Turqia kërkon të kontrollojë konsullatën saudite pas zhdukjes së gazetarit, dyshohet se e kanë masakruar dhe prerë në copa të ndryshme brenda në konsullatë

8 Tetor 2018, 19:17Bota TEMA

Pas zhdukjes pa lënë asnjë gjurmë në konsullatën saudite në Stamboll, autoritetet turke kërkojnë që të zhvillojnë një kontroll në ambientet e kësaj konsullate për gazetarin kritik të ashpër të regjimit saudit, Jamal Khashoggi.

Policia turke mendon se 59-vjeçari Jamal Khashoggi është torturuar në mënyrë çnjerëzore, është vrarë e trupi i tij është prerë në copa.

E gjithë kjo, sipas efektiveve turq, ka ndodhur brenda ndërtesës ku Khashoggi kishte shkuar të siguronte dokumentet zyrtare për ceremoninë e vet të martesës, që duhet të zhvillohej së shpejti shpejt.

Burime policore pretendojnë se vrasja e 59-vjeçarit është filmuar e gjitha dhe videoja është nxjerrë jashtë vendit. Përpara ngjarjes, 15 shtetas sauditë, mes të cilëve edhe disa zyrtarë, rezulton të kenë mbërritur në Stamboll brenda ditës së martë me dy fluturime dhe kanë qenë në konsullatë në të njëjtën kohë me gazetarin.

Policia turke është e bindur se vrasja është kryer nga një ekip i dërguar në Stamboll posaçërisht për këtë qëllim e që më pas, është larguar nga qyteti brenda ditës.

1 komente në “Turqia kërkon të kontrollojë konsullatën saudite pas zhdukjes së gazetarit, dyshohet se e kanë masakruar dhe prerë në copa të ndryshme brenda në konsullatë”

  1. says:

    Me njerëz të tillë duan të mbushin vëndin tonë Danimarka dhe Austria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje