Eni Jani tregon historinë e dashurisë me pedagogun e saj: Isha unë e para që e putha Gencin

2 Tetor 2018, 19:32Lifestyle TEMA

Eni Jani dhe Genc Fuga janë prej 12 vitesh të martuar, martesë nga e cila kanë dhe dy vajza, Stinën dhe Ajrin.

Sot, ndryshe nga daljet e tjera televizive, çifti i aktorëve rrëfyen në emisionin “Rudina” në Tv Klan historinë e tyre të dashurisë.

Eni Jani tregoi se pas studimeve ata punuan në një projekt së bashku, ku edhe nisën të pëlqenin njeri-tjetrin.

Ajo tregoi po ashtu se nuk ka marrë një propozim klasik dhe se ka qenë ajo që e ka puthur për herë të parë Gencin.

“Ne jemi njohur shumë kohë më përpara se të lidheshim sepse Genci ka qenë pedagog dhe unë studente. Unë e shihja thjeshtë si pedagog dhe ai si studente.

Pasi kam mbaruar fakultetin kemi rastisur në një film të dy bashkë dhe aty siç duket filloi të më shihte ndryshe.

Unë vazhdoja t’i thoja profesor dhe ai në një moment më thotë: Mos më thuaj më profesor.

Më pas gjërat filluan të ishin ndryshe, mbi të konsideruarit koleg.

Nuk ka patur një propozim klasik, por ne kemi qenë në një mbrëmje dhe unë ia thashë vetë e para.

E putha unë e para. Tre vite më vonë ne jemi martuar.

Dasma jonë ka qenë e përbashkët. Kemi bërë tre ditë dasmë. Pas një viti e pak lindi vajza e parë që quhet Stina dhe më vonë Ajri”, tha Eni Jani.

Ndërkohë aktori Genc Fuga tha se nuk ka qenë e lehtë për të që të bënte për vete Enin.

“Në fakt unë nuk kam dalë asnjëherë nga konseguenca ime e të qenit pedagog.

Nuk përdora asnjë nga formulat e letërsisë apo dramaturgjisë. Doja të kisha formulën time dhe funksioni. Unë kam qenë pedagogu i saj dhe shkoja në shkollë i veshur mirë, me kostum dhe kravatë.

Marr vesh më vonë që një ditë Eni ka qenë duke më parë bashkë me një shoqen e saj dhe ajo i thotë: Nuk është i keq ky…

Dhe citati i Enit ishte: Ku e ka të mirën ai.

Tmerr, llogarit pastaj se çfarë pune duhej pastaj për t’i rrëmbyer një puthje aq më tepër vullnetare”, tha Fuga.

7 komente në “Eni Jani tregon historinë e dashurisë me pedagogun e saj: Isha unë e para që e putha Gencin”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    o Zot ca bastardesh !!?? femijet njeri Ajri[si me thene pordhe] dhe tjetra Stina[vjeshte a dimer nje Zot e di!!!]……….!![pa dashur te prek vogelushet]

    1. Gaqi says:

      Duhet tja vinte Jorgo mo trugorrice?

      1. ti je muslimon,ti je zhuls shkretetire,si i tille eshte normale te jesh rrot [email protected] uakbar! says:

        jo mer beqir sumpalare,ti vinte emrin e nenes apo babes duke treguar vazhdimsine e sorollopit te vet……………
        yyyyyyyyyyyyyy popull bastard,qe urreni prinderit tuaj……………..qofshin ata turq apo arabe!

    2. Tani says:

      @Plato.Po si nuk the nje here nje gje qe eshte per te qene. Por po pordhes ja fut,ne cdo koment qe ben. Sikur nena jote qe te ka pjell te ka ngjizur me pordhe.

    3. Koli says:

      Greki, goja era mut.

  2. ashtu posi! says:

    E tërci e vërci!

  3. "BOHOTINA" says:

    Te mrekullueshem te dy. Enin nuk e kam parasysh, por Genci me ka pelqyer shume ne lojen e tij, ne cdo rol. Suksese o njerez te mire…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje