Forbes shpall listën e "400 amerikanëve më të pasur" në botë, mes tyre dhe Donald Trump

4 Tetor 2018, 13:46Bota TEMA

Themeluesi dhe drejtuesi ekzekutiv i kompanisë Amazon, Jeff Bezos, ka zënë vendin e parë si amerikani më i pasur në listën e revistës Forbes, raporton Anadolu Agency.

Forbes këtë vit për herë të 37-të publikoi listën e “400 amerikanëve më të pasur”.

Jeff Bezos ka arritur të zë vendin e parë me pasuri prej 160 miliardë dollarëve. Vetëm brenda një viti, ai ka arritur t’i shtojë pasurisë së tij 78,5 miliardë dollarë.

Pasuria totale e vitit të kaluar prej 2,7 trilionë dollarëve e “400-ëshit të Forbes”, këtë vit u rrit në 2,9 trilionë dollarë.

Ndërkaq, themeluesi i Microsoft, Bill Gates, i cili për 24 vite me radhë gjendej në vendin e parë, këtë vit ka zënë vendin e dytë me 97 mliardë dollarë.

Në vendin e tretë është renditur Warren Buffet, pronari i Berkshire Hathaway, me 88,3 miliardë dollarë.

– Zuckerberg, themeluesi i Facebook, brenda një viti humbi 10 miliardë dollarë

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckrber, pasuria e të cilit u zvogëlua për dhjetë miliardë dollarë në krahasim me vitin e kaluar, është radhitur si amerikani i katërt më i pasur me 61 miliardë dollarë, ndërsa Larry Ellison, themeluesi i Oracle, zuri vendin e pestë me pasuri prej 58,4 miliardë dollarëve.

– Trump shënon rënie në listë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, këtë vit është radhitur i 259-ti në listë, ndërsa vitin e kaluar gjendej në vendin e 248-të. Pasuria e tij, që arrin vlerën 3,1 miliardë dollarë, ka mbetur e njëjtë edhe këtë vit.

Dhjetë personat e parë dhe pasuria e tyre nga lista e “400 amerikanëve më të pasur” janë si në vijim:

Pasuria (miliardë dollarë)

4 komente në “Forbes shpall listën e “400 amerikanëve më të pasur” në botë, mes tyre dhe Donald Trump”

  1. says:

    Të jesh i pasur do të thotë që të jesh i zgjuar.

  2. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    beqira sunite,nje grek J.Bezos ne majen e me te pasurve[madje me diference] ne Ameriki tregon se ” o elinas einai magkas”.
    jo vetem ne mousiki por edhe ne bizna………………

    https://www.youtube.com/watch?v=YimngJj_TR8

  3. undefined says:

    ca mut pasurie nje qerre dhe do te marre ne fund

  4. undefined says:

    ca mut pasurie nje qerre dhe do te marre ne fund ……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje