VIDEO: Ministri përvesh mëngët dhe pastron kanalet e ujërave të zeza

3 Tetor 2018, 11:14Lifestyle TEMA

Një ministër në Indi po shihet si hero pasi i futi duart në kanalizimet e një sistemi kullimi, në kuadër të një fushate që qeveria ka lançuar për ndërgjegjësimin mbi pastërtinë.

Videoja e Velu Narayanasamy, i cili fut duart në kanal për të hequr një grumbull mbeturinash, u bë virale në kohë rekord.

Me doreza në duar, ai pastroi kanalin, një punë që i mori 10 minuta.

Në Indi vijon prej disa kohësh fushata Swahhta Hi Seva, një plan 4-vjeçar i kryeministrit Narendra Modi, i nisur në 2014, që synon pastrimin e rrugëve të vendit. (TemA TV)

#SwachhataHiSeva #SwachhBharat #SwachhBharatMission cleaning at #Nellithope #Puducherry pic.twitter.com/FkeKvfClZK

— V.Narayanasamy (@VNarayanasami) October 1, 2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje