DOSSIER/ Thirrja e antikomunistëve në burgun e Burrelit: Kosovë e Çamëri do të jenë prapë Shqipëri

10 Tetor 2018, 15:19Dossier TEMA

Imagjinoni 500 burra, që në kor, këndojnë këngë për mëmëdheun, për flamurin, për Kosovën e Çamërinë, brenda burgut ferr në Burrel.

Të gjithë antikomunistë, të gjithë njëzëri kishin tronditur muret e këtij burgu, duke bërë që t’u dridheshin këmbët gjithë policëve të komandës dhe gjithë administratës së burgut. Ishte festa e pavarësisë, 28 nëntor 1947.

Në librin e saj “Përtej harrimit Abdulla Rami”, Ermira Xhomaqi Godo, sjell shumë kujtime të xhaxhait të saj Avni Xhomaqi, sidomos për periudhën e vuajtjes së dënimit në burgun e Burrelit, së bashku me gjyshin e saj Abdulla Ramin. Ndër kujtimet e shumta të Avni Xhomaqit, është edhe kjo  ngjarje me të vërtetë e  rrallë, ndodhur në burgun famëkeq të Burrelit.

Xhomaqi kujton se atë ditë, të burgosurit kishin menduar ta përkujtonin kësisoj festën e Pavarësisë: Ata kishin nisur të këndonin fort, njëzëri për flamurin, për mëmëdhenë, për Kosovën dhe Çamërinë. Ngjarja e pazakontë kishte vënë në alarm gjithë adminsitratën e burgut. Ja si e dëshmon Avni Xhomaqi këtë ngjarje të rrallë.

 “Nuk më del nga mendja 28 nëntori i vitit 1947.  Mbasdite na kishin nxjerrë për të marrë pak ajër dhe për të mbushur ujë në pusin që ishte në mes të oborrit të burgut. Ishte Festa e Flamurit atë ditë, dita më e shënuar e shqiptarëve! Kjo datë e shënuar do të festohej atë ditë edhe aty, do ta festonim atë ditë edhe ne atë jubile në atë burg-ferr të Burrelit ku na kishin hedhur… do ta festonim ashtu duke ia marrë këngës. Dhe më shumë se 500 zëra burrash shpërthyen bashkërisht në oborrin e burgut. Burra, pleq e djem të rinj filluan të këndonin për flamurin, për mëmëdhenë, për Kosovën dhe për Çamërinë:

Kosovë e Çamëri/ Do të jetë prapë Shqipëri…

U tronditën muret e burgut nga kënga dhe gjëmimi i gjokseve tona. U vu në alarm policia, administrata e burgut dhe gardianët. Me automatikë në duar, u binin bilbilëve si të tërbuar dhe na detyruan të futeshim brenda. E ndaluan këngën. Drejtori i burgut, rrethuar me togën e policëve na pyeste një nga një:

-Kush e filloi i pari këngën, kush ia mori këngës?

-Të gjithë bashkë ishim në këngë, të gjithë ia morëm këngës, të gjithë bashkë!” – ishte përgjigjja e të burgosurve.

Atëherë të gjithë nuk na merrnin dot, por veçuan prej nesh  rreth 30 veta, që i kishin gjithnjë në shënjestër; dhe midis tyre edhe ish-ministrin e Arsimit, Gjergj Kokoshin, Abdulla Ramin, Ibrahim Biçakçiun, Qemal Vrionin edhe të tjerë, dhe pasi i urdhëruan të hiqnin këpucët, çorapet e xhaketat, i futën në birucat e mbushura me ujë të akullt. Këto biruca ishin të posaçme për tortura të tilla. i lanë me orë të tëra…”(kujto.al)

15 komente në “DOSSIER/ Thirrja e antikomunistëve në burgun e Burrelit: Kosovë e Çamëri do të jenë prapë Shqipëri”

  1. ME EMER says:

    komunizmi eshte per shtresat punonjese qe duan jete te barabarte per te gjithe ..! komunizmi nuk i takon krimineleve , sabotatoreve , hajduteve , pushtave , tradhetareve te vendit ..! komunizmi ndertoj industrine e lehte e te rrende ne vend , me fabrika dhe uzina gjigande , ndertoj qytetet e klases puntore te cilat u shkaterruan nga te pa pergjegjeshmit , te cilet duan te zbatojne “porosite” e revizionistit Hrushov , per ta braktisur industrine e per te mbjelle ” molle e kumbulla “, pra per ta bere vendin “turistik “..!.. oh , ju kripsha mente ..!

    1. zaim zajmi says:

      Ashtu është or pa “me emër”, por hall se kjo botë është 1 (një) dhe nuk ka formë e rend shoqëror e përkryer, ligjet globale të tregut nuk ke se si i anashkalon, e përrallaty për mbështetje në forcat tona, mbeten përralla e iluzion për shtresën injorante e injorantësh si ti…..

    2. ELIOT says:

      HA HA HA HA HA ME EMER JE NJE KOQE GOMARI QE SE GJEN NE TE GJITHE BOTEN ..DHE ME VJEN KEQ QE E THEM KAM VIZITUAR VENDE NE BOTE … KOMUNIZMI ISHTE NJE REGJIM I FASHISTAVE I NAZISTAVE …SE BENIN PALLE DHE POPULLI I BLENTE USHQIMET ME RRACIONE .ME THUAJ TI TYC ..E KA PARE ENVERI NEXHMIJE RAMIZIN HEKURAN ISAIN APO TE TJERE E TI BLENIN ME COPA LETRASH USHQIMET ..KJO ESHTE BARAZIA ..KJO ISHTE E DREJTA E POPULLIT …ME THUAJ KE PARE NDONJEHRE NEXHMIJEN NE RRALLET E VAJGUIT APO GRUAN E RAMIZ ALOSE NE 5 TE MENGKEZIT PER NJE SHISHE QUMESHTI .. ME THUAJ DEBILE MENTALE …PERRALLATA TUAJE TREGOJA FEMIJEVE OSE LOPEVE OSE DELEVE PO TE KESHE …. KUR KETO BURRA I KENDUAN SHQIPERIS DE KOMUNISTAT I TORTURUAN JA FRYMA KOMUNISTA SI BENTE NAZISTAT KUR I KENDOHEJ HYMNI NE NJE VEND TE PUSHTUAR ….. TE RRONI VETE SE CITRONI TE PASKA LENE …..MERCI

  2. ME EMER says:

    .. e nese vertet ato thirrje jane bere , pa dyshim qe kane pasur karakter keq dashes , te orientuar nga agjenturat e huaja , per te akuzuar qeverine e vendin per iredentizem , nacionalizem ,seperatizem etj etj ..! kufijte u ndane ne vitin 1913 ,, nga “ulkonjat e planetit “, kur komunizmi nuk kishte pushtet ne asnje vend te botes , kur Enver Hoxha ishte pese vjec ..! nuk e dime c`bene Vrijonet e te tjere nga pasaniket e vendit ne ate kohe , per ta kundershtuar kete ndarje qe la jashte kufijbe kosoven camerine , pjesen shqiptare te maqedonise , malit te zi etj etj , pa perjashtuar as familjen e vet Enver Hoxhes qe gjithashtu rreshtohej me to . Enveri , kur “u be buri ” e ka denuar kete krim te rrende ndaj Shqiperise si ne konferencen e paqes ne Paris , ne O.K.B. , ETJ ETJ . qe me mire nga une i dine historianet qe i ka zene gjumi , duke lene menjane detyren e tyre fisnike ne mbrojtjen denjesisht te historise se lavdishme te shqiperise , se ciles kurre nuk ju ndane tradhetite nga brenda nga te “pa fytyret ” ..!

  3. beni says:

    Një dëshmitar i vërtet e jo rëna për të burgosurit e Burrelit!
    Të burgosurit thoshnin rroftë Tito e jo Enveri e kur do rezohej diktatori Enver Hoxha!

  4. Klimax says:

    E pastaj si vazhdon perralla e “heronjve”? Kur paskemi qene nje shtet me emrin Shqiperi (qe do te jemi perseri) ku ne territorin e saj perfshinte si Kosoven ashtu edhe “Camerine”??!!

    1. Hahahaha says:

      Njera….u be tani e ka rradhen e dyta ….edhe ajo ceshtje kohe eshte nuk mbahet gjithe jetes gjeja e vjedhur e tjetrit more pic derr

  5. zaim zajmi says:

    TITO
    ishte një kriminel i metamorfomizuar në PRAGMATIKUN më të madh të iluzionit komunist.
    Njeriu me kalimin e kohës riformatohet, përpos gomarenjve politikanë Mao, Enver, Pol Pot, Enver Stalin (pa renditje kronologjike) dhe TITO
    siguroi mirëqenie e liri personale për cdo qytetar të RSFJ. Shifte interesat e shtetit në krye të të cilit ishte dhe flaku gomaritë teorike, resp iluzionin “komunizëm” dhe kaloi në “feudalizmin” industrial të quajtur vetëadministrim socialist, që ishte një formë e modifikuar e shoqërisë
    së lirisë individuale moderna të kohës.
    Nuk respektohej kot në gjithë botën.
    Po të ishte Enveri një grim inteligjent si Titua, Shqipëria sot do ishte erelativisht e tërë, me të AK si mesatarja e vendeve të zhvilluara, në mos edhe më lart….prandaj paskësh gëzuar adhurim edhe nga të burgosurit shqiptarë….

    1. beni says:

      Është vërtet keshtu të rrijmë shtrembër e të flasim drejt!!
      Njerzit e politikanët bëhen e reformohen si pjesë relative e kohës e zhvillimit social e kulturor,por edhe kur zhvillon industrinë e teknologjin tënde e jo skllav i botës,pra thjesht më tepër pavarsi e mendim të lirë individit,pa interesa nacionaliste ekstreme?

    2. i revoltuar says:

      C’thua mor Zaim koktrashi! Enveri e gjeti Shqiperine me 99% analfabete dhe me disa shkerdhasta si yt gjysh qe bashkepunonin me cdokend vec per 2 grosh! Pthu race e ndyre Zaim zvarraniku, qe s’bete asgje dhe keni goje e llapni per heroin kombetar te shqiptareve Enverin!
      Pthuuuuu Zaim NEVERIJA ….

  6. ME EMER says:

    .. nuk kam bere “koment” per komentet e asnjerit nga lexuesit e gazetes Tema , te ciles i kushtoj nje vemendje te vecante ne krahasim me gazetat e tjera , pamvaresisht se jetoj prej shume vitesh si i larguar , ose me mire i riatdhesuar ne vendin e te pareve te mij, qe eshte nje vend i njohur ne Europe , si dhe” ku hengri buke “e gjithe Shqiperia …!Per me teper dua te shtoj se asnjehere nuk kam ofenduar ne jeten time , duke theksuar se nuk ka qene pa peripetira , bile shume te medha ..! Jam njohes i mire i njerezve te mire si dhe I kater , pse jo pese , te gjuheve te huaja te Europes ..! Ne familjen e babajt tim ishin nente femije , te gjithe te njohur ne Shqiperi , aktiviste te luftes na-cl , qe njohen dhe kampet e nazisteve , atje ku njeri shkonte ne furen e pjekjes dhe tjetri kethehej ne qeli .. Nga soji i Gjyshes , qe perbehej nga trembedhjete femije , gjithashtu jam shume i njohur , pa kaluar tek soji i nenes qe gjithashtu kane qene dhe jane shume te njohur ne shqiperi ..! Me mbiemer Zajmi , kam njohur nepermjet leximeve te pa fundme , pa pasur kureshtjen te mesoj nese ke lidhje apo jo me ta , por pa te drejten e ofendimit per mendimin e tyre te lire , te pa varur ..! Zoti Zajmi me vjen keq ..!

    1. eeeeeeeeeeeeeeej says:

      Shume rendesi i jep gjerave or ti njeri Pa Emer! Mos kujton se je ne sallat e OKB-se ketu ?
      Ky Zaimi eshte nje halabak rrugesh, nje pinjoll ballisti e asgje me shume!
      A kupton o njeri?

  7. Feniks says:

    Mos u merzit i nderuari “me emer”,se ky kellira “zajmi” duhet te jete nga kelyshet e kolaboracionisteve,qe nuk kane gje tjeter per te bere vec te shpifin dhe shajne clirimtaret dhe ndertuesit e Shqiperise!
    I denoi keta plehra socializmi,por asnje nuk e ka kerkuar pafajesine ne gjykate,por tani derdellitin si gomari pas mullarit!
    U ka ardhur koha prandaj pellasin,por harrojne se koha e tyre ka mbaruar bashke me para ardhesit e tyre tradhetare!
    Ju denoi drejtesia shqiptare se bashkepunuat me pushtuesin duke derdhur gjak partizani,ashtu sic i denoi e gjithe Europa!
    Lufta Antifashiste ishte aq e drejte sa e mbeshteten edhe fuqite e medha te botes si SHBA,Britania e Madhe dhe BRSS!
    Me se do akuzosh LANC-in ke akuzuar edhe fuqite e medha qe e mbeshteten ate!
    Por ato nuk i akuzon dot,se ta perdredhin koken o gelbaze tuberkulare qe e keni gjakun te bardhe e jo te kuq!
    Cfare do qe te beni kurre nuk do fitoni gje,se bisht qeni ju ka vulosur historia!

  8. zaim zajmi says:

    FENIKS
    Unë jam këlysh i njerëzisë, i humanizmit, e ti je pinjoll i gjakderdhësve, i tmerrit, i krimit, i antishqiptarizmit se
    e bëtë serbokroatishten gjuhë të detyrueshme në Shqipërinë “socialiste”, lexo – antikombëtare.
    Unë jam pinjoll i Jeronim De Radës, i Midhat Frashërit, I Kazasëve të Shkodrës, I Xhemë Hasës së Gostivarit, i Shaban Polluzhës së Dardanisë ILIRE.
    Rruga ku kam lindur unë quhej Enver Hoxha, resp Koco Xoxi sot – ajo vijimësia juaj e shpirtit të skllavëruar.

    Neve me të keq na quani NACIONALISTË, për ne kënaqësi, veten internacionalistë dhe parrullë MOTO kishi LAVDI ( iluzioni i terrorit ) MARKSIZËM – LENINIZMIT!

    Ndërmjet TOTALITARIZMIT NAZIFASHIST e KOMUNIST qëndron ekuivalenca e drejtë =

    Ju parrullat i keni ushqim dhe me injorancën tuaj na flisni për një pavarësi absolute, ndërkohë që kurrë nuk u liruat nga vartësia totale.
    Shko e jeto në Korenë e Veriut dhe ik edhe nga andej se të shembet dheu….atje.

    1. ik ere pirdhu says:

      O Zaim o kolaboracionist i fashizmit!
      Ti je thjesht nje JASHTEQITJE …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. ラブドール 通販

    リアル ドール 値段 ラブセックスドールはさまざまなメリットを持つ1つのアイテムですアイアンテックドール通常の日本のセックスドールよりも小さいAIテック–ロボットセックスドール–選択肢とボディリストセックスドールのウィッグにどのように対処できますか?

    Përgjigjjuni
    1. ラブドール 140cm

      ラブドール 私はあなたがここで提供する情報が大好きで、家に帰ったら見てみるのが待ちきれません。とにかく、とても良いサイトです。

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje