Cristiano Ronaldo ka mohuar kategorikisht akuzat për përdhunim të Kathryn Mayorga duke e quajtur atë “lajme të rremë”.
Ish-sulmuesi i Manchester United, futbollisti më i famshëm në botë, foli në një video të Instagram Live vetëm disa orë pasi një grua amerikane paraqiti dokumentet e gjykatës duke e akuzuar atë për sulm ndaj saj në Las Vegas në qershor 2009.
Duke qeshur në kamera, ylli i Juventusit hodhi poshtë akuzat, duke thënë: “Jo, jo, jo, çfarë thanë sot? Ata duan të promovojnë veten e tyre duke përdorur emrin tim, është normale, duan të jenë të famshëm duke përmendur emrin tim, por kjo është pjesë e punës, unë jam një njeri i lumtur dhe i mirë”, tha portugezi.
Kathryn Mayorga, 34 vjeç, pretendon se Ronaldo e përdhunoi atë në një banjo në Palms Hotel dhe Kazino në Las Vegas.
Sipas asaj ai i kishte paguar 287.000 paund, kështu që ajo kurrë nuk do të fliste më për akuzat e saj. Por avokati i saj thuhet se po sfidon tashmë marrëveshjen e dyshuar. Çifti u takua në klubin e natës Rain në Palms, ku Ronaldo ishte duke qëndruar me pushime.
Ndërsa ka edhe një foto mes CR7 dhe Mayorga sëbashku në klub. Sipas dokumenteve të paraqitura në Gjykatë të premten, Ronaldo ftoi zonjën Mayorga dhe një mik në suitë e tij për të shijuar pamjen e Stripit të Las Vegas.
Zonja Mayorga pretendon se Ronaldo sugjeroi që të notonin në pishinën e tij, por ndërsa ajo hyri në banjo për t’u ndrruar, ai shkoi pas saj duke ekspozuar veten dhe i kishte kërkuar të kryenin një akt seksual.
Sipas gazetave, Ronaldo më pas e mori me force zonjën Mayorga dhe, edhe pse ajo po bërtiste “jo, jo, jo!”, ai e përdhunoi. Ajo pretendoi: “Kur përfundoi akti ai ende nuk donte që të shkoja. Ai më shikoi, me faj dhe filloi të më thërriste “fëmijë”. Unë nuk mund të kujtoj saktësisht se çfarë tha ai, por ai më pyeti nëse kisha dhimbje. Pastaj ai u ul në gjunjë dhe tha: ‘99% jam një djalë i mirë, thjesht nuk e di për 1%’. Ajo tha se paraqiti një raport përdhunimi në policinë e Las Vegas të nesërmen.