“Jam gati të përballem me ligjin për dëshmitë e mia të rreme", Xhisiela thirrje politikës: Ju lutem mjaft, mos u merrni më me mua

7 Tetor 2018, 11:04Politika TEMA

Jam gati të përballem me ligjin për dëshmitë e mia të rreme në prokurori”. Xhisiela Maloku, vajza që tronditi opinionin publik dhe politikën në një rrëfim ekskluzive për Gazetën Shqiptare thotë se gjendja e saj psikologjike është renduar akoma më shumë me arrestimin e djalit të deputetit Rrahman Rraja, që sipas provave të mbledhura nga organi i akuzës ka ushtruar dhunë ndaj vajzës.

Në një rrëfim për psikologen Ervisa Lula, 24-vjeçarja thotë se nuk është dhunuar apo përdhunuar, ndryshe nga ajo që deklaroi ish-nënkomisari Emiljano Nuhu, i cili në një intervistë për mediat tregoi gjithë ngjarjen që zanafillën e ka në muajin korrik të këtij viti

Në radhë të parë i bëj thirrje të gjitha mediave mos të merren më me mua, kjo çështje tashmë i takon prokurorisë! 

Gjithashtu i lutem dhe politikes të na mbaje jashtë kësaj çështje si mua dhe Rexhepin sepse policia ka bërë detyrën e saj kur unë e bëra kallëzimin. 

E bëra sepse ndodhi një zënkë mes nesh nga inati dhe xhelozia arrita deri aty, por kjo s’ka të bejë me politikë. 

Këto janë gjërat tona personale, nëse doni të bëni politike hajde merruni me deputetin në fjalë, me Z. Rrahman Rraja por duke pasur parasysh që ai është një njeri i drejtë po merren ça bën djali i tij që tashmë është 24 vjeç duke më përdorur dhe mua. 

Ju lutem mjafttt! Gjendja ime psikologjike është rënduar akoma më shumë me arrestimin e Rexhepit duke e ditur si është e vërteta dhe që unë nuk jam dhunuar apo përdhunuar siç është shprehur Emiljano Nuhu kjo gjë më bën të ndihem keq! 

Uroj që çdo gjë të shkoj në vend dhe unë jam e gatshme të përballem me prokurorinë për dëshmitë e mia! Sepse herën e fundit kur jam thirrur në prokurori kam pasur një keqkuptim kur më është bërë pyetja po për dhunën a e pranon? 

Kam thënë s’jam gati të flas për këtë por ato e kanë marrë që unë e pranoj. Pikërisht aty ka qenë momenti që unë të tregoja të vërteten por kam qenë e paqartë!

Xhisiela Maloku hedh poshtë dhe pretendimet për kërcënime, pas dy intervistave që ajo dha në Top Channel dhe Tv Klan.

Ju lutem mos më gjykoni për jetën time se dëgjoj pafund që thonë: Ku e ke marrë këtë, ku e ke marrë atë? Duke filluar nga atletet, rrobat, gjërat më personale të mijat. Mos paragjykoni kur nuk dini asgjë!

Gjykata e Krujës dha gjatë javës masën e “arrestit në burg” për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja. I riu u arrestua nën akuzën e përndjekjes ndaj Xhesiela Maloku.

Është pikërisht ekspertiza mjeko-ligjore ajo që duket se ka mbajtur në pranga Rexhep Rrajën, sikundër dhe një përgjim i kryer më 29 Shtator, gjatë ballafaqimit mes dy të rinjve në Prokurori, ku sërish Rraja, sipas organit të akuzës, ka kërcënuar vajzën.

14 komente në ““Jam gati të përballem me ligjin për dëshmitë e mia të rreme”, Xhisiela thirrje politikës: Ju lutem mjaft, mos u merrni më me mua”

  1. Komentuesi says:

    Bravo Xhisiela! Qenke vajze me kurajo.Mos bjere pre e politikes,se ata duan qe nepermjet teje te fitojne kredo politike,duke ja prishur mendjen elektoratit te tyre.Emiljano Nuhu meriton burgim te perjetshem,qe, per nje grusht para te mara nga pd-ke si Babalja,duan te shkaterrojne jeten e nje vajze te pafajsheme,si Xhisilia.Dashurine e dy te rinjeve,ata duan ta perdorin per fitime djallezore.Une jame nje qytetar i thjesht,por me vjen keq se po perdoret vajza,por me vjen mire qe ajo qenka trime.

  2. Lejoni nje rrugedalje says:

    E rrethuan te gjithe dhe e mbyten te shkreten. Lejoini nje rrugedalje o te pafytyre. Ajo eshte e vetme perballe gjithe kesaj maskarade.

  3. Dori says:

    Kjo vuan nga sindroma e Stokholmit: dashuron torturuesin e saj!?

    1. Tit says:

      Ore akoma këta me rastin e Xhisielës?! Edhe Marigoja futi jastëkun në bark për inat të vjehrrës, por dihet vazhdimi më pas!!! Dhe hajt e t’i mbushësh mëndjen pasraj këtij mileti derr që e kishte jastëk e jo kopil! Edhe Xhisiela, nga xhelozia vendosi ti bëj dëm ish të dashurit duke përdorur çdo argument falls për t’ia arritur qëllimit, përfshi këtu edhe dëmtimet nga aksidenti i saj, të cilat janë lehtësisht të verifikueshme! Dhe kur situata i doli nga dora dhe e pa që tjetër kush po përfitonte nga gjithë kjo sajesë, atëherë nga vrarja e ndërgjegjes, ose edhe nga ndjenjat që i ushqen akoma për ish të dashurin, MBASE, vendosi që të thotë të vërtetën të cilën s’ia beson më njeri tani! Fiks si Marigoja tek 14 vjeç dhëndërr!!! Dhe më e forta, të dëgjosh edhe juristë të thonë që Rraja e ka kërcënuar me pistoletë, i ka fikur cigaren në trup, e ka goditur me shkelma, pra përdorin të gjitha deponimet në polici të vajzës dhe me paturpësinë më të madhe të gjitha këtyre ia vënë emrin “FAKTE”!!! Këtu në këtë vend sikur e kanë bërë të gjithë shkollën tek Kristali!?

  4. Korkodili says:

    oree jane dashuruar qush 17 vjec ,
    ku dinte kjo ceshte djali deputetit ajop ne ate moshe njihtre vetem dashurin
    se propozimin ja beri ne emer te deputetit apo dashurise
    cduan politika dhe analistet ketu
    kjo ka vajtuar ne polici per ti bere presion qe dashuria te vazhdonte si me pare.
    por familja dhe dashuria nuk mbahen me respekt por vetem me dashuri, dashuri dhe asgje tjeter.
    Degjova ballaurin ajo flet ne emer te PARASE, DOLLARIT dhe Euros qendrimi saj ishte e nje mediokre interesxheshe pa skrupuj dhe moral shoqeror
    ketu perkrahet dezertori spiuni dhe manipulatori

    1. Grigor says:

      I nderuar Kronkrondril (rrofsh qe na kujtove Portokalline e ca viteve te shkuara).
      Elsa Ballauri foli me metrin e moralit te saj që i mungon fare. Ajo i perket nje shtrese intekektualesh te rritur dhe ndrydhur ne kohen e Enverit, per te cilet çdo gjë Perendimore ishte fantastike. Edhe menyra si shkonin ne banjo perendimoret ishte moderne, ndersa ne shqipetarët nuk dinim as te dhiteshim, sipas asaj, dhe Jo me pastaj te dashuronim apo te edhe te jetonim.
      Kurveria e salloneve ishte diçka moderne, paçka se nuk ndryshonte shumë nga kurveria e rrugeve. Çeshtje perceptimi.
      Të shkerdheheshe duke recituar Pushkinin, duke pire xhin ose uiski, ishte diçka e larte dhe kunder sistemit, ndersa po te shkerdheheshe duke kenduar labçe, apo duke i rene çiftelisë, dhe duke pire raki, ishte fshatareske.
      Pra kesaj shtrese i perket Ballauri, dhe ka fytyre te gjykoje apo te beje moral. Ndoshta e banalizoj, por nuk ekzagjeroj. Kopjacë pa moral ishin. Dhe janë. Dhe kopjacët dihet që ne dukje te vrasin syrin, por pak t’i gervishesh, te neverisin me boshesine e tyre.
      Kjo vajza eshte nje kalama i papjekur që ben gabime si çdo njeri ne ate moshe, sidomos e rritur pa baba. Pa ate rol model dhe shtylle morale që jep nje familje me dy prinder normalë. Tani, ne dalim dhe e gjykojmë, dhe kush pa, nje popull që mungesen e moralit e quan virtyt.
      Nje popull që zgjedh deputetë te atille që shohim ne parlament, dhe nje president mos o zot si keta te dy te fundit, nuk ka goje te flase per moral.
      Trusni bithen, rrini urte, dhe degjoni pordhet e Saliut, Monës, Rames dhe Preç Zogajt. Kete te fundit e futa kot, sepse si ky, si Basha njesoj e kane fuqine ne PD. Dikujt qe nuk i vjen mire, mund të me shaje sa te doje. Ajo që thashe me siper nuk ndryshon, dhe njesoj jemi. Edhe unë pjese e ketij populli jam. E ketij populli që mban Berishen 28 vjet ne politike. Qe mbajtem Enverin 40 vjet (aty aty jane, po Jo).
      Ore kemi 30 vjet që ja hedhim fajin Enverit. Po ne vitin 2120, prape Enveri do ta ketë fajin, apo do kemi gjetur nje Enver tjeter per ta bere kurban. Ndersa ne? Ne? Ku kemi faj ne? Ore ne jemi popull i urte. Ore, i urte fare, nuk bejme asgje. A ka popull me te mire se nje popull që nuk ben asgje? Ja, ne jemi. Hapen kafenete ne mengjes? Ne kafene edhe ne, tere ditën.
      Ne terezi ne or byrazer, sepse punon Europa per ne. Po ja, si thoni ju? Nuk eshte gjynah t’i vesh vlonjatet dhe tepelenasit te punojne? Po pse, burra per pune Jane ata?
      Ore, lere fare se u dhje muhabeti. Harrova që jam gruan nga Vlora, dhe do nxehen kuneterit. Ore po dale! Po edhe unë nga Vlora jam o burrë I dheut. Po me ke do nxehen ata? E dini kunati i kujt jam unë apo Jo? Unë te dhjes Babalen ore.
      Tani, do thoni ju që unë nuk jam brenda nga Vlora. Edhe ju si bëni! Po ç’beri Vlora, ç’beri Berati? Aty aty janë. Po unë tek ujet e ftohte e kam shtepine. Ma blene kuneterit. Skafista ata or byrazer, ça thua ti?
      P.S. mos merrni seriozisht.

  5. Krv says:

    Kërkove vëmendje copë e k…ves? Tani nuk po ia del dot apo çfarë?

  6. Moralisti says:

    DY MESIME, TE VLEFSHME JO VETEM PER XHISIELA MALOKUN NGA FUSHE ZEZA.
    NE FILLIM BERE LUFTETAREN, ME PAS KUR RASTI I BERE PUBLIK, FILLIMISHT NGA I NDERUARI OFICER POLICIE, Z. NUHU I MBESHTETUR ME PAS PREJ TEJE, MORI PERMASE EDHE POLITIKE, NISE TE LUASH VIKTIMEN, DUKE NEPERKEMBUR AUTORITETIN E LIGJIT. NJEHERE DEKLAROVE SE JE DHUNUAR, ME PAS SE ISHE E DASHURUAR DHE ISHE DHUNUAR NGA DASHURIA QE AI BIRBOJA ME MBIEMRIN RRAJA, QE ESHTE DJAL DEPUTETI, KISHTE PER TY. TANI POHON SE NUK JE DHUNUAR DHE SE RRAJA I RIU, PRA DASHNORI YT I PERVELUAR ME TE ATIN E SOJ E SORROLLOPIN JANE TE NDERSHEM. Ne kete intervisten e mesiperme I KE FUT MAKINES SATE NJE MARSH NJETRO DHE KERKON QE POLITIKA TE TE LERE TE QETE KUR TI VETE E FUTE NE KETE VATH PROBLEMIN QE KISHE.
    KEMBENGULUR NE POLICI ME DENONCIMIN QE KE BERE DHE PERPARA OFICER NUHUT QE ISHTE NGARKUAR TE HETONTE ANKESEN TENDE, PER TE NDESHKUAR SIPAS LIGJIT RRAJAT DUKE U ANKUAR PER MBROJTJEN QE AI KISHTE NGA QENIA E TE ATIT DEPUTET I PS DHE QENIES FIS HORRASH, DHE TANI KUR KJO PO NDODH KERKON MOSNDESHKIMIN. JE SA KONFUZE AQ DHE ABSURDE MOJ VAJZE. KERKON TA KTHESH LIGJIN NE LLASTIK BREKESH QE KUR TE SHTRENGON E LIRON E KUR E KE TE LIRE E SHTRENGON. TANI ME QE KE GATUAR KETE ÇORBE BEN MIRE TE MBASH QENDRIM DINJITOZ DUKE PRANUAR E DEPONUAR TE VERTETEN E KONFIRMUAR EDHE NGA EKSPERTIZA MJEKO LIGJORE. VIJON TE KERCESH NGA DEGA NE DEGE EDHE PSE TI JE
    PO AQ FAJTORE SA RRAHJA I RI NE KETE HISTORI TIPIKE FSHATARESKE KU MASHKULLI ESHTE I HURIT E LITARIT DHE FEMRA NJE SHUSHKE E PASQARUAR. MOS U TRIMERO NGA ÇKA LLAPIN PER TY MEDIAT E KAZANIT DHE SHOQATAT QE ME RASTIN TEND PROJEKTOJNE TE ZHVASIN PROJEKTE TE PAGUARA. BASHKEPUNO ME ORGANET E HETIMIT DHE MBYLLE ME DINJITET KET HISTORI.SEPSE TI NUK JE PER TU MESHIRUAR E AS VIKTIME E PAVETEDIJSHME.

  7. Moralisti says:

    DY MESIME, TE VLEFSHME JO VETEM PER XHISIELA MALOKUN NGA FUSHE ZEZA.
    NE FILLIM BERE LUFTETAREN, ME PAS KUR RASTI I BERE PUBLIK, FILLIMISHT NGA I NDERUARI OFICER POLICIE, Z. NUHU I MBESHTETUR ME PAS PREJ TEJE, MORI PERMASE EDHE POLITIKE, NISE TE LUASH VIKTIMEN, DUKE NEPERKEMBUR AUTORITETIN E LIGJIT. NJEHERE DEKLAROVE SE JE DHUNUAR, ME PAS SE ISHE E DASHURUAR DHE ISHE DHUNUAR NGA DASHURIA QE AI BIRBOJA ME MBIEMRIN RRAJA, QE ESHTE DJAL DEPUTETI, KISHTE PER TY. TANI POHON SE NUK JE DHUNUAR DHE SE RRAJA I RIU, PRA DASHNORI YT I PERVELUAR ME TE ATIN E SOJ E SORROLLOPIN JANE TE NDERSHEM. Ne kete intervisten e mesiperme I KE FUT MAKINES SATE NJE MARSH NJETRO DHE KERKON QE POLITIKA TE TE LERE TE QETE KUR TI VETE E FUTE NE KETE VATH PROBLEMIN QE KISHE.
    KEMBENGULE NE POLICI ME DENONCIMIN QE KE BERE DHE PERPARA OFICER NUHUT QE ISHTE NGARKUAR TE HETONTE ANKESEN TENDE, PER TE NDESHKUAR SIPAS LIGJIT RRAJAT DUKE U ANKUAR PER MBROJTJEN QE AI KISHTE NGA QENIA E TE ATIT DEPUTET I PS DHE QENIES FIS HORRASH, DHE TANI KUR KJO PO NDODH KERKON MOSNDESHKIMIN. JE SA KONFUZE AQ DHE ABSURDE MOJ VAJZE. KERKON TA KTHESH LIGJIN NE LLASTIK BREKESH QE KUR TE SHTRENGON E LIRON E KUR E KE TE LIRE E SHTRENGON. TANI ME QE KE GATUAR KETE ÇORBE BEN MIRE TE MBASH QENDRIM DINJITOZ DUKE PRANUAR E DEPONUAR TE VERTETEN E KONFIRMUAR EDHE NGA EKSPERTIZA MJEKO LIGJORE. MOS VIJO TE KERCESH NGA DEGA NE DEGE SEPSE EDHE TI JE
    PO AQ FAJTORE SA RRAHJA I RI NE KETE HISTORI TIPIKE FSHATARESKE KU MASHKULLI ESHTE I HURIT E LITARIT DHE FEMRA NJE SHUSHKE E PASQARUAR. MOS U TRIMERO NGA ÇKA LLAPIN PER TY MEDIAT E KAZANIT DHE SHOQATAT QE ME RASTIN TEND PROJEKTOJNE TE ZHVASIN PROJEKTE TE PAGUARA. BASHKEPUNO ME ORGANET E HETIMIT DHE MBYLLE ME DINJITET KET HISTORI.SEPSE TI NUK JE PER TU MESHIRUAR E AS VIKTIME E PAVETEDIJSHME POR BASHKEPUNETORE NE KETE HISTORI QE SIKURSE VETE KE POHU KA NIS QE NE FEMIJENINE TUAJ, TENDEN DHE TE REXHEPIT.

  8. BERLINI says:

    ik dhe mos dile me Gazetave dhe Ekraneve ti…se keshtu nuk merret njeri me ty…ik shiko Hallin tende…

  9. anonimi says:

    kam filluar te bie ne dashuri me kete vajze

  10. anonimi says:

    kam filluar te bie ne dashuri me kete vajze …….

  11. geni says:

    Ndiq rrugen tende,Xheni.

  12. Geni says:

    Ndiq rrugen tende,leri te tjeret te llomotisin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje