FOTOT/ “Radhën e ke ti”: Një fushatë terrorizuese dhe vrasjesh ndaj vajzave “joshëse” dhe “perëndimore”

4 Tetor 2018, 10:47Lifestyle TEMA
FOTOT/ “Radhën e ke ti”: Një fushatë terrorizuese dhe

Ish-Miss Iraku është paralajmëruar se do të vritet, pak ditë pas vrasjes së një tjetër “mbretëreshe” bukurie.

“Tani e ke radhën ti”, ishte mesazhi që mori Shima Qasim.

Vetëm disa ditë më parë, Tara Fares, 22 vjeç, e cila kishte miliona ndjekës në rrjetet sociale, u qëllua për vdekje në Porsche-n e saj, ndërsa kishte qendruar në semafor.

Ajo u vra në mes të ditë, pas një fushate që ka nisur në Irak kundër fermave “joshëse” dhe “perëndimore”.

Para saj u vra në Basra edhe një aktiviste për të drejtat e femrave, si dhe dy eksperte të njohura të bukurisë në vend.

Dhe tani, sipas kërcënuesve, radhën e ka Shima Qasim.

“Duan të na therrin si pula”, tha ish-Miss Iraku e vitit 2015.

Kryeministri Haider al-Abadi ka urdhëruar nisjen e hetimeve për këto vrasje, që kanë për objektiv femrat që bëjnë një jetë “perëndimore”.

Ai tha se ka prova për një plan të mirëorganizuar nga disa parti politike, të cilat duan të minojnë sigurinë dhe të krijojnë trazira, nën pretekstin e luftës kundër shthurjes.(TemA)

1 komente në “FOTOT/ “Radhën e ke ti”: Një fushatë terrorizuese dhe vrasjesh ndaj vajzave “joshëse” dhe “perëndimore””

  1. e verteta e hidhur says:

    Po ne Irak Perendimi eshte ulur kembekryq ne cdo cep te atij vendi.Irakianet e kane hallin tek ceshtjet me jetsore,kushedi se cfare kane ato femrat qe i vrasin.Pastaj.kush i vret,kush e merr pergjegjesisne,vritet ne semafor nje femer dhe nuk gjendet kriminel !!??C’fare lajmi eshte ky?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje