Erzen Breçani tregon bisedën me kunatin e "Babales": Më kërkoi lekë, donte të përfitonte azil politik nga PD për shërbimin që bëri

9 Tetor 2018, 21:26Politika TEMA

Pasi u përmend në dosjen e hetimit ‘Babalja’ ka Erzen Breçani ka thyer heshtjen.

I ftuar në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ i cili startoi sot në “News24”, Breçani pohoi faktin se ishte thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pasi ishte përmendur në audio-përgjimin e publikuar nga PD, me personazh “Babalen”.

Sipas Erzen Breçanit ‘Babalja’ ishte për të përfituar azil politik, ndërsa shtoi se e kishte marrë në telefon kunati i ‘Babales’ dhe i kishte kërkuar takim.

“Është e vërtetë që jam thirrur nga prokurori i Krimeve të Rënda për këtë ngjarje.

Kam marrë një telefonatë para dy- tre muajsh.

Më është prezantuar një person si kunati i Babales.

-Jam kunati i Babales, tha.

-Dua të rrëfej për diçka që të flasim nga afër, tha.

Më tha: “Dua dhe 4 mijë lekë borxh se s’kam ku të fle’.

E pyeta se ‘pse nuk shkon të flesh në shtëpinë tënde në Fier’.

Ai përmendi edhe azilin politik.

Unë i thashë se nuk duhet të merrej me këtë çështje.

Në Prokurori jam thirrur dhe para një muajsh, nuk kisha folur me askënd.

Pyeta prokurorin dhe i thashë: pse e keni nxjerr këtë, se unë e njoh hetimin”, tha Breçani.

Breçani, një personazh i lidhur me Partinë Demokratike, pranoi se çështja “Babale” është përdorur për politikë.

6 komente në “Erzen Breçani tregon bisedën me kunatin e “Babales”: Më kërkoi lekë, donte të përfitonte azil politik nga PD për shërbimin që bëri”

  1. blerta says:

    Bravo Shkelzen e tregove veten qe je nje kuader me vlere, profesionist dhe trim.

  2. rroku says:

    Bravo dhe nje here Brecani, te reneve vetem ceremonia u eshte bere mire pastaj ska pyt me njeri per ta.

    1. Trimi says:

      Ky eshte kokrra e injoranti, aq sa nuk e ka iden se si ndertohet nje fjali sipas drejteshkrimit, dhe te mendosh qe ky moster ka ushtruar edhe funksione te rendesishme ne kohen e satrapit sal ram sheqere birishes.

  3. u dhime duke qesh says:

    U dhime duke qesh ? ? ? ?
    Parti Babaleleleeeeeee, hale, halabakerish me ne krye Sali Babaleshin ?

  4. Safeti says:

    Breçani eshte krahu milicor qe ka PD e Sali krimi i cili me siguri qe bene kordinimet si Minister i Brendeshem i qeveris paralele Berisha ne opozite me ate aktualen Rama!Ato me tha i thashe jane peralla me mbret nga” qyqari digjital”!Ndaj edhe ky vend nuk bene dot perpara me asnje institucion pasi paralelisht me te vepron edhe shteti brenda shtetit nen komanden e kryekrimit Berishe!

  5. Argjiri says:

    Bravo keshtu duhen burrat trima dhe te drejte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje