Në qytetin rus Svobodni është shembur një urë në stacionin kryesor të trenave që lidh Moskën me Lindjen e Largët.
Në momentin e shembjes së urës mbi të po kalonte një kamion, kurse shoferi I mjetit ka pësuar lëndime serioze.
Besohet se shkak i shembjes së urës është kamioni me peshë të madhe që kalonte mbi të, kurse në videon e publikuar më poshtë që është filmuar nga kamerat e sigurisë, shfaqet momenti kur disa sekonda para shembjes kalon treni me dhjetëra vagonë. (TemA)