Me “Babalen” apo me prokurorët?
Prej 24 orësh ka filluar një sulm mediatik dhe politik, ndaj Prokurorisë së Krimeve të Rënda, një institucioni që në fakt ndoshta është i vetmi në Shqipëri, për qindra e qindra kërkesa për dënime të përjetshme apo për dënime me burg mbi 25 vite.
Ndoshta i vetmi institucion me luftë të drejtëpërdrejtë me krimin ashtu si dhe policia në disa segmente të saj, i cili turpësisht po sulmohet nga opozita. Po sulmohet nga opozita një institucion dhe një strukturë e cila është mbrojtur pak muaj më parë prej saj.
Në rastin e çështjes “Tahiri” PD dhe Lulzim Basha i kishin sytë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Pak ditë më parë në krah të prokurorëve të krimeve të rënda doli zyrtarisht në deklaratë duke mbrojtur qarkullimin e tyre. I mbrojti sërish kur këta u rebeluan ndaj Arta Markut, dhe çuditërisht dje pas zbardhjes së dosjes ‘’Babale” një audio montazhi skandaloz, të servirur nga një gazetar dhe të çuar në PD nga një deputet qesharak .
Në finale përgjigjia ishte sulm ndaj prokurorëve, por a mund të ketë një sulm të tillë dhe cili është morali i tij?
Të vazhdosh dhe të mbështesësh “Babalen”, kur të gjithë në Vlorë, rëndom ta tregojnë kush është dhe sa vlen.
Jo në lidhje me kauzën e Agron Xhafajt, sepse kauzën e Agron Xhafajt ajo e cila ngriti deputetin Enkelejd Alibeaj dhe denoncimet e bëra për dënimin e tij në Itali, ishin një kauzë që qëndronin dhe po ngrinin besimin e opinionit publik dhe po kthenin vëmendjen tek opozita.
Por menjëherë u plas një “Babale” e cila shkatërroi dhe atë kauzë.
Ndërkohë që sot po ndodh e njëjta gjë. Prokuroria ka zbardhur çështjen, audio përgjimi doli montazh.
Tani PD-ja nuk ka pse flet dhe merr kosto duke sulmuar prokurorët, por vazhdon dhe mbron “Babalen”.
Pra me këtë akt Lulzim Basha nuk tregon gjë tjetër, veçse ka qënë ai pjesë e skenarit të “Babales” , ka qënë ai që ka urdhëruar dhe ka ndërtuar babalizmin, si një përgjim për ta hedhur më pas si shashkë politike.
E se në rast se Lulzim Basha nuk do ishte përfshirë në qafullin e audio-përgjimit, nuk do të kishte përse e mbronte, nuk do të kishte përse të sulmonte prokurorët , do të pranonte të vërtetën dhe do të heshte.
Do kuptonte dhe do të merrte ndonjë leksion tjetër se si është politika dhe si duhet të veprosh në të tilla raste.
Por Lulzim Basha nuk bëri këtë.
Ka zgjedhur të sulmojë prokurorët, dhe sulmi i Lulzim Bashës ndaj prokurorëve nuk është gjë tjetër, veçse tregon se ai është personi që ka përgatitur, urdhëruar, audio-përgjimin “Babale”, apo njerëz të ngushtë afër tij.
Nuk po flasim për Salianjin apo për gazetarin, sepse ata ndoshta kanë qënë ushtarët dhe çirakët e fundit të kësaj loje, por njerëz të tjerë të cilët kanë mundësi për të bërë audio-regjistrime, për të montuar audio dhe video. Pra stafet e ngushta afër Lulzim Bashës, përfshi këtu dhe familjarë të tij të cilët mund të jenë personat që kanë negociuar, paguar dhe ndërtuar gjithçka në lidhje me këtë audio montazh fallco, i cili iu servir opinionit publik si një luftë e opozitës me korrupsionin dhe si një skandal i madh kundër Ministrit të Brendshëm.
Ndërkohë që skandalin e vërtetë, atë të dënimit të vëllait të ministrit nuk e dëgjuam më, ai u harrua dhe si kauzë u rrëzua nga “Babalja”, të cilën sot Lulzim Basha në vend të heshtë po e mbron dhe po i del në krah duke sulmuar prokurorët , dhe ky veprim nuk është gjë tjetër, veçse akti që tregon se Lulzim Basha është njeriu që urdhëroi dhe organizoi audio përgjimin “Babale” që në fakt rezultoi një fallcitet i vërtetë.(CNA.al)
Flasim perdite qe Basha e kompania e tij te sjelle fakte, se ndryshe jane mashtrime, dhe ne kete artikull c’fare shkruhet?titulli:”FAKTET”dhe gjithe artikulli bazohet ne nje pikeveshtrimi te artikullshkruesit?ku jane faktet qe Basha e organizoi, pagoi e tje ke lloj “babale”?he pra mos qelloni me bresheri mbi kryqin e kuq tani.Te gjithe e njohin kush eshte Basha, edhe mund ti ket bere te gjitha, por ju duhet te flisni me fake konkrete o gazetare, nuk jane opinonet fakte, nguleni mire ne koke, mos tallni bithen me shqiptaret me shkrime te tilla.
PD-ja mund te shpetoje ne se prej saj largohen Sali Berisha dhe Lulzim Basha.Sali Berisha si kriminlel dhe Lulzim Basha si i lidhur me kriminelin.
Ndersa babale jane te dy,per rrjedhoje edhe PD-ja e udhehequr prej ketyre te dyve,eshte prej fillimit e deri sot nje babale e madhe…
Shpetim tjeter nuk ka…
Po shpetoj PD-ja shpeton dhe Shqiperia…
LSI-ne nuk e pjerdh kush.Deri me sot ajo ka ngrene ne grazhdin e dy partive te medha,si nevoje e tyre per te marre,ose per te mbajtur pushtetin.Koha ka erdhur te asgjesohen keto parti parazitare,te djathta apo te majta…
Jo me Babolen apo me prokuroret,por me te verteten.Prokuroret jan nen komanden e Edvin Rames,dhe
Edvini nuk eshte i interesuar per te drejten,nuk eshte interesuar per Shtetin,por per Partine dhe pushttetin.
Nuk eshte personaliteti deshmitarit qe percakton nese audiopergjimi eshte montazh apo jo,por deshmia e tij.
Audiopergjimi nuk eshte montazh.E gjith Bota e din kush mashtruesi Edvin Rama dhe qeveria e tij e “rilindjes”,
prandaj edhe ja perplasen deren Rames ne fytyre gjermanet,per mashtrimin e tij lidhur me akuzat e rreme
per politikanin gjerman.Ju keni shpifur per politikanin Gunther Krichbaum,akuazuan gjermanet Edvinin.Genjeshter,
genjeshter u pergjgjet Edvini,qe kujtonte se po fliste me gazetaret shqipatare.Nga te dhenat tona,i than gjermanet,
shpifjet kan dale nga portali Lexo.al,qe shte nen ndikimin e Endri Fuges,Pamflet.al nen ndikimin e Saimir Tahirit
Tiranapost.al nen ndikimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.Genjeshtra,genjeshtra pergjgjej Edvini,derisa gjermanet
u larguan dhe nuk pranuan as ftesen per darke me mashtruesin e paftyre.Keshtu qe,Babalja eshte njeqid here
me i besueshem se Edvini,qe njihet boterisht si mashtrues.Rama paguan ekspozitat me leket e takspaguesve
shqiptare per promovimin e zhgarravinave te tij!
Te arrestohet banditi ,tradhetari ,krimineli ,
organizatori zhurmes e kaosit ne politike
menjiher ,
perpara se te nisi vrapin e krijoj distanc , si bani me vjedhjen e shekullit ne
autostraden e turpit te kombit duerrs-morin
Eksperti kriminalistikes dhe audio pergjimit zigur qarri.
Ti di dhe care I ka thene nje deputet gjerman rames, wow. Te pakten qenke cun me humor
Pprokuroria duhet patjeter ti ver Hekurat ketij hipokriti Bastardi baxhelle qe pervec shpifjes vjedhjes vrasjeve nuk rezulton te kete tjeter qellim ne kete vend
ZIGURO !
QENKE PA BOLE!
BOLL SE NA E SHPIFE !?
Lufta do te acarohet. Fiton Prokuroria 2-0; Sali Berisha dhe Lulzim Basha ne Rec; nje pershendetje kane prej nesh!
Ziguri Qarrit, cili eshte pozicioni yt ne strukturat e PD? E ben kundrejt pageses kete sherbim apo posti justifikon qellimin ?