Akuzat, Balla thirrje Bashës: Bëhu gati të vish ne gjykatë si përfaqësuesi me i lartë dhe më i aftë për të genjyer, Topalli do mbahet mend kur thoshte se Luli të gënjen edhe për orën

6 Tetor 2018, 13:32Politika TEMA

Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së deputetit demokrat Gent Strazimiri dhe akuzave lidhur me ngjarjen e Fushë Krujës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, deputeti socialist i ka kujtuar kryeopozitarit ish deputeten e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, e cila thoshte se Basha edhe kur e pyet sa është ora të gënjen.

Ndër të tjera ai shkruan:

“Jozefina Topalli do mbahet mend gjatë kur thoshte se Lulin me e pyt edhe sa është ora ai veç t’rren. “Babale 2” e kam njoftuar unë i pari në emisionin Top Show më 25 Shtator.

 Dhe më pas më 26 Shtator në mëngjes kam bërë një takim me gazetarë dhe kam njoftuar më pas konferencën për shtyp për të denoncuar përfshirjen e turpshme të Lulzim Bashës në këtë inskenim idiotesk.

Edhe deputetët e tu e dinë Lulzim që ti po gënjen. Nuk kam qenë në Fushë Krujë, o Lul! Javën tjetër bëhu gati të vish ne gjykatë si përfaqësuesi me i lartë dhe më i aftë për të genjyer i një kokrre gënjeshtari si Nuhu yt o Nuli i këtij vendi!”, nënvizon Balla. (TemA)

1 komente në “Akuzat, Balla thirrje Bashës: Bëhu gati të vish ne gjykatë si përfaqësuesi me i lartë dhe më i aftë për të genjyer, Topalli do mbahet mend kur thoshte se Luli të gënjen edhe për orën”

  1. Muli says:

    O LUL, SA O ORA ??? Jom Mna ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje