A keni menduar ndonjëherë se mund të bëni para duke fotografuar këmbët tuaja?
Epo ja që një vejushë 49 vjeçe këtë e ka një “biznes” shumë fitimprurës.
Gweneth Lee nga San Digo fiton rreth 24 mijë euro në vit duke publikuar fotografi seksi të këmbëve në Instagram.
49 vjeçarja ka deklaruar se klientët paguajnë që ta takojnë personalisht vetëm për t’ia përkëdhelur gishtërinjtë.
Ndërkohë, vetëm nga postimet online fiton rreth 2 mijë euro çdo muaj.
Ajo merr edhe dhurata nga fansat që i kërkojnë fotografi private. Ata i kanë ofruar edhe takime për 230 euro në orë për t’i masazhuar dhe përkëdhelur këmbët.
“Unë kam pëlqyer gjithmonë të publikoj fotografi të këmbëve në pishinë dhe mora shumë ndjekës.
Më pas hapa një llogari të re vetëm për njerëzit që pëlqejnë këmbët e mia.
Kam shumë njerëz që paguajnë të më bëjnë masazhe vetëm për një orë”, tha 49-vjeçarja. (TemA)