A mund të kalojë kaq lehtë një mashtrim i madh publik si ky?!

8 Tetor 2018, 10:10Politika TEMA

Lulzimi nuk guxon t’u thotë shqiptarëve që regjistrimi i Babales ishte i vërtetë. Ai thotë që kjo punë dihej dhe kush mendon ndryshe është naiv. Prokuroria dhe Rama e kanë fajin.

Por ai nuk thotë që do të luftojë deri në fund për të nxjerrë të vërtetën që mendohet se vazhdon të jetë në regjistrimin origjinal që vetë PD disponon dhe shpërndau. Nuk po thotë që ai e ka në dorë të vërtetën pavarësisht se çfarë thotë Rama e Prokuroria. Mund të shkojë ta bëje provën ku të dojë, por ai nuk po thotë ketë.

Ai po sulmon prokurorinë dhe kjo lojë duhet të marrë fund. Prokuroria duhet ta thërrasë dhe ta bejë që kur të dalë andej të fillojë të flasë me vete. Ndoshta do t’ja kursejë këto dalje nëpë media per të trembur frikën e vet.

Rama duhet të kërkojë që drejtësia t’i shkojë kërkimit të së vërtetës deri në fund dhe jo të bëjë atë që bëri me pallatin e vjerrit, duke i dhënë Bashës para në vend që ti jepte popullit drejtësi duke bërë që nje popull i tërë të paguajë hajdutë deti e toke publike.

Shumica e militantëve te Partisë Socialiste nuk do ta besonin dhe po të ishte e vërtetë kjo histori. Shumica e qytetarëve të ketij vendi e kanë kuptuar herët se çfarë ka ndodhur.

Dy pijanecë mund të gënjejnë njëri tjetrin në klub të fshatit. Apo dhe ca shokë mund të bëjnë shaka apo gënjejnë njëri tjetrin për qejf. Kjo nuk është vepër penale.

Por të mashtrosh një popull të tërë, me seri, me ditë të tëra dhe më së shumti ndjekësit e tu, ata që të besojne, që kanë shpresë te ty dhe ti motivosh për të bërë rrëmujë një vend duke provokuar incidente kjo është kriminale dhe për këtë nuk shpëton dot ligjërisht. Ky është një krim i rëndë.

Askush nuk i ka harruar protestat para Ministrisë së Brendshme. Askush nuk e ka harruar plagosjen e një gazetari gjoja në raportim e sipër jo me telefon por me ca rrjeta teli nëpër duar.  Askush nuk i ka harruar recitimet e të rinjve të PD dhe LSI pranë te dyert e Ministrisë së Brendshme.

Të gjitha këto të frymëzuara nga një mashtrim publik.

Drejtësia do të shkojë në vend kur ata që shpërndanë dhe e treguan këtë mashtrim të madh me shumë gjasa dhe që e hartuan të vihen përballe ligjit.

Dhe me sa duket Lulezim Basha po e merr vetë përsiper plotësisht ketë histori. Drejtësia e ka mundësinë ta falë Babalen. Edhe po e dënoi asgje nuk fiton shoqëria. Të dëshpëruar si ai ka plot. Ai mund të bëhet një i penduar dhe të japë të gjitha faktet e provat  që shantazhuesit, mashtruesit publike të mbajnë përgjegjësinë ligjore që meritojnë në mënyrë shëmbullore.

Por të dëshpëruar si Lulëzim Basha ka vetëm një. Ai është… kryetari i opozitës.(DITA)

6 komente në “A mund të kalojë kaq lehtë një mashtrim i madh publik si ky?!”

  1. Arjana says:

    ndoshta ky rama bashkepunon fshehurazi me bashen. nuk ka mundesi tjeter

  2. the punisher says:

    Ore po analiza e pergjimit erdhi? Po Agroni doli nga burgu? Apo vari leshte, po e tha gjigandi dhe ta perserisin papagajte e mediave qe eshte mashtrim, duhet ta besojme?

  3. Lili says:

    Burg pet te gjithe fytyrat e qelbura qe shikojme ne foton e mesiperme

  4. shqiptari i ilirise says:

    Pse ç’prisni tu ndodhë ?
    Asgjë!
    Ata e kanë vrarë,djegur e grabitur për 28 vjet këtë vend dhe su ka hyrë gjemb në këmbë,ju prisni të dënohen për babalen!
    Sa për të qeshur më vjen!

  5. SHQIPETARI-JUGUT says:

    @@Kaseta e “Babales” ju Dergua:Brukselit,Berlinit, qe te mos Hapeshin Negocjatat me Shqiperine….
    Ky Lulezim Basha, se bashku me “Babalet” rreth tije duhet te Denohet…KETU NUK KA DENIME “Politike”..por Denime per Mashtrues-Politike, kur keta po kerkojne te Mashtrojne nje Popull te tere, si i Behet po te vine keta Maskarenje ne Pushtet??????????????
    1-Qeveria OSE TE DENANCOJ KETA MASHTRUES dhe Bastarde te Ndyre..qe po Tallen me nje Popull te tere, qe benin Demostrata Kunder Hyrjes se Shqiperise ne Be…Thenja e Bashes:Demostrata e Arriti Qellimin e saj-Shqiperise nuk i hapen Negocjatat…..ja keta jane Politikanet Kurva qe do te na Udheheqin????????????Keta jane per ne Litare..lol

  6. M....mecit says:

    Do zhgenjeje nje popull te tere nqs FATMIR XHAFAJ ministri i punve te brencme te terhiqej nga kjo histori mostrash e palacosh prej legenash… Per sa e njohim XHAFAJ eshte nje njeri serioze dhe nuk mendoj se do ta falin kete histori babalesh qe eshte prodhuar katerciprishte nga foleja e grerzave te SHQUPIT… ndaj keta horra duhen shpene para drejtesise, duke filluar nga LUL hollandezi dhe e gjith shpurra e tyre na mbrapa.. nji per nji….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje