Publikohet dokumenti me të cilin Ronaldo “bleu” heshtjen e femrës së dhunuar

8 Tetor 2018, 11:50Sport TEMA

Tashmë historia e akuzës për përdhunim që rëndon mbi Cristiano Ronaldon po kthehet në një ortek që mund të marrë përpara portugezin dhe gjithë perandorinë e tij financiare.

Revista gjermane Der Spiegel, që ka publikuar e para historinë dhe ka intervistuar Kathryn Mayorga-n, tashmë publikon edhe dokumentin me të cilin Ronaldo bleu heshtjen e femrës të cilën e dhunoi thuajse një dekadë më parë në Las Vegas.

Dokumenti u firmos pasi Ronaldo pagoi 325.000 euro dhe sipas asaj që lexohet, në marrëveshje parashikohej edhe dhënia e rezultateve të kontrollit për Sidë, në mënyrë që Mayorga të ishte e sigurt që nuk rrezikonte infektim. Avokatët e Ronaldos kishin përpiluar edhe një pyetësor, ku Ronaldo pyetej në detaje në lidhje me ngjarjen dhe futbollisti i famshëm pranon se Mayorga i tha disa herë “jo” dhe “ndal”.

Dokumenti ka qenë pjesë e arkivave të publikuar nga Football Leaks. Sipas Der Spiegel, Ronaldo kreu seks anal me Mayorga-n, kundër dëshirës së saj, ndërsa më pas i kërkoi falje, por kaq nuk mjaftonte, sepse duhej siguri që Mayorga nuk do fliste me askënd. Avokatët e yllit portugez u morën me çështjen dhe paguan femrën që tashmë është penduar dhe akuzon publikisht Ronaldon për përdhunim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje