Balla-Bashës: Ku je Lul Nuli?! Ke një javë që je larguar nga Shqipëria në Edinburg te selia e "Biniata Trade" që pagoi për ty, kthehu...

6 Tetor 2018, 20:34Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se Lulzim Basha ka një javë që është larguar nga Shqipëria.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson: “Ku je Lul Nuli?! Ke një javë që je larguar nga Shqipëria. Nuk rri “lideri” i opozitës një javë në Angli apo në Edinburg.

Sepse në Edinburg është selia e Biniata Trade, prej ku pagove 675 mijë dollarë për të nxirë Shqipërinë”.

Sipas Ballës, Basha përpara se të flasë për PPP-të, të flasë për partneritetin me babalet.

“Fol për partneritetin tënd me kunatin dhe “gjobën” 11 miliard lekë që u ke marrë sipërmarrësve si shantazh. Fol për partneritetin me paratë ruse”, – deklaron Balla.

Postimi i plotë i Taulant  Ballës:

Ku je Lul Nuli?! Ke një javë që je larguar nga Shqipëria. 

Nuk rri “lideri” i opozitës një javë në Angli apo në Edinburg. Sepse në Edinburg është selia e Biniata Trade, prej ku pagove 675 mijë dollarë për të nxirë Shqipërinë.

Përpara se të flasësh për PPP-të, fol për partneritetin tënd me babalet. 

Fol për partneritetin tënd me kunatin dhe “gjobën” 11 miliard lekë që u ke marrë sipërmarrësve si shantazh. 

Fol për partneritetin me paratë ruse.

Mos fol ti për ekonominë shqiptare. Foli Tregu Financiar dhe Banka Botërore këtë javë për ekonominë e shqiptarëve. Sepse ti interesohesh vetëm për ekonominë e kunatit. 

Ti interesohesh vetëm për disa mjeranë të paguar për t’u përgjuar dhe për autorët e tu dhe pagatorët e tu të babaeleve që ti vetë i nis në azil. 

Kthehu Lulzim në Shqipëri sepse ke punë në gjykata dhe prokurori javën e ardhshme.

4 komente në “Balla-Bashës: Ku je Lul Nuli?! Ke një javë që je larguar nga Shqipëria në Edinburg te selia e “Biniata Trade” që pagoi për ty, kthehu…”

  1. Titi says:

    Basha eshte legen po me ndyresire se ky fshtari i Librazhdit nuk ka.Mjere ne ne dore te kujt kemi rene.

  2. LORA says:

    Shqiptaret ne shumice presin vetem drejtesi nga Vetting-u dhe Drejtesia e drejte per lul-kusaro-kriminelin,,,,nuk presin psaltje te reja prej tij.
    Balla paska ngene edhe t’i lutet lul-it te flase.

  3. Ergys says:

    Mut eshte Basha qe duhet te perfundoje ne burg.Po ky fshatari i Librazhdit me post drejtues eshte ofendim pere gjithe Shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje