Nobeli i Paqes u jepet dy aktivistëve kundër dhunës seksuale

5 Tetor 2018, 12:56Lifestyle TEMA

Nobeli i Paqes për vitin 2018 do të ndahet mes Denis Mukwege dhe Nadia Murad për përpjekjet e tyre për t’i dhënë fund përdorimit të dhunës seksuale si një armë lufte gjatë konflikteve të armatosura.

Mukwenge dhe Murad janë vlerësuar për kontributin e rëndësishëm në përqendrimin e vëmendjes te ky fenomen dhe luftimin e tij njësoj si krimet e tjera të luftës.

“Mukwege ia ka kushtuar jetën mbrojtjes së viktimave të kësaj kategorie, ndërsa Murad është dëshmitarja që ka treguar për abuzimet e kryera ndaj saj dhe të tjerëve.

Secili prej tyre, në mënyrën e tij, ka ndihmuar për të sjellë në vëmendje dhunën seksuale gjatë konflikteve të armatosura, në mënyrë që autorët e këtij krimi të mund të nxirren para drejtësisë për veprimet e tyre”, thuhet në faqen e Çmimeve Nobel.

Berit Reiss-Andersen, kryetarja e komitetit të Nobelit, tha se dy fituesit e çmimit kanë luajtur rol vendimtar në luftën kundër këtyre krimeve.

“Ata kanë trajtuar mijëra viktima të sulmeve seksuale në një luftë civile të gjatë që u ka kushtuar jetën mijëra kongolezëve”, shtoi ajo.

Rreth 331 individë dhe organizata ishin në listë këtë vit për çmimin prestigjioz të paqes.

Rekordi i të regjistruarve në këtë kategori është vendosur në vitin 2016, me 376 të tillë. (TemA TV)

3 komente në “Nobeli i Paqes u jepet dy aktivistëve kundër dhunës seksuale”

  1. Çmim qesharak says:

    Çmim qesharak, armë në dorë të politikës.

  2. says:

    Vitin e arrdhshëm e meriton Presidenti aktual i Shqipërisë.

  3. spartak says:

    Gjynof . Gabim i modh , biles gabum i madh . NOBEL-in për paqen t’ja kishin ruajt VUÇiÇ-it dhe Thaçit . Njëri kriminel serb e tjetri Kaçak Kosove , kujtojnë se kanë këllqe për marrëveshje normale paqe .
    Mirë do ishte , që ata në Oslo , ti njoftonin paraprakisht këta dy bandillë , se ja kanë rruajt për vitin tjetër .
    Dritë o zot . këta ka për t’i pre syu . Sa të mençëm , sa trima e sa të zotët që janë .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje