"Nga Hirushe në Kuazimodo”, Johnny Depp thyen heshtjen: S'jam njeri i dhunshëm, ja e vërteta e historisë me ish-bashkëshorten

3 Tetor 2018, 13:34Lifestyle TEMA
"Nga Hirushe në Kuazimodo”, Johnny Depp thyen heshtjen:

Johnny Depp ka mohuar të jetë i dhunshëm dhe tha se historia me ish-bashkëshorten e tij, Amber Heard e ka kthyer nga “Hirushe në Kuazimodo”.

Në intervistën e tij të parë mbi martesën e dështuar, aktori i famshëm tha për revistën “GQ” se 3 vitet e fundit kanë qenë për të si një “situatë perverse” që iu imponua.

“E ndjeja që njerëzit më shikonin ndryshe pasi ajo tha se e kisha dhunuar, gjë të cilën nuk e kam bërë”, tha Depp.

Më tej, aktori theksoi se të fuqishmit e Hollivudit po mundohen që “t’i mbyllin gojën” dhe shtoi se është gati që të lërë aktrimin nëse ajo që ai e quan konspiracion ndaj tij do të vazhdojë.

“E vërteta do të dalë në shesh dhe reputacioni im do të vihet në vend”, tha i bindur Johnny Depp.

1 komente në ““Nga Hirushe në Kuazimodo”, Johnny Depp thyen heshtjen: S’jam njeri i dhunshëm, ja e vërteta e historisë me ish-bashkëshorten”

  1. tana says:

    O koqe akoma ti me kete histori hiqe nga mendja fshije nga defteri se ti trazon ujrat dhe kjo tregon se ti nuk i reziston dot asaj dhe duke ezene ne goje gjen qetesi se ti nuk ri dot pa ate, ajo sta var dhe ti mos javar , degjo shqiptaret se nuk te del keq, hajde biro ritu dhe ca se nuse ka plot kthei syte nga shqiperia te presin me krahe hapur vaizat shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje