Çmimi Nobel për mjekësinë për një amerikan e japonez, ja zbulimi i rëndësishëm në luftë kundër kancerit

1 Tetor 2018, 13:37Lifestyle TEMA

Çmimi Nobel për Mjekësi iu dha amerikanit James P. Allison dhe jap, jonezit, Tasuku Honjo.

Ata kryen zbulime të rëndësishme në fushën e imunologjisë në luftë kundër kancerit.

Të dy shkencëtarët ia kanë dalë të vendosin një gurthemeli të ri në luftën kundër sëmundjes së kancerit, deklaroi juria e Çmimit Nobel në Stokholm të hënën (01.10).

James P. Allison dhe Tasuku Honjo kanë bërë zbulime inovative, se si mund të përdoret sistemi imunitar i njeriut për të luftuar qelizat kanceroze.

Prej kohësh të dy kandidatët njihen si shkencëtarë në fushën e mjekësisë dhe konsideroheshin si pretendentë për Çmimin Nobel.

Terapia e imunitetit është një trend i viteve të fundit në fushën e mjekësisë.

Synimi i saj është që të aktivizojë sistemin imunitar të njeriut për të luftuar qelizat malinje, pra në momentin që qelizat mbrojtëse të sistemit imunitar, (qelizat T) i identifikojnë qelizat tumorale në trup, atëherë ato fillojnë t’i luftojnë ato.

Problemi ishte se ishte e vështirë për sistemin imunitar t’i dallonte këto qeliza. Pikërisht kësaj ia dolën dy shkencëtarët, Allison dhe Honjo – ata zhvilluan një metodë, që i bën të “dukshme” qelizat kanceroze për sistemin imunitar.

2 komente në “Çmimi Nobel për mjekësinë për një amerikan e japonez, ja zbulimi i rëndësishëm në luftë kundër kancerit”

  1. Qytetar says:

    Ky eshte lajm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje