ekonomistet tone amerikes do ta falimentonin .paska ndyshuar drejyim na sollen keto te amerikes[latine] dhe po falimentojme ne .
Shqiperia duhet ta ndaje mendjen,ose me turqine ose me Greqine,ashtu sic enderuan Arvanitasit dhe Greket per nje Federate dhe te mos shtoje secila buxhete per Naton per te “mbrojtur” nga “fantazma Ruse.
32 vjet do ta “arrij” Gjermanine thote zotnia,sikur ajo do qendroje ne vend,po ashtu edhe vendet e tjera.
Shqiperia ishte njesoj si vendet e tjera te Ballkanit para luftes dhe tani vendi me i fundit ne ekonomi,ne zhvillim.
Kjo duket nga investimet e shteteve te pazhvilluara ne vendin tone dhe jo vende kryesore te Evropes apo Amerika.
Ne nje sistem “Hani i Stavros” pa kufij,vendet e varfera dhe sidomos te vogla gjithmone do synojne te zbrazen.
Eshte si te thuash qe pse bregdeti apo fshatrat u boshatisen dhe shkojne ne qytete.
Vetem pashaportizimi me dhune pengon kete Emorragji.
Ka ndryshim,paraja eshte me e madhe,puna eshte me e lehte si me droge apo prostitucion etj.
Mos te enderojme kot se Shqiperia me te hyre ne Evrope do ikin te gjithe,ashtu sic ikin nga Greqia ne Angli,Gjermani,Amerike,France etj.
Konkurenca nuk zhduket, por sic shohim rritet dhe mos te genjejme veten tone.
2% thote Trampi per cdo shtet te Natos!
Njesoj eshte nje i semure qe merr ilace,me nje qe eshte mire me shendet?
Dhe pse luftojne Rusin Angloamerikanet?
Jo se jam me Sllavet, por konfliktet sjellin para vetem tek te medhenjte,per fukarenjte eshte e veshtire,se edhe Nastradini tha qe ky kostum me solli ne krye te tavolines.
Kur ishte me balloma e shtynin te gjithe deri ne fund te tavolines.
Kjo eshte e verteta.
Shkupi shtet me emrin Maqedoni?
Prit more vella,vete Grigorov presidenti i pare pas shkeputjes nga Jugosllavia,deklaronte perpara kamerave qe:Ne sllavet nuk kemi lidhje me Aleksandrin.
Kurse amerikanet,gjermanet,francezet i thane qe ju kini lidhje,bile edhe kur Gruevski ndertonte buste per Filipin,Aleksandrin keto shtete qe i duan sa me te vogla benin nje sy qorr dhe nje vesh shurdh.
Sinonte qe Selaniku do jete kryeqyteti i Sllaveve dhe bisedimet vazhdonin pwr emrin!
Aleksandri ka lidhje me Greqine,Ilyrine dhe Epirin,sa per Hamzate,Hasanet,Alirat dhe tradhetaret qe luftuan per Osmanet kunder kombit tone Epirote “keshtu e quante Marin Barleti Epir) fatkeqesisht po na prishin akoma pune kur nuk i ze gjumi per Erdoganin.
Ka shume “patriote” ketu dhe mburren qe kishim Shqipetare qe luftonin ne administeate dhe ne cdo instance ne krahe te Sulltanit!
Kunder kujt?
Kunder atyre qe nuk u turqizuan?
Harrove rritjen e te ardhurave nga eksporti i hashashit gjermono. A te keqen lalai ty per analizen o gjermono. Nga cili kat i kulles ku ke zyren e pe mrekulline ekonomike gjermono? Nuk e vej ne dyshim qe kastratit, ulajt, fushes, grupit balfin etj ju jane rritur te ardhurat, por 90% e shqiptareve qe jetojn ne shqiperi jetojne me 300$ ne muaj. Si thua, do e shtyje dot muajin me 300$ gjermono????
Une e kam ndare mendjen. Do iki nga ky vend e do vendosem ne shqiperine qe pershkruan ky burri
Ishalla nuk e lexojne danezet dhe gjermanet kete shkrim se po ja mesykan Shipnise.
Cka eshte projekt sindicateNje ojq apo nje soros and co?
Aq shume likje ,mos paska dicka me i shitur shqiperise,se cdo here para nje skandal financiar tjeter kemi keso lavderime apo kemi ndonje dekorate per pushtetaret tone…e dine tash se blihen me pak,mjafton nje lavderrim..