Doli kundër programit të qeverisë, arrestohet kryebashkiaku. Ja pse akuzohet

3 Tetor 2018, 08:40Bota TEMA

Kryebashkiaku i një qyteti në Italinë jugore, i njohur për ndihmen ne pranimin e emigrantëve, është vënë nën arrest shtëpiak.

Domenico Lucano, kryebashkiak i Riace, është arrestuar për përfshirjen e tij të dyshuar në organizimin e “martesave fiktive” për qëllime imigrimi.

Nderkohe qe nje akuzë më serioze për keqpërdorimin e fondeve publike refuzua.

Arrestimi vjen pas muajsh të zbatimit më të ashpër të ligjeve per migracioni nga qeveria populiste e Italisë.

Kryetari i bashkisë, i njohur si Mimmo, bëri buje per programin e tij të pazakontë që i mirëpriti emigrantët në qytetin e populluar pak në Kalabri, duke u dhënë atyre shtëpi të braktisura dhe trajnime per pune, me shpresën se të sapoardhurit do të ringjallnin ekonomi.

Ai filloi programin në vitin 1998 nën një qeveri të mëparshme, dhe që atëherë qindra emigrantë janë bashkuar në qytetin e vogël me rreth 2,000 njerëz.

1 komente në “Doli kundër programit të qeverisë, arrestohet kryebashkiaku. Ja pse akuzohet”

  1. KORÇARI says:

    Mirë ja bënë, kështu duhet të veprojnë të gjitha qeveritë Europiane.
    Në Greqi një Organizatë Jo Qeveritare (OJQ) u zbulua se kishte nxjerrë Miliona Euro nga TRAFIKIMI I EMIGRANTËVE dhe këtë TRAFIKIM e bënte në Mënyrë të Ligjshme duke ju siguruar kalimin nga Turqia drejt Europës dhe duke ju siguruar më pas dokumentacion emigrantëve dhe të gjitha këto sigurisht bëheshin kundrejt PAGESAVE TË MAJME, Të njëjtën gjë bënte dhe ky Bandilli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje