Opozita e leshit dhe e përsheshit

6 Tetor 2018, 22:06Politika TEMA

Nga Prof. Dr. Arben Manasterliu

“Ja do ta shikoni tani. Ja do ta shikoni pastaj. Ja sa të mbarojmë pushimet e verës, ose më mirë pas pushimeve të fundvitit, ose deri vitin tjetër. Keni për ta parë se çfarë opozite do bëjmë.” Këto janë fjalët e për më shumë se një viti të opozitës sonë PD-LSI-e kompani.

Opozita më e dobët historike e këtij vendi. Nje opozitë e bërë lesh e përshesh e cila vetëm leh pas çdo tallje të Ramës. Kjo opozitë facebook-u e aftë të bëjë qindra postime në ditë nuk bën dot një plan veprimi politik ose një listë të thjeshtë propozimesh në të mirë të shqiptarëve.

E gjithë opozita e derimëtanishme përmblidhet vetëm në 3 persona: Sali Berisha, i cili thumbon qeverinë aty ku i djeg më shumë, me informacione të padisponuara as edhe nga media; Ylli Manjani i cili hera herës nuk i fsheh opinionet kritike si ndaj Monës ashtu edhe Metës, dhe; Altin Goxhaj i cili ka qenë i vetmi që për shumë vite me radhë ka bërtitur Sorosi, Sorosi, e tani u kuptua se kush n’a paska qenë Sorosi e se çfarë n’a paska bërë ai në Shqipëri!

Të tjerët? Luli, Mona e kompani, janë thjeshtë një opozitë leshi e përsheshi.

Flitet në rrethet e ngushta të politikës se opozita e ka një plan gjenial. Ajo do sabotojë zgjedhjet e ardhshme vendore. Nuk do hyjë në to. Me Ramën Kryeministër nuk ka zgjedhje të lira do pretendojë ajo.

Bam-bum të huajt dhe miqtë e dashur të vendit, ata që vijnë gjithmonë për qoka do vijnë sërish e do ofrojnë paketa zgjidhjesh, përmes së cilave do përfitojë sërish Rama dhe Luli si me 17 maj, ndoshta me formën e kompesimit të pallatit të vjehrrit (kompesim Strasburgu që rrallë bëhet për persona të rëndomtë fizikë apo juridikë) ose me forma të tjera si për shembull falja e ndonjë fitoreje në bashki gjysëm të rëndësishme. Mona dhe LSI e saj do mbetet me gisht në gojë si në zgjedhjet e kaluara, demokratët dhe LSI-tat e paktë që kanë mbetur do vazhdojnë pa punë e pa privilegje, Meta do vazhdojë t’i ngjitet maleve të Shqipërisë me Çimin e palestruar në krah, dhe Rama do vazhdojë qeverisjen.

Por nëse ndodh ndonjë çudi dhe Luli del nga natyra e tij e bëhet cub, atëherë Rama shpërbën qeverinë dhe parlamentin dhe shkon në zgjedhje të përgjithshme dhe vendore bashkë.

Dhe a i fiton përsëri? Si mendoni ju? Përballë kësaj opozite leshi e përsheshi?

Filmi mbaroi. Rama legjitimohet persëri e do qeverisë për një kohë shumë e shumë të gjatë.

Në asnjë vend të botës populli nuk sulmon opozitën! Kjo dihet nga të gjithë, por kaq e pështirë dhe e pashpresë është kjo opozita jonë saqë meriton sulmet dhe poshtërimin.

Vetëm sabotimin e zgjedhjeve vendore ka ajo mbi tavolinë, asgjë tjetër. Asnjë alternativë në të mirë të shqiptarëve. Asnjë protestë për taksat. Asnjë bojkot për papunësinë. Asnjë plan veprim për largimin e shqiptarëve dhe mungesën e shpresës. Vetëm bojkote në interes të vetes, dhe beteja si llafe grashë nëpër rrjete sociale. Shkojini pas asaj po deshët! Teksa ajo s’po ju vjen nga pas aspak juve.

6 komente në “Opozita e leshit dhe e përsheshit”

  1. Bardhi Tolabi says:

    Keto “kercenimet” e opozites,sec me sjellin ndermend,”paralajmerimet” e para 30 vjeteve te Kines,e cila ja degonte nga Varshava Amerikes.Une mbaj mend se, u bene rreth 400 e kusur te tilla dhe ja,Amerika u “rezua”…

  2. Timi says:

    Per cfare opozite po flet or ti…keto jane horrat, kriminelet dhe hajdutet qe shkaterruan Shqiperine, vodhen, vrane, shperdoruan pasurine e perbashket, bene lemsh pronat, futen shqiptaret ne vellavrasje, mbollen gjithe te keqijat ne kete vend, drogen, krimin, vrasjen, vkedhjen e votave….e populli kerkon me kembengulje ti shohe ne burg te shpaguajne gjithe tmertet qe kane bere….ti flet per opozite…Rama te rrije edhe 5 mandate te tjera qe te bej shtet dhe pike.

  3. Alban says:

    From: Alban Dega
    Date: July 22, 2018 at 9:56:25 AM EDT
    Mendime me gjuhen e fakteve

    NJE OPOZITE MAKABER KOBEZEZE …

    – Sali Berisha nuk eshte ilaci as doktori, por vete virusi dhe semundja e PDSH-se

    – Lulezim Basha eshte vetem qehajai i Berishes ne krye te cifligut te Berishes PD !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nuk eshte e vertete qe Shqiperia nuk ka opozite. Mungesa ose mospasja opozite eshte gjysma e se keqes.
    E keqja me e madhe per Shqiperine eshte se gjate pese vjeteve te fundit e sidomos gjate vitit te fundit kur iu shuts edhe LS-TEPSIA ka opoziten me destruktive, rrenimimtare, shtetzhberese, shtetrrenuese, thellesisht antishqiptare e thelbesisht antievropiane e sidomos antiamerikane qysh kur ishte ne pozite e aq me teper pese vitet e fundit !
    E keqja me e madhe e Shqiperise dhe qeverise se sotme, me e mira dhe me atdhetarja, por jo pa te meta e gabime edhe te renda, ne historine e saj, ka nje opozite pa alternativa, pa program, pa ide, me shume koka qe ka ne krye kryepeshkun Sali Berisha qe vendos per gjithcka duke deklaruar se ai nuk ka gisht ne vendimarrjen e saj.
    Nje opozite qe vetem ben thirrje per revolución te armatosur e permbysje me dhune te nje qeverie te zgjedhur ne menyre demokratike, nje opozite qe perdor shashka e cizme, miell e televizore kunder ministrave e kryeministrit ne Kuvend, qe pushton foltoren e tij, qe perdore gure e drure, grushta e veze ne komisionet e tij, qe kercenon me braktisjen e tij.
    Nje opozite qe ne vend te prodhoje alternativa zhvillimi e perparimi me te mira se qeveria, prodhon video e audio te falsikuara ala Babale e behet hajgare ne syte e mbare shqiptareve kudo ndodhemi …
    Nje opozite me nje lider qe vjedh edhe votat ne gjirin e saj, vjedh familjen e vet politike, sic vodhi e plackiti djersen e mundin e popullit e shtetit te vet Shqiperise !
    Nje opozite pa asnje strategjike e taktike te suksesshme krijuese te veten qe vjedh edhe strstegjine e saj nga Sputniku e RIA=KGB e te, GRU-ja e Putinit.
    A nuk ishte kjo opozite dhe líderet laramane te saj qe vetem tri ore mbasi Sputniku leshoi ne efir Fake News, mashtrimin e Kremlinit per “ fillimin e luftes civile ne Shqiperi dolí me strategjine e “ mosbindjes civile” si rrugen e saj revolucionaro- bolshevike per permbysjen me dhune te saj qe i vuri zjarrin e flaken Kalimashit dhe gomave te makinave ne te kater anet e Tiranes !?
    Ngado te shkosh e ngado qe ta shikosh te del nje opozite destruktive, rrenuese, destabilizuese, dizinformuese, komplotuese !
    Pra nuk eshte se nuk kemi opozite !
    Kemi opozite por nje opozite vajmedet, nje opozite te veteshartalluar nga vetvetja dhe lidershipi i saj… nje opozite qe mos qofte !
    Nje opozite makaber, kobezeze qe jo vetem gezohet e feston, por edhe zmadhon, shumefishon, trillon, perhape cdo lajm te keq kunder popullit e shtetit te vet!
    “Pajtohem” me Sali Berishen se nuk ka gisht ne vendimarrjen e opozites. !
    Pse!? Sali Berisha ka jo vetem gishtat e duarve por edhe te kembeve, duar e kembe… ka fjalen e fundit ne cdo vendim e veprim te PDSH-se si lideri i saj de facto.
    Fatkeqesia e oponenteve te kesaj politike te PD-se ne gjirin e saj eshte se akoma e shohin Sali Berishen si shpresen, si ilacin e semundjes se rende dhe shpetimit te PD-se!
    Ne fakt, Sali Berisha, jo sot por qysh kur u “zgjodh” si kryetar i PD-se me garancite e UDB-es serbe e Rajerson MCartit nen tavoline dhe me koburen e Azem Hajdarit mbi tavoline si kryetar i saj, eshte shkaku, eshte bakteri, eshte virusi i semundjes se degjenerimit dhe gremisjes jo vetem te PD-se, por edhe te Shqiperise mbi 13 here ne 13 vjetet e sundimit te Sali Berishes, ose shkurt Salikracise!
    Sali Berisha eshte vete semundja e opozites.
    Lulezim Basha, Flamur Noka, Edi Paloka, Enkeled Alibeaj, Ervin Salianji, Grida Duma… jane vetem marioneta te Sali Berishes .
    Nga parti shtet ne diktature per 13 vjet te sundimit te Partise Sali Berisha u kalua ne sundim te tij absolut, u kalua ne Njeri Shtet.
    Nese ne diktaturen me te cmendur komuniste ne Evrope zbatohej parulla “ Kur flet Enveri e vendos Partia ngrihet ne kembe e gjithe Shqiperia !“ ne demokraturen e Berishes u kalua ne parullen “ Kur flet Berisha e vendos Salia ngrihet ne kembe e gjithe gangstere Mafia ! “
    Ky eshte thelbi, palca e Salikracise pa maska e pa rrena ala “une nuk kam asnje rol ne vendimarrjen e PD-se !”
    A e vini re se ne cdo moment me rendesi per Shqiperine, ambasadori SHBA-se , aleatet e mikut tone strategjik , Zoti Donald Lu takon Sali Berishen e jo Lulezim Bashen!
    A e keni vene re po ashtu se edhe vete Lulezim Basha ne cdo rast vendimarrjeje ose veprimi me rendesi te PD shkon e falet tek Sali Berisha me zyren e tin e jo me SHQUP !
    Sali Berisha e ka kthyer PD-ne ne nje ciflig te tij e te familjes se vet ndersa Lulezim Basha eshte vetem qehajai i cifligut te tyre.
    Pa e kuptuar kete te vertete te madhe sa edhe te hidhur, kurre PD- ja nuk do ta rimarre veten dhe nuk do te ngreje koken !
    Sundimi dhe vendimarrja e nje personi per gjithcka ne cdo partí ose shtet eshte thelbi e shpirti i autokracise dhe diktatures jo i demokracise, i pushtetit te popullit, me popullin e per popullin .

  4. robi says:

    Sa te jete ne krye te leshitdhise nje delirante e cmendur per pushtet qe ka fituar urrejtjen e gjithe popullit me cizmen ne parlament dhe me organizimin e naziskeneve te Mamurrasit ne haremin verur te Jales per te permbysur Edi R, amen me te ashtuquajturin revolucion berishian te shtatorit qe doli nje flluske sapuni, kjo opozite nuk vjen ne pushtet as ne zgjedhjet e 2029. Pa u pasrtuar opozita nga sharebajgat e leshitdhise , kejdi dhembcakallja qe jep mend per arsimin, Floida surratufoja qe drejton horrat e Mamurrasit ne Jale, Muli gangsteri, Salianji qejfliu, Strazua me patllake ne brez , Klevis kerrici, pra keteo fytyra qe i urrejne i gjithe popullu kjo opozite sillet si po,,,,,neper breke neper shqiperi por ne pushtet nuk vjen kurre. Baxhelles as militantet e vet nuk i shkojne me neper takime por mbushin sallen me pleq e plaka , halla e teze sa per te thene se jemi gjalle. Dhe militantet e leshitdhise jane lodhur me perrallat e baxhelles qe i jane sosur fjalet dhe flet si Nafije dybeku neper takime ,,,,

  5. Askushi says:

    Askushi
    Rrnofte skenderbeu shqipris sHale berisha (pa dham).

  6. MH says:

    Fatkeqesia e opozites asht se ne krye ka nji te nivelit civilizues kanunor feudal i prototipit llafazan,qe ka infektue edhe te tjeret qe i shkojne pas edhe kur,ky,nuk gezon pushtetin sot qe gezonte para shembejes nga vota e sovranit para 5 vitesh.Kjo vjen se ban politike doreperdore per te arrit rrezultatin.Kur nji politike rrezultative vjen jo doreperdore por ne prespekrive me afat kohe ne distance.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje