Nga Ben Andoni
Nuk është se Shqipëria bën ndonjë dallim të madh nga vendet e Lindjes, më saktë vendet e krahut matanë të kampit komunist, sa i përket trajtimit të njeriut të mendjes. Intelektualët që kanë derdhur djersë, atyre që u dedikohen shumica e bërjes së veprave në vend, janë dhe do të mbeten të varfër.
Përndryshe, pseudot, hileqarët dhe shumë nga njerëzit e konjukturave janë të pasur. Disa prej intelektualëve tanë më të njohur tashmë në pension ose në moshë të thyer nuk mund t’i dallosh nga skamnorët e zakonshëm, që kanë pasur punë mbijetese dhe përballen njësoj me pensione qesharake. Vazhdojnë punojnë e gjallojnë në shtëpitë me kubaturat e ulta, në lagjet më të varfra të kryeqytetit në mjedise krejt modeste, të rregulluara shumë keq, pa shije, e mbi të gjitha me gjurmë tipike të një vjetërsie që shfaqet normale tek ta.
Ish-kryetari i Akademisë, i ndjeri Shaban Demiraj punonte deri në fund të jetës (pak vite më parë), në tavolinën e bukës me librat në një cep dhe pjesën tjetër ia linte vendit të ngrënës; profesor Kristo Frashëri, jetonte i veçuar në një apartament, që pak vite më vonë do jetë patjetër krejtësisht i pabanueshëm. Ndërtuesi i njohur Petraq Kolevica jeton ende në prag të 90-ve një apartament modest afër Bërrylit, krejt i harruar nga shoqëria, njësoj si shkrimtari i njohur Gaqo Bushaka dhe Inxhinieri Kristo Goga, mes shumë e shumë të tjerëve syresh, që nuk na bie dot rasti t’i përmendim të gjithë. Po sa të tjerë vallë?
Ndodh shpesh, që nga rrugëtimet e tyre ose më saktë baresjet ditore u kalojnë pranë vajzat e bukura, ato që shohin në stacionet televizive. Pakkush nga këto bukuroshe që u hedhin vështrime përbuzëse nga makinat e fundit, ka dëgjuar për ta. Madje, nëse do të drejtohej ndonjë pyetësor atëherë do të merreshin përgjigje nga më të jashtëzakonshmet prej tyre, pasi vajzat e bukura me gjasë dinë të gjitha skutat nga nxirret leku, dollari dhe euro, por aspak për kontributet e këtyre njerëzve. Po ç’u duhet vallë? Një makinë e bukurosheve vlen gati me krejt banesën e skamnorëve intelektualë. Dhe, ata që kanë ngritur diga, kanë projektuar hidrocentrale, kanë tharë moçale, kanë projektuar fabrika, sot të pagojë e të nëpërkëmbur jo pak, ecin drejt fundit të tyre, duke u kujtuar në nekrologjitë ose në rastet më të mira kur i kujton dikush shkarazi për homazh. Për hir të së vërtetës, shumë syresh, janë të harruar se e tillë është kjo shoqëri, ku janë bjerrur vlerat morale dhe për vlerësime konsiderohen vetëm gjërat që kanë dukje në lëbyrjen e këtij vendi fals, që tashmë po shndërrohet drejt një sensi të paimagjinueshëm.
…
Po çfarë listojnë vallë njerëzit sot në vlerësime? Më së shumti dihet. Statusin shoqëror, paratë dhe njohjet. Për hir të tyre, gjykatësi ta kthen vendimin dhe ia jep pronën e trashëguar një akshi, që nuk ka pasur turp të falsifikojë tokën e tjetrit, thjesht se ka lidhje me pushtetin. Mjeku të rrëmben dhe lekun e fundit, në mënyrë që njeriu yt të mbijetojë dhe pak ditë. Politikani të merr nëpërkëmbë në çdo të dalë publike. Koha ka ikur për vlerësimin e vërtetë të atyre që mësohet në shkollë. Morali është i panevojshëm, dinjiteti, studimi, librat ca më keq. Në botën e sotme vlejnë paratë, asetet hirnore të femrave dhe në rastin e Shqipërisë dhe përkatësitë politike. Këtë kanë kuptuar profesorët e rinj të shekullit XXI, ndryshe nga profesorët e vjetër që kanë ndërtuar Shqipërinë. U mjafton një aderim në parti, apo mbajtja e interesave të një grupi afër një përkatësie politike, lëpirja pas interesave të ngushta të disa kinse-pronarëve, që të mos përsërisin fatin e paraardhësve të tyre. Veçse këta nuk e kanë ndërtuar Shqipërinë, thjesht jetojnë ende duke kompiluar librat e paraardhësve dhe kolegëve të huaj. Po vajzat e show? Të ngratat dhe viktimat e paradokseve thjesht mbushin hapësirat e pangopësisë publike. Ndaj, u ngjajnë fluturave, që vinë dhe ikin, duke u zëvendësuar me të tjerat dhe duke mbetur vetëm imazhe, që harrohen sa hap e mbyll sytë.
Po vallë ia vlen të ndihmosh dhe të kontribuosh për zhvillimin e vendit tënd, nëse idealizmi yt do të shpërblehet pas një moshe me harresë dhe skamje? Kjo është pyetja, përgjigja e të cilës dihet qartë për shumicën. Jo, nëse nuk ke interes. Pasi, edhe këtë të fundit duhet ta dish ta materializosh në para të thata. Se, nëse fati nuk të jep mundësinë e hirushit apo të vajzave të bukura, që në masë jo të vogël janë trofe dhe kreditë të pabarazisë së shoqërisë së bukur, shkëlqimit të rremë të civilizimit tonë, asaj që sot bota nuk e zgjidh me shkollat e saj të mendimit dhe realizimet e jashtëzakonshme të ideve, ti je një vdekëtar që ecën në botën e të gjallëve. Anipse sa të zgjidhet kjo, profesorët idealistë të vendit tim do mbeten të varfër dhe shpesh të përbuzur, kurse ato vajzat e bukura do vazhdojnë të na përplasin luksin dhe fatin e tyre të jashtëzakonshëm. Po kjo nuk përbën më ndonjë çudi në ditët tona.
Shume i sakte !!!!!
Gjyshi im paret e ketyre trutharave i quante,pare pidhi, qe si vijne edhe ikin.
Merre me mend nard ndoka eshte shtrese e pasur dhe vip,she do monstra dhe plehra se skane lexuar kurre nje liber
Nuk është fenomen (vetëm) shqiptar, ky, idashur Ben… ! E gjithë shoqëria e sotme kapitaliste është ndërtuar mbi paradokse të tilla…! Mund të sjell me mijra shëmbuj që vërtetojnë këtë, por mjafton një… Bythët (që mua personalisht më ngjallin krupë) e Kim Kardashian, nëpër ekrane e revista, shiten me qindra milionë dollarë dhe Kim njihet dhe nga “fëmija në bark të nënës”, ndërsa numërohen me gishtat e dorës, ata që dinë ç’ishte p.sh. Ajnshtajni, Rradhërfordi, ose ron apo ka vdekur Stiv Hopkins… Bëj një xhiro nëpër kafenetë dhe steqet e Tiranës dhe pyet (sidomos të rinjtë) për këto gjera dhe do marrësh përgjigjen e duhur…
Shume i sakte shkrimi! Njerezit e mendjes, dijes dhe kultures jane totalisht te harruar! Po ashtu te lene menjane jane dhe ata qe kane shkrire tere energjite dhe pasionin per ndertimin e atdheut! Shperblimi? Nje hicgje! Ndersa keta cunaket dhe cupulinat, megjithese rralle u thote njeri “pune e mbare”, jane bere milionere dhe disa madje milardere, duke mos patur asnje kontribut dhe as arsimimin normal! Pse, kjo eshte demokracia e enderruar? Me mire e tille te mos kishte ardhur kurre!
eshte per te uluritur, populli mashtrohet mbas ekraneve, jetojne vetem per ato 2 ore qe shikohet TV pastaj shkruajne emrin ne liste per te blere buke… varferi e cila eshte duke u rritur nderkohe qe Vajzat… enderrojne dy , tre kucka qe neper TV reklamojne trupin per €urot… varferi shpiterore apo morale, mediale apo e amskarenjeve qe dijne si t`i mjelin delet?
I drejte shqetesimi. Megjithese pak a shume keshtu eshte edhe ne vendet e zhvilluara, ne vende si Shqiperia ky fenomen ka filluar komplet mbrapsht, dhe me e rendesishmja, qeveria, qe ka per detyre te pekujdeset per te gjithe ate elite te vertete, qe ka dhene e vazhdon e jep per vendin, eshte pasive dhe I ka lene ne harrese te plote. Ne bote po ndodh ajo qe quhet tjetersim vlerash, por nese ne nuk e ndalojme dot kete fenomen, ku te famshem te bejne b. thet, lepirja ndaj te forteve, e te tjera asete, te pakten te kujdesemi per ata qe paten vlere te vertete ne jeten e shoqerise.
Super super shkrim! Bravo o Ben Andoni, qe na bere te vejme ne dyshim te gjitha diplomat. Por lajmesi nuk ka faj per lajmin qe jep, ndaj respekte per analizen!
Shkrim i dhimbshem, por kjo eshte e verteta.
Vetem ne Shqiperi ndodhi ky poshtrim i djerses se dy brezave nga nje hordhi antishqiptaresh. Djersa jone, vlerat tona, gjithçka kishim qe “komuniste”, per rrjedhoje duhej mohuar, hedhur apo pervetsuar si e pavlere. Ishin “komunista” profesoret tane, inxhinjeret, agronomet, institutet e kerkimit, hidrocentralet, minierat, fabrikat, bujqesia e bonifikuar dhe e mobiluar, arsimi deri ne vendbanimin me te larget, kultura, arti, gjithçka.
Edhe sot nuk guxon te pyes ku shkuan? Cfare u be me veprat? Cfare u be me njerzit qe i projektuan, i ndertuan dhe i financuan nga puna e tyre e papaguar? Po qe se ajo pasuri do te privatizohej me efiçence, sot njerzit e mire te ketij vendi nuk do kishin nevoje ti mbanin syte nga pensionet mizerabel.
KOTE NUKE I THONE :PACE FATIN E K::::::::::::::::S ,DHE JO PAC FATIN E PROFESORIT.
Ke te drejte Zotri.
Vlerat e njerwzve nuk po vleresohen, por po vleresohen njerezit vetem nga pamja e jashtme.
Si keto kengtaret qe nuk e kan mbaruar nje profesion dhe pa vlera, po vleresohen. Siç thone i fitojne paret me “Bythe”.
I Dashur Ben ,
shkrim domethenes dhe absolutisht bashkkohor . Nuk kam fare nevoje te shtoj ose pakesoj dicka qe ti ke shkruar , por pas gjithe Analizes lind Pyetja , e cila eshte medoemos e kushtezuar nga shume Pikpyetje dhe Rrugezgjidhje .
Intuitiv , pa u menduar shume gjate , qe me lind menjehere mbas leximit te Shkrimit tend , eshte formimi i nje Redaksie te vecante ( ne Televizionin Publik Shqipetere ) per Intelektualizmin ne pergjithesi ne Shqiperi qe nga Koha e formimit te Shtetit Shqipetar e deri ne ditet qe flasim. Ndoshta per Faktet e renditura me siper nga ty, Audienca ne fillim nuk do te jete e madhe , por nje pjese e madhe e Bashkatdhetareve tane ( qe jane larguar nga Shqiperia edhe per shkaqet qe ti ne Shkrimin tend nuk i le pa i permendur ) jane te interesuar per te njohur e vleresuar e pse jo edhe per te ndihmuar kete pjese Akademike te Shoqerise sone .
Ndoshta do te te duket Utopike kur mendon degradimin moral e shpirteror te shqipetareve keto 28 – vjet , por e vetmja Shprese e se ardhmes se Shqiperise sone jane Generacionet , te cilat kane Kultur e Formim Perendimor , jane ata qe s`kane te bejne fare me Shqiperine e para ose mbas Viteve – 90-te . Dhe pikerisht kjo Redaksi do te influenconte , me Fakte e Vizione filmike , Brumin e paster e fisnik te Intelektualizmit te vertete shqipetar tek kjo Audience , qe ndoshta per nje apo shume Arsye do ti drejtonte Syte tek Vendi i tyre ose i Prinderve te tyre .
Nuk eshte se nuk ka filluar edhe sot qe flasim , qe disa te studiuar jashte vendit apo edhe me Tituj Akademik te fituar ne Perendim , jane pjese e Lokalizuar ne disa Institucione Shteterore , por mendoj se jane teper pak , per te mos thene te padukshem fare.
Per Arsye se drejtuesit e nje Stafi (flas per keta te pakte , qe jane tashme ne Institucionet Shteterore ) sado qe te jene Kapacitete ne Fushat qe mbulojne , te vetem nuk mund te realizojne asgje, kur mendon se Ekipi ne vetevete duhet te jete po aq i pergjegjshem dhe kerkues si Drejtuesi i tij , perndryshe nuk ka Efektivitet .
Shqipetaret duhet te fillojne te mendojne ndryshe per veten e tyre . Eshte ndoshta Procesi me i veshtire ( Rikrijimi / Fuqizimi / Funksionimi Real i Inteligjences se Vendit ) , kur mendon se Kapitali eshte perqendruar tek ” Duart e te Fortit ” me perjashtime te rralla .
Pra vete Inteligjenca Akademike ka perballe saj nje Terren jo konfortabel per te punuar e qete e pa Kundershtare , Kundershtare te cilet ne Gjenezen e formimit te tyre nuk kan pasur Arsimin / Diplomimin / Konkurencen dhe Kulturen Kapitaliste etj , etj.
Eshte nje Mision teper i veshtire por jo i pa realizueshem nqf. se , Inteligjencen….. Bota Akademike me perkrahjen e padiskutueshme te Shtetit ( Faktori NR. 1) do ta vinte ne Funksion te Modernizimit te Funksionimit te Shtetit Modern Shqipetar .
Te uroj pune te mbare i dashur Ben e le te shpresojme se edhe keto Bashkebisedime kane Pozivitetin e tyre Modest.
Protestoj ndaj debilave, gjoja patriotë e gjoja gazetarë të Meros, por thjesht injorantë e të pakulturë, që nuk botojnë komentet e mia…!!! O Mero Peshtani, mos e turpëro Labërinë…! Ndoshta jam pak “negativ” në shkrimet e mia, por nuk kam faj unë, sepse i tillë është realiteti ku jetojmë… Gjithashtu, dua të theksoj, se patriot i vërtetë nuk është ai që, “një gropë haleje të hapur” që qelbet erë, përpiqet me fantazira e idiotësira ta paraqesë si “kopësht të lulëzuar” (sidromi enverian), por është patriot i vërtetë ai që e pranon “gropën”, përpiqet ta mbulojë dhe të mbjellë lule mbi të…!
…..dikur per hajduteri dhe kurveri , martesa prishej
Sot ne masa te madhe jemi martuar me to dhe ne konvivence .
Keto dy “kualitete” qeverisin individin , familjen dhe shtetin . Tashme jane fakte keto per afro 30 vjete.. dhe perbejne dy zera te fuqishem ne buxhetin shteteror.
A duhet te mburremi akoma ????.
Ky eshte sistemi kapitalist.
Vetem sistemi qe ndertoi i madhi Enver kishte ne bazen e vet vlerat njerezore.Ky sistem qe po jetojme tani eshte i ndertuar mbi bazen e antivlerave.
Ben Andoni ne cdo emisjon qe merr pjese beje duke filluar me respektin per keta intelektuale e me diskreditimi e politikes per pabarazine shoqerore qe shtohet e mbjellin cdo dite ne shqiperi.Vetem reagimi I intelektualeve dote filloje te kthjelloje rinine.
E e
Por atehere n koh t kuqe me profesora te ndershem e puntore duarart e koperativist draperçekan e me ushtar vigjilent e me rini te aksjoneve ,ne ngordhem per buk se na griu tolloni zorret e per t mos then se kush kishte dashnore shifej si amerikan hollivudi….
Sot kush osht i zoti bo pare.
S ti merr kush paret nga xhepi.shko dhe ja jep vet atyre t pasurve.
Po s deshe mos paguj pare per Tv,radio….rri si n koh t Dull Bardheziut,dhe kshtu s do kontribuosh n pasunimin e bukurosheve t TV.
mos pi kafe n kafene qe t mos pasurohet kapitalisti pronar kafenesh.
Shkrim i sakte, nuk ke c’ti shtosh, realitet i hidhur, por me shume bashkfajtore, midis tyre ne radhe te pare vet politikanet qe u titulluan si Ternardie ne kufomat e betejave te Napoleon Bonapartit. Gjithe politikanet e tjere pa mohuar aspak vrullin qe i ushqyen ketyre sharlataneve mefshtesia e gjith intelektualeve e pseudo intelektualeve ne perballje me kete realitet.
Ca dmth “Anipse”?
Edhe kurverija eshte profesion si gjithe te tjeret dhe per shume njerez sjell kenaqesi. Bile mireqenja e nje vendi duhet te matet nga pagesa e kurves dhe jo e INSTAT qe ne nje fare forme eshte nje kurve po pa vlere reale. Kurva nuk i ben keq askujt te kunderten e asaj qe bejne Lubonjat, Bushatet (Kapo}, Çanet, Frangajt dhe kopeja e tyre qe shkateron shtet
Per cilen kohe e cilet profesor flet mor Ben? Harrove qe shqiperia u permbys dhe njerezit moren detet e malet. Harrove qe shteti nuk kishte lek per rrogat dhe “profesoret” nisen te shisnin diplomat, dhe ata ben dhe pare dhe shtepi. Te shkathtet si Berisha e Nano, ben emer dhe pare. Mos harro qe ra sistemi dhe askush se kishte mendjen te ata qe permend ti. Kishte uri dhe mendja e tyre nuk vlente. Vendi kishte nevoje per mallra dhe leke. Ndaj dolen biznesmenet e tregtaret qe ushqen vendin. Kurse disa te mendjes shkuan ne perendim, konvertuan diplomat dhe jetojne. Tani pas dekadash te paaftet dhe gjumashet ngelen si thua ti. Nuk e ka fajin sistemi, po pershtatja.
A E GJENI DOT:
Cilet jane per mua VIPAT ?
Cilet jane per mua RRIPAT ?
Dhe ti more shkronjes nuk e kupton se si mund te kene te mencuar
ata persona qe permende ti kur nuk munden te bejne
para me thase, si ato vajzat e reja te showbizit.
Ata thjesht u fryne nga PPSH dhe nuk meritojne asgje.
Kenetat I thane specialistet jugosllave,
hidrocentralet I ndertuan I ndertuan specialistet sovjetike dhe kineze.
Prandaj vajzat e bukura te showbizit kane shume para,
ndersa keta gerxhot kane lesh, edhe ate te pakte fare.