Mësoni shumën marramendëse që i ati i la Donald Trump-it (dhe akuzat për mashtrimet tatimore gjatë viteve 1990)

3 Tetor 2018, 10:24Lifestyle TEMA
Mësoni shumën marramendëse që i ati i la Donald Trump-it

Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lindur i pasur.

Ai ishte miliarder që në vitet e para të jetës së tij.

Që në moshën 3-vjeçare ai fitonte 200 mijë dollarë në vit, e po ashtu i ati më pas i la një pasuri prej 413 milionë dollarësh.

Kjo ishte vetëm në vitet e para, por pasi mbaroi kolegjin, i ati i jepte rreth 1 milionë dollarë në vit. sipas New York Times.   

Pasuria e akumuluar e Donald Trump ka ardhur duke u rritur me kalimin e viteve.

Megjithatë sulmet ndaj Trump lidhur me pasurinë e tij kanë qenë të shumta.  

Ai akuzohet për mos pagesë taksash për disa biznese të tij. 

Por, Shtëpia e Bardhë i ka hedhur poshtë këto akuza, duke i quajtur sulme politike e të papërshtatshme.

Gjatë fushatës presidenciale, Trump promovoi e veten si një manjat të ndershëm, kur tha se e realizoi veten duke filluar një punë me një kredi “shumë të vogël” nga babai i tij, biznesmeni Fred Trump.

Megjithatë, New York Times zbuloi se shumica e pasurisë u krijua për shkak se Trump ndihmoi prindërit e tij për të shmangur pagimin e taksave gjatë viteve ’90 dhe krijimin e një koorporate bedel me të afërmit e tyre për të mbuluar deri dhe miliona dollarë që kanë marrë si dhuratë nga prindërit e tij.

New York Times shkruan se hetimi ishte bazuar në më shumë se 200 dokumenta tatimore të Fred Trump, kompanitë dhe partneritetet e tij.

Si reagimi i parë, Charles Harder, avokat i Trump, i tha New York Times se “presidenti nuk është aspak i përfshirë në këto punë.”

“Këto punë u drejtuan nga anëtarë të tjerë të familjes Trump, të cilët nuk ishin ekspertë dhe u mbështetën plotësisht tek profesionistët e licencuar për të siguruar një shumë të pajtueshmërisë me ligjin”, tha ai.

“Hetimi përfshin gjithashtu dhjetëra mijëra faqe me të dhëna konfidenciale – deklarata bankare, fatura, raporte financiare …”, thotë New York Times (TemA) 

6 komente në “Mësoni shumën marramendëse që i ati i la Donald Trump-it (dhe akuzat për mashtrimet tatimore gjatë viteve 1990)”

  1. free says:

    qeka i lloj si plaka vet …tarallak me zile.

  2. Toku says:

    Po shumen marramendese te Rames kur do e mesojme o Mero i pavaruri?

  3. Qejfe me para e jo qejfe me llapaqeneri says:

    Se kush eshte torollak me pare te madhe dhe president amerike, apo ti qe edhe vehten e quan free. . .
    Shyqyr qe kjo bote, te dha mundesine te pjerdhesh, se mend ne koke nuk ke qe te flasesh fjale me mend.
    Pirdhu or ti Freeeeeeee……….

  4. Qejfe me para e jo qejfe me llapaqeneri says:

    Se kush eshte torollak me pare te madhe dhe president amerike, apo ti qe edhe vehten e quan free. . .
    Shyqyr qe kjo bote, te dha mundesine te pjerdhesh, se mend ne koke nuk ke qe te flasesh fjale me mend.
    Pirdhu or ti Free…..

  5. Avni Rustemi says:

    Ikni o koqe hani pace ose trahana se aty keni ngelur.

    Juve dhe gazetarit cju duhet me Trampin shikoni trapat tuaj dhe votoni njerezit e duhur.

    Boll u morret me te tjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje