Problemet në fasoneri, Rama viziton një rrobaqepsi në Durrës: Kemi njohur një rritje domethënëse të pagave, ja iniciativa e qeverisë

6 Tetor 2018, 12:10Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka vizituar një fasoneri në qytetin e Durrësit ku ka parë kushtet e punës dhe është interesuar mbi pagat që kanë punonjësit.

“Një prej fabrikave të mëdha të veshjeve në Shqipëri, me cikël të mbyllur, e specializuar në prodhim dhe eksport të veshjeve për emrat ndër më të njohurit në tregun europian.

Falë incentivave të qeverisë në vitet e fundit në mbështetje të biznesit, sipërmarrja ka zgjeruar kapacitetet prodhuese, ka rritur numrin e punonjësve e po ashtu ka njohur dhe një rritje domethënëse të pagave”, shprehet kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë, herë pas here në media denoncohen kushte të këqija pune nëpër fasoneri ku rasti i fundit ka qenë helmimi i  12 punonjëseve pasi kushtet e tyre të punës ishin të pa përshtatshme.(TemA)

1 komente në “Problemet në fasoneri, Rama viziton një rrobaqepsi në Durrës: Kemi njohur një rritje domethënëse të pagave, ja iniciativa e qeverisë”

  1. Ergys says:

    Ngelet duke vizitu rrobaqepsit e ish-morracakeve qe ben para duke shfrytezuar te shkretat gra qe punojne ne to o politikaruca.Nuk eshte ekonomi qe rrit vendin ajo pervec se mbush xhepat e ish-morracakeve qe pastaj na shesin pordhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje