PS thirrje opozitës, Balla: Mjaft më bojkotit të Kuvendit, të votojmë reformën zgjedhore. Luli e ktheu PD në minikinostudio "Babalesh"...

7 Tetor 2018, 13:05Politika TEMA

“Këtu nga Saranda i them opozitës mjaft më bojkotit të Kuvendit dhe të votojmë reformën zgjedhore. Vëmëndja jonë është për njerëzit, Luli e ka mendjen tek kasetat dhe e ktheu PD në kinostudio babalesh”

Kështu deklaroi Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla  në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste të Sarandës.

Në fjalën e tij Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla u shpreh se opozita duhet të kuptojë që e vetmja rrugë për të qenë funksionale në demokraci është të marë pjesë në Kuvend, të ndërpresë bojkotin e të votojë reformën zgjedhore.

“Dua ti them nga Saranda opozitës, meqë javën e ardhshme kemi njoftuar thirrjen e një tryeze politike të të gjitha partive parlamentare dhe jo parlamentare në funksion të përfundimit të reformës zgjedhore, për adresimin e të të gjithë rekomandimeve të OSBE/ODHIR të transpozuara në amendamente të kodit zgjedhorë. Opozita duhet të kuptojë që e vetmja rrugë për të qenë funksionale në demokraci është të marësh pjesë në Kuvend, të ndërpresë bojkotin dhe të gjithë së bashku të votojmë reformën zgjedhore, si një detyrim ky që ka Shqipëria sot edhe në rrugën europiane.

Të gjitha ndryshimet që kemi bërë në Kodin Zgjedhor janë fjalë për fjalë gjithçka ka kërkuar opozita dhe sigurisht janë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR. Ne jemi të gatshëm të pilotojmë në 200 qendra votimi edhe metodat e elektronike, qoftë të identifikimit, qoftë të numërimit me qëllim që nëse 200 qendrat e votimit nga 5500 që kemi afërsisht në të gjithë Shqipërinë na rezulton se ky model funksionin, pastaj do të eksplorojmë të gjitha mundësitë e tjera për të testuar në shkallë më të gjërë në 2021”, deklaroi Balla.

Përsa i përket reformës në drejtësi, Balla theksoi se Partia Socialiste për reformën në drejtësi nuk negocion me opozitën asnjë hap mbrapsht, sepse ajo ka hyrë tashmë në drejtimin e pakthyeshëm.

Duke folur për aksionet politike të PS-së, Balla nënvizoi se Kryetarja e Bashkisë, antarët e këshillit bashkiak të Sarandës duhet të shkojnë në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo komunitet për të komunikuar, sepse ka plot çështje që mund të zgjidhen, duke qenë prezent.

Ne duhet të fokusohemi tek dy aksione të rëndësishmë politike që kemi marrë e që kanë të bëjnë me llogaridhënien e pushtetit vendor, jo siç bëmë përsa i përket llogaridhënies së qeverisjes qedrore në çdo njësi administrative. Kryetari i bashkisë, antarët e këshillit bashkiak të Sarandës do të shkojnë në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo komunitet për të komunikuar, sepse ka plot çështje që mund të zgjidhen, mjafton që ne të jemi prezent. 

Vëmendja jonë është vetëm për njerëzit, nuk kemi kohë për të humbur për të pasur vëmendjen tek kasetat e Lulit. Luli e ka shndërruar PD-në në një minikinostudio, e cila mund të prodhojë vetëm kaseta. Sapo ka filluar shbërja e “babale1”, “babale 2” u zhbë pa filluar akoma“, tha Balla.

Sa i përket procesit të hapjes së partisë, Balla tha: “Ne do ta hapim PS-në këtu në Sarandë, kemi plot djem e vajza të cilët janë të gatshëm të bëhen pjesë e Partisë Socialiste”.

2 komente në “PS thirrje opozitës, Balla: Mjaft më bojkotit të Kuvendit, të votojmë reformën zgjedhore. Luli e ktheu PD në minikinostudio “Babalesh”…”

  1. kombi says:

    KINOSTUDIO ESHTE NDER, ata e kane kthyer ne teater kukullash .

  2. mirel says:

    Aman o opozita shkoni ne Kuvend.
    Ka nevoje per ju Rilindja?
    I mbushni mendjen te heqe dore nga Babalja.
    Tere kuvendin e ka Babale. Cfare bredh kot lart e poshte dhe kerkon deshmitare te rreme?
    Ka genjeshtare me te medhenj se ne Kuvend?
    Plus paga eshte e larte.
    Po behet gati 11 milioneshi tjeter Luli..shko ta marresh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje