Takimi me Gjonaj, komisionerja e BE interesohet për Vettingun dhe ngritjen e institucioneve të drejtësisë

6 Tetor 2018, 18:42Politika TEMA

Ecuria e Shkollës së Magjistraturës, si baza e formimit të magjistratëve të rinj, zgjidhja e ngërçit me institucionet e drejtësisë dhe vijimi i zbatimit të reformës në drejtësi kanë qenë çështjet më të ndjeshme për të cilat Komisionerja e BE, Vera Jourova është interesuar gjatë një takimi me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Takimi është mbajtur në përfundim të Ministerialit 2-ditor Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor për Çështjet e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme, që u mbajt në Tiranë.

Burime zyrtare nga Ministria e Drejtësisë thanë se zbatimi i Reformës në Drejtësi, ecuria e procesit te vettingut dhe ngritja e institucioneve te reja ka qenë tema kryesore e takimit dypalësh, në të cilin merrnin pjesë edhe znj.Genoveva Ruiz Calavera, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Evropian si dhe Ambasadori i Delegacionit Europian në Tiranë, z.Luigi Soreca.

Komisinerja Jourova është interesuar në veçanti për procesin e vetingut dhe ka shprehur mbështetjen e saj të dhe të Komisionit Europian për çdo nevojë që do të ndihmonte në zbatimin e mëtejshëm të këtij procesi.

Ministrja Gjonaj ka theksuar se pavarësisht mungesës së konsensusit nga ana e opozitës në Parlament, lista prioritare e vetingut po përfundon dhe kjo do t’i hapë rrugë krijimit të institucioneve të reja të drejtësisë KLGJ dhe KLP, të cilat do të miratojnë kuotat e reja për shkollën e Magjistraturës duke i dhënë kështu zgjidhje ngërçit të krijuar.

Ministrja e Drejtësisë i ka thënë eurokomisioneres se Reforma ne Drejtësi ka pasur në impakt të jashtëzakonshëm dhe si asnjë proces tjetër më parë është përqafuar gjërësisht në publik duke marrë mbështetje të plotë.

5 komente në “Takimi me Gjonaj, komisionerja e BE interesohet për Vettingun dhe ngritjen e institucioneve të drejtësisë”

  1. Ergo says:

    Tani te rrim drejt dhe te flasim drejt. Kjo cupa erdhi e panjohur ne politik dhe sot eshte nje nga ministret me te mira. Ju rra kokes te gjithe te korruptuarve

  2. Klodi says:

    Per ne qe jemi popull i thjesht reforma eshte realisht nje nga gjerat me te mira qe ka bere kjo qeveri.

  3. Enian says:

    Mbeshtetja nderkombetare eshte gjeja me e rendesishme per integrimin ne BE. Fakti qe nderkombetaret na mbeshtesin do te thot qe realisht besojn te kjo reforme .

  4. Tina says:

    Nje pyetje kam une. Nga vitet 2000 deri ne 2007 keni pare ndonjeher ndonje minister drejtesie te ulej ne takime me nderkombetaret? Shume e thjesht. Nuk i besonte njeri. Kur ti fillon dhe punon drejt atehere te besojn te huajt.

  5. Hatie says:

    Sec kam nje pershtypje qe kur te mbaroj reformen ne drejtesi do filloj ndonje tjeter reforme jetike kjo ministrja. Kjo ndjell shume besim se i ben gjerat drejt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje