“Java në RTSH”: Basha të martën në Prokurori, “lista me tenderat për kriminelët” dhe masakra në Bllok

6 Tetor 2018, 20:04Sociale TEMA

Emisioni “Java në RTSH” solli edhe këtë të premte vështrime ndryshe për atë që shohin të gjithë të ndodhë. Në pjesën e parë të tij, analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli komentuan së bashku me gazetarin investigativ Artan Hoxha, ngjarjen që tronditi Tiranën një ditë më parë. Hoxha zbuloi për herë të parë detaje nga hetimet dhe tha se policia po kërkon të paktën pesë persona për t’i marë në pyetje. Ai nënvizoi se po kryhen kontrolle ne dhjetëra banesa dhe ambiente private në pronësi të të dyshuarve për ngjarjen. Sipas tij, nuk kemi të bëjmë me një konflikt të çastit, por me një ngjarje të agravuar që përfundoi me një viktimë dhe dy të plagosur.

Në studion e RTSH, gazetari investigativ paralajmëroi një seri ngjarjesh të rënda, nëse autorët nuk arrestohen në kohë rekord.

“Ngjarja ndodhi në një lokal ku qëndrojnë persona VIP. Për shkak të një shkëmbimi batutash dhe frikës së gjithçka mund të precipitonte në më të keqen, pronari i lokalit i ka kërkuar artistes të njohur Elvana Gjata që të largohet” – tha Hoxha. Dhe më pas ngjarjet ndodhën me shpejtësi për të përfunduar tek plumbat.

Ai u shpreh se lokali ku ndodhi vrasja e Fabiol Gaxhas dhe plagosja e Martinajt dhe Hatos, ka një pozicionim të favorshëm që ngjarja të mos shihet nga jashtë.  “Fakti që lokali është i vogël dhe që nuk ka dritare bëri që të mos ketë pasoja edhe më tragjike” – tha Hoxha.
Për analistin Preç Zogaj, Tirana ngjan si një xhungël luksoze. “Xhungla fillon në qendër të Tiranës. Fillon tek industria e vesit, që janë lojërat e fatit. Kjo është e lidhur me politikën” – tha Zogaj. Duke sjellë në vëmendje operacionin “Fundi i Marrëzisë” Zogaj kujtoi se qeveria Rama, por edhe bashkia në kohën që drejtohej nga Basha, kishin premtuar që të merreshin me bixhozin, gangrenën që po i trazon shumë shoqërinë shqiptare.
“Sot pas 4-5 vjetësh nga ‘Fundi i Marrëzisë’ jemi tek pesëfishimi i marrëzisë. Nga 928 pika bastesh që ka pasur në Shqipëri në vitin 2013, sot kemi rreth 4800. Ne kujtohemi për këto grupe vetëm kur përplasen me njëri-tjetrin sepse plas pushka. Por këto merren përditë me jetën e qytetarëve” – tha Preç Zogaj në RTSH.

Në përfundim të kësaj pjese të parë, analisti LorencVangjeli paralajmëroi ekzistencën e një dosjeje që do të trazojë shumë ujra në Tiranë. Sipas Vangjelit, Patia Demokratike ka plotësuar një listë me biznese të drejtuara dhe në pronësi të personave të dënuar me vendime të formës së prerë, të cilët kanë marë tendera publikë, gjë që ndalohet nga ligji.
“Ligji është si syri, shkelet ndonjëherë”, tha Vangjeli. Një sy të mbyllur ai ka quajtur dhe një ngjarje tjetër, shumë e rëndë, e cila nuk është bërë ende publike. Sipas burimeve të analistit Lorenc Vangjeli, një person shumë i afërt i një antari të rëndësishëm të kabinetit qeveritar, është goditur dhe gati është masakruar nga një personazh shumë i njohur i botës së krimit. “Të dy këta patën një marëdhënie shumë të “çuditshme” me njëri-tjetrin në lidhje me një shumë prej disa dhjetra mijëra eurosh”, tha Vangjeli.

 Rustemi dhe Ballauri, dritëhijet e panjohura të dosjes Xhisiela

Java në RTSH ka diskutuar me psikologen Jorida Rustemi dhe aktivisten e njohur Elsa Ballauri, atë çfarë ka mbetur nga dosja ‘Xhisiela’. Vangjeli solli detaje të reja ekskluzive në studio duke u shprehur se Partia Demokratike, duke e përfshirë pa të drejtë Taulant Ballën në një histori të tillë, e “amnistoi” atë për të tjera “mëkate” që ai mund të ketë në shpinë. Vangjeli publikoi dokumentin ekskluziv të gjurmimit të telefonit të Ballës, sipas të cilit verifikohet se në ditët e ngjarjes Balla ka qenë në Pogradec. Duke ju referuar provës së tabulateve të celularit të Ballës, analisti Preç Zogaj tha se deputeti socialist është në të drejtën e tij që të rrëzojë akuzat se ai nuk ka qenë në vendngjarje, por edhe pse nuk ka qenë ai, ka qenë “pushteti i Ramës”.

Vangjeli tha se prokuroria po përgatitet të dërgojë kërkesën për të marrë në pyetje ish-policin Nuhu.
“Ndërsa në fillim të javës, të martën ndoshta, në Prokurori do të kërkohet dëshmia e një personazhi mjaft të rëndësishëm, kryetarit të PD-së, zotit Lulzim Basha” – tha Vangjeli në studio.

Psikologia e njohur Jorida Rustemi tha se çështjet politike nuk duhet të interferojnë në një hetim penal. Rustemi kritikoi ashpër mënyrën e të intervistuarit në media të Xhisiela Malokut teksa tha se ishte tejet e papërshtatshme dhe jo profesionale. “Ka udhëzues sesi bëhen pyetjet. Duhen shmangur pyetjet ndikuese apo riviktimizuese. Unë vura re një gazetare që bën disa pyetje që nuk janë të përshtatshme përballë një viktime. Megjithatë duket qartazi që personi i cili e bëri publike këtë histori, e ka përdorur. Siguroi familjen e tij, pa pyetur për familjet e tjera. Uroj të mos jetë i saktë ky dyshim” – tha psikologia Jorida Rustemi, që e shikon mjaft komplekse këtë ngjarje dhe urgjente ndërhyrjen me të gjitha mjetet për zbardhjen e saj.

I të njëjtit mendim ishte edhe analisti Preç Zogaj, i cili tha se marrja në pyetje ndaj Xhisielës ishte mizore. Për aktivisten e njohur e të drejtave të njeriut dhe gazetaren Elsa Ballauri, ‘ngatërrimi’ i politikës dhe medias në këtë histori është normale sepse bëhet fjalë për një situatë të ngulitur anormale në vend. Sipas saj kemi të bëjmë me një rast dhune që buron nga mentaliteti i vetë shoqërisë, nga politika që drejton dhe që të gjitha bashkë, kultivojnë një kulturë dhune. “Niveli i dhunës ndaj femrave shqiptare është i lartë. Rasti i Xhisielës, është një rast i deformuar ku shoqëria dhe politika kanë ndërhyrë. Këto e komplikuan çështjen keq duke e kthyer në një rast që po na traumatizon” – tha Ballauri në studion e emisionit “Java në RTSH”.

Vangjeli tha se pavarësisht të gjithave, fakti që në Tiranë ka gra të forta e të mençura  si vetë Jorida Rustemi apo Elsa Ballauri e dhjetra e dhjetra të tjera, dëshmon se ka shpresë për një të nesërme më të mirë.

 Transparenca për Eurobondin, e vërteta e milionave

 Marrja e eurobondit prej 500 milionë eurosh ka sjellë në debat zëvendës ministrin e financave  Erjon Luçi dhe ekspertin e njohur të ekonomisë Zef Preçi.

Për Luçin paratë nuk do të shkojnë për shpenzime, por për pagesat e prapambetura të borxheve të mëparshme. “Është njësoj si një kreditor që ditën që banka kërkon pagesën e saj, shkon dhe paraqitet në rregull para saj. Nga eurobondi, 200 milionë do të përdoren për të bërë pagesat e eurobondit të mëparshëm të vitit 2015. Ndërsa 300 milionë eurot e tjera do të përdoren kryesisht për pagesat që kemi vitin e ardhshëm të kredive të kaluara. Sidomos të atyre koncensionare” – tha zyrtari i lartë i Ministrisë së Financave.

Eksperti i financave, Zef Preçi, ishte më skeptik për marrjen e eurobondit duke u shprehur se ky është një borxh i ri që shërben për të shlyer një borxh të vjetër. Ai u shpreh se do të ishte mirë që shifra të tilla të merreshin për t’u investuar në vepra dhe të mira publike, me qëllim të gjenerimit të rritjes ekonomike dhe të punësimit. “Ishte pozitive që ky vit pritet të përfundojë me rritje ekonomike me 4%. Por Banka Botërore thotë në të njëjtin raport se për 2019-2020 rritja ekonomike do të jetë 3.8 dhe 3.5 përqind. Pra faktorët e rritjes janë tkurrur. Kjo gjë do të thotë se ka nevojë për kundërmasa të tjera që të mos çojnë në rritje të mëtejshme taksash dhe as në kufizim të shpenzimeve publike” – tha Zef Preçi.

7 komente në ““Java në RTSH”: Basha të martën në Prokurori, “lista me tenderat për kriminelët” dhe masakra në Bllok”

  1. ALBAN DEGA says:

    From: Alban Dega
    Date: October 4, 2018 at 6:27:12 PM EDT

    HIENA TE ETURA PER GJAK !

    – Edhe djalli vete pothuajse gjithnje shfaqet me fytyre njeriu ….. Filozofia e Lashte Kineze

    – As korba e as sorra…. Shume me keq se aq !

    – Argatet e Salikracise dhe disfata e plote e tyre… Prisni se nuk keni pare gje akoma !

    -Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kjo eshte gazetaria bashkekohore shqiptare perballe dhe ne sherbim te plote te lukunise se Babaleve politike, mediatike tipike mafioze ala Sali Berisha, Mona Cizmja, Lulezim Badhs, Petrit Vasili, Edi Palokari e Grida Duma Salianjin, ala Basir Gebels Collaku, ala Blendi Koran Toptani, Eni Vasili,
    Do te vecoja cinizmin dhe kercenimet sadiste te kesaj quazi- gazetares Klodjana Lala dhe antigazetarit Basir Collaku ndaj Xhisiela Malokut!?
    Ligesi, cinizem, egersi neveritese hiena qe ua kalonin edhe Eni Vasilit, qe me publikimin e intervistes se Xhisieles fatkeqe qysh 3 vjece, viktime e drejteperdrejte e nje xhelati si Rexhep Raja, megjithe kerkesen dhe kembenguljen e saj per te mos transmetuar ate ne Top Chanel, ka shkelur ligjet shqiptare dhe ato nderkombetare per te drejten e shprehjes dhe lirine se mendimit si dhe ligjet per te drejten e autorit, qe ne kete rast eshte Xhiseila dhe jo Eni Vasili!
    E keshilloj vellazerisht Xhiseilen te bisedoje me avokat te mirenjohur ala Maks Haxhia per ta hedhur ne gjyq e po te jete nevoja cuar deri ne Gjykaten e Strasburgut edhe Eni Vasilin e Top Chanal, edhe Basir Collakun, Blendi Fevziun, Klodjana Lalen dhe Klan TV per frikesimin, kercenimet e tyre te hapura pa maska me burg, pa pase tagrin as te prokurorit dhe as te gjykatesit suprem, qe po ashtu i kane te ndaluara me ligj!
    Drejtesia behet e jepet me vendime jo me kercenime, me fuqine e aresyes e jo me aresyen e fuqise mbi bazen e fakteve dhe deshmive per cdo krim apo shkelje ligjore !
    Ka ardhur koha qe edhe politike edhe mediat shpifarake, antihumane, te paguajne haracin per cdo akt te kunderligjshem dhe shkelje te drejtave themelore njerezore, sic jane e drejta e mendimit dhe Liria e shprehjes.
    Duke pare cinizmin, egersine e perseritur te Klodiana Lales jo vetem ne kete, por edhe ne raste te tjera si ai i Saimir Tahirit dhe pothuajse cdo rast paraqitjeje te saj ne TV me lind dyshimi se nje grúa e tille eshte ne gjendje te kurdise cdo lloj intrige dhe provokimi vetem e vetem qe te beje protagonisten ne mediat dhe shout mediatike, vetem e vetem qe te jete ne qender te vemendjes per te mbuluar mungesat qe ia ka dhene Zoti ne qiell dhe nena natyre ne Toke!
    Dyshoj por edhe kam bindjen pothuajse te plote se ajo ka organizuar ose minimumi ka qene ne dijeni te atentatit kunder shtepise se prinderve te vet !?
    Pse ?
    Cfare donin femijet e saj ne shtepine e prinderve e jo ne shtepine e vet bashkeshortore pikerisht ate nate !?
    Per ta bere protagonisten e heroinen ne nje film horror me femije e pleq ? …
    Apo… 1001 pikepyetje te tjera qe duhet tu pergjigjet policia dhe prokuroria me nje hetim te shpejte e te thelle e jo duke fjetur gjume mbi dosje me prapaskena te mirefillta e te rrezikshme politike ala SHQUP, per te zbuluar autorín apo autoret e tij te vertete kushdo qofshin ata dhe vendosjen e tyre para ligjit dhe drejtesise se paanshme !?
    Cfare grupi kriminal apo mafioz ka zbuluar apo goditur Klodiana Lala me krijimtarine apo analizat e saj mediatike teper cinike, qe me shume se forcen e aresyes ashtu si Blendí Fevziu, Basir Collaku, Eni Vasili, Artur Zhelja, Andi Bushati etj. perdorin aresyen e forces diktatin, zerin e larte, kercenimin, rrumujen tamam si ne nje skene gladiatoresh e jo ne ekranet e televizioneve bashkokohore ku bejne te fortin ne sherbim te padroneve politike dhe darovitjeve te tyre!
    Cili eshte ajo bande kriminale apo kriminel, cili eshte ai grup ose organizate mafioze qe do te kryente nje atentat kunder nje hici mediatik, qe bente te fortin me silazhin qe i servirnin dy kriminele te mirenjohur shqiptare e boterisht si Adriatik Palla e Rovena Gashi me lukunine perreth tyre !?
    Po te ishin aq leshko e te trashe si kriminelet edhe mafiozet nuk do te mbijetonin asnje dite ne biznesin e tyre antinjerezor por do te kapeshin e viheshin ne pranga brenda ores .
    Kush tjeter kishte interes te rrezikonte vetveten te qellonte me arme ne kryeqytet kunder dy pleqeve te pafajshem e aq me teper kunder dy femijeve te mitur!?
    Pasi mbaron silazhi Llalla – Gashi i Klodianes ne prokurori dhe duke mos pasur asnje talent ne gazetarine e shkruar e aq me pak ne ate te ekranit, asaj me shume se kujtdo i duhej nje akt trondites me jehone kombetare e nderkombetare qe te rifitonte protagonizmin e munguar…
    E kam shprehur kete dyshim ne nje koment te botuar ne Tema dhe Dita qe ate dite, kam ndjekur intervistat e saj prej nje gjynahqarjeje te stisur, dhe vetviktime te maskuar keq.
    Ne ato caste keqardhjeje me dilnin pamje e saj kur bente te fortin, kur bente jo vetem prokurorin por edhe kryegjykatesin suprem ndaj Saimir Tahirit me nje ligesi te pashoqe, me nje cinizem te skajshem qe e beri arrestimin e tij fakt te kryer deri ne ate shkalle shtrigerie njerezore sa bashke me Blendi Fevziun e ngushellonin per burgosjen e tij imagjinare duke I deklaruar cnjerezisht se do ta vizitonin dhe intervistonin edhe ne burg, si ngushellimin “ human” te tyre per te varurin qe do ti hiqej stoli !
    Te njejten pershtypje me ka bere edhe cinizmi skajor i Basir Gebels Collakut ( skenaristit dhe instruktorit te paguar nga Partia Babale te Azilit Politik te Dritan Zagarit dhe Emiljano Nuhut ne Opinionin e pare per Babalen Nr 3 te Havales Nr. 1 te Shqiperise Sali Berisha, sic e ka pohuar direkt dhe indirekt ne Opinionin e pare te Klan Tv per kete ceshtje- I sugjeroj prokurorise te marre si deshmi rregjistrimin e atij programi qe e kam ndjekur drejtepersedrejti ) i Blendi Fevziut, Klodiana Lales sidomos ne Opinionin e fundit me pranine e Xhiseila Malokut.
    Po i le menjane Basirin dhe Blendin. Ata jane ne kete rol te perhershem te tyre kuptohet me pagese mbi e nen dore!
    Si eshte e mundur qe dy nena femijesh mes gjithe te mirave te mundshme si Klodiana Lala dhe Eni Vasili, qe i thahej peshtyma ne buze dhe i shtjerrej zeri deri ne shuarje perballe fuqise se aresyes dhe fakteve dhe argumenteve rrenuese te Edi Rames vetem 3-4 dite, para se henes se fundit, te gjynahqares Lala pas atentatit ndaj prinderve dhe femijeve te saj te kalonin cdo kufi te egersise dhe cinizmit duke iu versulur si hiena te uritura nje viktime dhune makaber qe i kane vrare mburojen e saj, te jatin qysh ne moshen 3 vjecare e torturaron barbarisht me tyre revolene ne koke e cigare te ndezur, me ate gjuhe shtrigash, e thene bute, me aq cinizem e vrere kobrash te tejskashem, duke e kercenuar me pranga e burg ore e cast qe ta detyron in te thoshte ate qe padronet e tyre politike dhe mediatike i kishin urdheruar te nxirrnin me hir a me pahir, me kulac apo me kerbac nga goja e saj kunder vullnetit te saj !
    Mallkuar qofte titulli madhor njerezor nene si per njeren edhe per tjetren!
    Si mundet qe nje zemer nene te kete aq helm, aq cinizem, aq mllef kunder nje vajze ne lulen e rinise te traumatizuar dhe terrorizuar qysh 3 vjec si Xhiseila Maloku!
    Ku jane ato shoqata grash e deputetesh… te te gjitha partive pa perjashtim, OJQ-e kotesekoti, hajdute e antivlera njerezore, Avokatja e Antipopullit qe i dhuroi Vjerrise piramidale te Lulezim Bashes 18 milione euro per Pallati. e kunderligjshem te Vlores… qe nuk ngrene zerin ne mbrojtje te kesaj viktime te shumefishte te Salikracise qe ndezi fitilat e 97-es qe vrane te jatin e Xhisieles 3 vjecare, autoblindat e Grushtit fashist te 14 shtatorit 1998, te barutit vdekjeprures te Xen Medihoxhes se Saliut ne Gerdec, qe zbrazi qindra plumba me 21 janar 2011, duke ekzekutuar kater e plagosur dhjetra te tjere, qe po ky Klan TV i Blendi Toptanit dhe Aleksander Karrocierit nuk la truk e poshtersi pa bere per te fshehur plagosjen e gazetarit te vet Fatos Mahmutaj duke i bere presión qe te manipulonte ngjarjen!
    Tamam nje lukuni hienash politike, oligarkike dhe mediatike qe veprojne si nje “ Bande Gangsteresh” dhe si nje “ Mafia krejt jasht kontrollit” per te sabotuar, vonuar, minuar me cdo mjet e me cdo menyre Reformen ne Drejtesi, Vetingun, SPAK-un dhe Byrone Kombetare te Hetimit te krimeve te tyre politike, financiare, mediatike kombetare e nderkombetare !
    Misión i deshtuar !
    Total failure ! Disfate e plote e ketyre kryebanditeve e telalleve te tyre !

  2. Ili says:

    Si kuba e viteve 40
    Ndahet ne skllever dhe gangstere.

  3. era! says:

    Nuk pushojne se lehuri qente e lagjes Zoti vetem e di ku e kane grazhdin e ke kane zot(natyrisht pervec lekut)

  4. qytetar says:

    Nje analize vertete realiste e me shume vlere e realizuar si gjithmone nga Alban Dega,nje aktakuze per keta pocaqi qe vetquhen gazetare e anliste.Keta funderrina jane aq pa moral sa shesin dhe familjet e tyre per para.Turp ,turp e pesofshin nga zoti atje ku u dhemb me shume se per kete shtet leshin nuk pyesin fare

  5. Tit says:

    Ore akoma këta me rastin e Xhisielës?! Edhe Marigoja futi jastëkun në bark për inat të vjehrrës, por dihet vazhdimi më pas!!! Dhe hajt e t’i mbushësh mëndjen pasraj këtij mileti derr që e kishte jastëk e jo kopil! Edhe Xhisiela, nga xhelozia vendosi ti bëj dëm ish të dashurit duke përdorur çdo argument falls për t’ia arritur qëllimit, përfshi këtu edhe dëmtimet nga aksidenti i saj, të cilat janë lehtësisht të verifikueshme! Dhe kur situata i doli nga dora dhe e pa që tjetër kush po përfitonte nga gjithë kjo sajesë, atëherë nga vrarja e ndërgjegjes, ose edhe nga ndjenjat që i ushqen akoma për ish të dashurin, MBASE, vendosi që të thotë të vërtetën të cilën s’ia beson më njeri tani! Fiks si Marigoja tek 14 vjeç dhëndërr!!! Dhe më e forta, të dëgjosh edhe juristë të thonë që Rraja e ka kërcënuar me pistoletë, i ka fikur cigaren në trup, e ka goditur me shkelma, pra përdorin të gjitha deponimet në polici të vajzës dhe me paturpësinë më të madhe të gjitha këtyre ia vënë emrin “FAKTE”!!! Këtu në këtë vend sikur e kanë bërë të gjithë shkollën tek Kristali!?

  6. Alban says:

    KUR DY MASHTRUES BASHKEPUNOJNE PJELLIN NJE MEGABABALE SA SHQUPI !

    From: Alban Dega
    Date: September 27, 2018 at 4:53:47 PM EDT

    STOP BABALIZMIT BERISHIST !

    – Te njoftohen urgjentisht autoritetet zvicerane… apo edhe amerikane per mashtrimet skandaloze te Nuhut, Zaganit e co.

    – Te kerkohet ekstradimi me perparesi i cilitdo qe mashtron, falsifikon dhe perdhunon ligjet shqiptare dhe nderkmbetare per azilantet politike !

    – Kryetari de facto i PD- se ka emrin Sali Berisha, Kryebabalja i saj “ Genje, shpif, mashtro se dicka do te mbetet” Te tjeret jane vetem numerore te tij ….!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork.

    Eshte bere mode nga Partia Babale dhe cifligari i saj Sali Havalja i Shqiperise, nga qehajai i tij Lulezim Basha dhe Mona Flori Cizmja te sajojne e mashtrojne pafytyresisht vetem e vetem per te shpetuar e shtuar miliardat e vjedhura shqiptareve e Shqiperise dhe per sabotuar Vetingun dhe Reformen ne Drejtesi qe po shkallmojne folene e grenxave te kamikazeve te tyre ne cdo hallke te antidrejtesise dhe antiligjit te tyre.
    Sulmet the thirrjet per zgjidhje perfundimtare ala Basir Himler Collaku, ala Enkeled Gebels Alibeaj, ala Saleh Ramollah Hitleri , ala Mona Cizme Floriri, ala Lulezim Fazlic Bashici… jane grahmat e tyre te fundit per te vonuar, sabotuar dhe zhbere Vetingun e Reformen ne Drejtesi, jane perpelitjet per te shpetuar koken e ketyre kucedrave te Bandes se Gangstereve dhe te kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit !
    A e ndoqet mbreme fytyren tipike ala GESTAPO te Basir Collakut, lehjet e tij te terbuara ala qen te SS-ve naziste, tonin prej diktatori ala Dyvalje e Pinocet ne Opinionin e Blendi Koran Toptanit qe nuk la analist e gazetar profesionit hulumtues si Artan Hoxha te shpalosin faktet dhe deshmite e pakundershtueshme me ze e me figure per te verteten nga goja e vet “viktimes “ se traumatizar nga shpifjet e nje polici ala Babale te Havales se Shqiperise, te kryeshpifesit, kryekriminelit, kryekzekutorit Sali Berisha dhe Mafias se tij politike, oligarkike, biologjike e mediatike qe zhbene shtetin shqiptar deri nen themele mbi 13 here ne 13 vjet Salikraci !
    Eshte detyrim kombetar e nderkombetare i qeverise dhe ligjzbatimit shqiptar, qe rrjedh nga Konventa e Gjeneves , qe ajo te njoftoje jo vetem qeverite italiane, zviceriane, gjermane, franceze, britanike… dhe amerikane, por edhe Komisionerin e OKB-se per Refugjatet per kete rast dhe raste te ngjashme ala Dritan Zagani e ala Emiljano Nuhu!
    Po ashtu ligjzbatimi shqiptar te hetoje me perparesi raste te tilla mafioze dhe te kerkoje ne rruge ligjore ekstradimin e ketyre kamikazeve te Sali Berishes dhe Bandes se tij te Gangstereve per shperdorim detyre, mashtrim, dizinformim dhe krime te tjera!
    Po ashtu te hetojne edhe per nxjerrjrn e perseritur te sekreteve shteterore nga Presidenca e Shqiperise, sic ishte rasti i letres dizinformuese te Emiljano Nuhut per Presidentin e Republikes, qe u publikua nga bashkeshortja e tij, cka perben shkelje te rende te ligjit dhe dhunim flagrant te Kushtetutes se Shqiperise !
    Jo vetem te tyre, por edhe te gjithe atyre qe shpifin , falsifikojne, dizinformojne, qe i nxisin, instruktojne, ndihmojne, propagandojne mashtrime te tilla dhe ti ndeshkojne ashper me gjithe fuqine e ligjit per nje varg shkeljesh te renda te ligjeve shqiptare dhe nderkombetare !
    Stop Babalizmit te politikes shqiptare nga kryehavalja e Shqiperise dhe Banda e Gangstereve politike, biologjike dhe mediatike te tij!
    Kryetari de facto i PD- se ka emrin Sali Berisha, Kryebabalja i saj “ Genje, shpif, mashtro se dicka do te mbetet” Te tjeret jane vetem numerore te tij ….!
    Askush nuk eshte mbi ligjin !

  7. Ergys says:

    Nuk i plas as Zvicres as Amerikes per ne o Alban Dega.Akoma nuk e di qe shtetet ja kane me te futur njeri-thetrit? Po nuk paten perfitime nga ngjarjet asnje shtet nuk ben levizjen me te vogel ne favor te drejtesise.A e di ti qe ne Shqioeri ka 28 vjet qe klasen drejtuese na e zgjedhib agjenturat e huaja????A i shikon politikanet shqiotare duke filluar nga presidenti kryeministri dhe kreht opozita ngelen duke paguar lobingjet e huaja qe te hyjne ne pelqimet e administrates amerikane????Kush eshte i ndershem nuk ka nevoje te lepije bythen e Trampit per te ardhur ne pushtet apo te fitoje paprekshmerine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje