FOTOT/ Brenda fshatit kinez, ku të 8 mijë banorët janë ekspertë të Kung Fusë dhe arteve të tjera marciale

4 Tetor 2018, 09:58Lifestyle TEMA
FOTOT/ Brenda fshatit kinez, ku të 8 mijë banorët janë

Nëse ndonjëherë ju jepet rasti ta vizitoni Kinën dhe të kaloni pranë një fshati të quajtur Daxi, atëherë duhet të jeni të kujdesshëm nëse keni ndonjë mosmarrëveshje me dikë, pasi në këtë vend pothuajse të gjithë janë mjeshtër të Kung Fusë dhe arteve tjera marciale.

Nga fëmijët, pensionistët, fermerët e barinjtë, të gjithë në fshatin Daxi në provincën kineze Guangxi janë mjeshtër të Kung Fusë, raporton Telegraf.

Mbi 8 mijë banorë ushtrohen dy herë në ditë, në të gjitha llojet e arteve marciale – një herë në mëngjes dhe pastaj në mbrëmje – duke bërë kështu që fshati të fitojë epitetin e fshatit të Kung Fusë.

Thuhet se banorët e Daxit kishin filluar të ushtrojnë Kung Fu, pasi një shaulin ishte vendosur në këtë pjesë të Kinës qysh para 700 viteve.

Ky shaulin i identifikuar si Tang Laoshun, ishte arratisur nga tempulli i Shaulinëve pasi kishte presion të madh nga ushtria imperialiste, që e akuzonin se kishte tentuar të rrëzonte nga froni perandorin.

Zhong Molin një mjeshtër i Kung Fusë në Daxi, ka deklaruar për Yulin News se Tang vazhdimisht ishte ngacmuar nga banorët e zonës kur fillimisht u vendosë në Daxi.

Megjithatë, ai vendosi t’ua mësojë artet marciale banorëve, duke i bërë ekspertë të kësaj fushe.

Që prej asaj kohe ata e kanë ruajtur traditën dhe vazhdimisht ushtrojnë Kung Fu.

Zhong është gjenerata e gjashtë që e praktikon Kung Funë në Daxi dhe është trajner i një shkolle për arte marciale në fshatin Daxi.

Ai pranoi se banorët ushtrojnë një orë e gjysmë në mëngjes dhe mbrëmje.

Janë të specializuar në përdorimin e armëve të ndryshme nga shkopinjtë e drurit e deri të shpatat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje