Familja Hunçi në Skroskë të Prrenjasit jetonte në kushte ekstreme varfërie. Shtëpia e shkatërruar mund të shembej nga një moment në tjetrin dhe të rrezikonte dhe jetën e dy bashkëshortëve.
Me angazhimin e tonë të përbashkët, të banorëve të fshatit dhe të bizneseve që u solidarizuan, kjo familje gëzon një shtëpi të re dhe dinjitoze.
Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla dhe deputeti Nuri Belba ishin pranë familjes Hunçi në Prill të këtij viti dhe pasi panë gjendjen alarmante u angazhuan së bashku me kryetarin e fshatit, banorë e biznese për t’i ndërtuar kësaj familje një shtëpi të re.
Tashmë, pas pothuajse 7 muajsh, familja Hunçi në Skroskë të Prrenjasit jeton në kushte normale.
“Falenderoj deputetin Belba për angazhimin dhe të gjithë firmat private që kontribuan për të pasur edhe familja juaj një shtëpi, siç duhet. Vëmendja jonë është për njerëzit dhe nuk ka gjë më të rëndësishme për një familje shqiptare sesa një shtëpi. Kushtet e shtëpisë së vjetër me të renë nuk kanë të krahasuar. Fshatin Skroskë unë e marr gjithmonë si shembull për organizimin shumë të mirë, faleminderit të gjithë banorëve të Skroskës. Do të kishte qenë mirë që edhe Bashkia të kishte dhënë kontributin e vet, por kjo nuk është diçka që na takon ta diskutojmë sot,” tha Balla.
Edhe për deputetin Nuri Belba kontributi që i kanë dhënë banorët e Skroskës njëri tjetrin është për t’u vlerësuar: “Falenderojmë të gjithë ata që bënë të mundur ndërtimin e kësaj shtëpie. Kjo tregon që vëmendja jonë është tek njerëzit dhe është një përgjigje e mirë për opozitën e cila ka muaj që hedh baltë kundër maxhorancës.”
Premtimi që ju dha familjes Hunçi u bë realitet dhe kjo falë kontributit të të gjithë banorëve dhe sipërmarrës të zonës.
Po co e tutkun jepi doren, rrin ulur e pret te kali grun e botes ne qafe.
Shume mire, po me cfare parash e ndertoi Balla shtepine? Me parate e tija (ku i gjeti?), me rate e buxhetit? S’prish pune se ato nuk jane parate e taksapaguesve, sic thote ai ministri gjenial i Rilindjes. Pra PARATE, ku u gjeten? Perse nuk ua nderton Balla nga nje shtepi te gjithe atyre qe nuk kane?
Po lexoje njehere o derdimen pastaj komento.
E para, shume falemnderit qe me quan derdimen o Qozimo, e dyta une e lexova dhe pastaj komentova. Ti a i jep pergjigje pyetjes perse Balla nuk i nderton nga nje shtepi te gjithe atyre qe nuk kane? Ho pra o Qozimo se qeke ene me i barre men.
…..cte them…masaker qe I behet identitetit dhe trashegimise cdo dite…per mua shtepia duhej te ndertohej dhe ruhej origjinaliteti…ca e keni kete zakon qe beni boxe te tilla ne fshat…eshte krim…po te shikosh shtepine e vjeter ishte nderuar me gur..kishte oxhak….now keta njerez do te duhet te ngrohen me korent dhe konpensohen ne te njejten kohe…
…bota traditen e ruan me fanatizem..ajo ishte nje cottage e bukur dhe autentike shqipetare…
….pse o njerez I beni nderimet ne fshat si blloqet ne qytete…shtepia Brenda skull…pa karakter….vazhdohet akoma me parimin ta bejme fshatin si qytetin….oh dear….
….#sad
Ballkari rrinte ulur.Shkoje gruaja e perqafoi.Edukata e Ballkarit zero.Komenti per ruajtjen e origjinalitetit te shtepise se pare shume i drejte.Po ku merr vesh Ballkari nga ato gjera???Ne Shqiperi e kane marre be dire Ballkarat.