Ministrat e Financave të eurozonës paralajmërojnë Italinë: Kujdes me buxhetin

1 Tetor 2018, 17:51Bota TEMA

Ministrat e Financave të eurozonës paralajmëruan Italinë se projektbuxheti i saj i ri do të kalojë nën një votim special.

Të enjten, qeveria populiste italiane njoftoi se buxheti i saj për vitin 2019 do të krijojë një deficit prej 2,4%, që është më shumë nga sa ka përcaktuar Bashkimi Europian, raporton ata.

Si çdo shteti anëtar i BE-së, Italia duhet të dorëzojë një buxhet më të detajuar në Bruksel për miratim deri më 15 tetor.

Duke theksuar se qeveria planifikon të paraqesë një deficit vjetor prej 2,4% deri në vitin 2021, komisioneri europian për Ekonominë, Pierre Moscovici tha se “parashikimet e deficitit paraqesin një devijim të konsiderueshëm nga angazhimet e më parshme”.

1 komente në “Ministrat e Financave të eurozonës paralajmërojnë Italinë: Kujdes me buxhetin”

  1. says:

    Italia është ekonomia e dytë në botë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje