SHBA nuk ndryshon kurs për Shqipërinë, pavarësisht ikjes së Donald Lu: SPAK dhe BKH mbeten prioritet kyç (dhe një mesazh i fortë për politikanët)

6 Tetor 2018, 11:20Politika TEMA

Për dy vite me radhë, opozita ka këmbëngulur se reforma në drejtësi, e udhëhequr me forcë nga ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin, është vepër e Sorosit.

Sipas tyre, me ardhjen në pushtetet e Donald Trump dhe ikjen e Donald Lu nga Shqipëria, reforma do të merrte tjetër drejtim.

Por ditën e djeshme zëvëndësambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Leyla Moses Ones ka bërë një deklaratë shumë të fortë, duke treguar se administrata e “Trump” do vijojë të mbajë të njëjtën linjë.

Ajo e bëri të qartë se SHBA do të bëjë gjithçka për ngritjen e SPAK e BKH.

Duke folur në ceremoninë e diplomimit të magjistratëve të rinj, zv/ambasadorja amerikane vuri në dukje faktin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosur për mbështetur institucionet ligjzbatuese në vend, në mënyrë që vendi të pastrohet njëherë e mirë nga të korruptuarit.

“Gjithashtu do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet për të ngritur SPAK-un dhe BKH-në. Këto institucione do të forcojnë kapacitetin e Shqipërisë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

SPAK dhe BKH përfaqësojnë epokën e re të daljes nga e shkuara e njollosur prej korrupsionit dhe përfaqësojnë llogaridhënien e re për popullin shqiptar. Ne jemi shumë krenarë t’i mbështesim që të dyja këto institucione”, deklaroi ajo.

Deklaratat e zv.ambasadores Leyla Moses Ones, tregojnë qartë se edhe kjo e fundit është në të njëjtën linjë me ish-ambasadorin Donald Lu.

Leyla Moses Ones sapo është emëruar zv.ambasadore e SHBA-vë në Tiranë dhe është e dërguara e presidentit Donald Trump, ku përveç rolit të saj, zonja Ones tanimë ka marrë edhe frenat e Ambasadës deri sa të vij ambasadori i ri.

Ajo dha ndërkohë një mesazh për politikanët shqiptarë, sidomos pë rata që duan të minojnë reformën në drejtësi.

“Më lejoni të jem shumë e qartë, diçka që nuk do të ndryshojë është mbështetja e palëkundur e Shteteve të Bashkuara për shtetin ligjor në Shqipëri.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë kundër atyre që përpiqen të rrëzojnë sistemin e drejtësisë.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë këmbëngulëse në thirrjet tona publike për një gjyqësor etik.

Shtetet e Bashkuara do të dalin kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar që i përdorin pozitat e tyre për t’u pasuruar apo për të favorizuar të fortët, apo për të shmangur edhe vetë drejtësinë e tyre.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Përkushtimi i Shteteve të Bashkuara ndaj shtetit ligjor në Shqipëri është i patundur.

Është i pandryshueshëm. Dhe është i panegociueshëm”, tha ajo.

2 komente në “SHBA nuk ndryshon kurs për Shqipërinë, pavarësisht ikjes së Donald Lu: SPAK dhe BKH mbeten prioritet kyç (dhe një mesazh i fortë për politikanët)”

  1. babo says:

    Pordhë,pordhë, pordhë e përralla (me mbret)…. edhe amerikanët e mësuan që këto u pëlqejnë shqiptarëve dhe na i servirin me bollëk…! Por për “burrin e shtetit” dhe “yllin në ngjitje”, tha gjë zv.ambasadorja…???!!!

  2. Sokol says:

    Ndonji paqartesi nga SHQUP -i ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje