Partia Demokratike ka nxjerrë në deklaratë për media deputetin Genti Strazimiti i cili ka folur lidhur me ngjarjen e Fushë Krujës.
Ligjvënësi i djathtë tregon se sipas tij nënkomisari Emiljano Nuhu është kërcenuar me pistoletë në kokë nga Taulant Balla, Artur Bushi dhe Rrahman Rraja.
Strazimiri ndan mendimin se kryeministri Edi Rama është peng i krimit.
Ndër të tjera ai thotë:
“Prej 11 ditësh, pengun e krimit, Edi Rama e ka bërë memec pyetja se çfarë tregojnë 8 kamerat e Stacionit të Policisë së Fushë Krujës ditën e 21 Korrikut, kur denoncohet prania e Taulant Ballës në kërcënimin me pistoletë në kokë të nënkomisar Emiljano Nuhut.
Gent Strazimiri deputet i Partisë Demokratike.
Edi Rama vazhdon të heshtë, sepse nuk guxon të thotë të vërtetën e pranisë së Taulant Ballës, Artur Bushit dhe Rrahman Rrajës në Policinë e Fushë Krujës më 21 Korrik.
Në praninë e tyre, nënkomisar Emiljano Nuhu dëshmoi se u kërcënua me pistoletë në kokë brenda Stacionit të Policisë së Fushë Krujës, që të ndalte përballjen me ligjin të djalit përdhunues të deputetit të Edi Ramës.
Për të mbrojtur anëtarët politikë të bandës së Fushë Krujës, Edi Rama mashtroi publikisht, kur deklaroi se skandali u publikua fillimisht “nga vetë Taulant Balla” e jo nga intervista/denoncim e policit Emiljano Nuhu, të “ndjekur këmba-këmbës” nga banda.
Në këto 11 ditë makineria e tij e propagandës shpiku 4 alibi për Taulant Ballën, që nga inaugurimet deri tek dalja për peshk ditën e 21 Korrikut, por pengut të krimit, Edi Rama, ia ka mbyllur gojën një pyetje fare e thjeshtë:
Çfarë tregojnë kamerat e Stacionit të Policisë së Fushë Krujës.
Pse hesht Edi Rama prej 11 ditësh për përmbajtjen e pamjeve të 21 Korrikut, që tregojnë kush ka hyrë e kush ka dalë nga zyrën e oficerit të policisë Emiljano Nuhu?
Kush po e detyron Kryeministrin tonë gojështhurur të bëjë rolin e memecit? Në Stacionin e Policisë së Fushë Krujës, i cili hidhet në erë me tritol 1 ditë po, 1 dite jo, janë të paktën 8 kamera që funksionojnë 24 orë në ditë.
Qytetarët e dinë se nëse dëshmia e nënkomisar Nuhut do të ishte e pavërtetë, pamjet e 21 Korrikut pa Taulant Ballë në Fushë Krujë, do të ishin të kudogjendura.
Derisa Edi Ramës t’i vijë goja, nuk do t’i ndahemi këmba këmbës këtij horri!”, shprehet Nuhu. (TemA)
O zot cfar e ka gjetur Shqiperin e mjere.Ky,Noka e injoranta te tjere qe drejtojne PD mund te drejtojne Shqiperin pas 10vjetesh?Inshalla kjo sdo ndodh kurrrrrrr!
Ky paska te drejte ti thote ”horr” k/ministrit po shkak dhe Rama nuk paska te drejte ti thote ”horr”nje dezertuesi dhe shpifsi .
doli ky Himleri I pd-se se pamje naziskini ka ,,,,,