Sakrificat e të burgosurve të huaj në Shqipëri, Kadri Hazbiu: Jepuni 5 gramë cigare në ditë

2 Tetor 2018, 10:32Dossier TEMA

Dieta ushqimore e të burgosurve dhe kostot e tjera të jetesës së tyre në burgjet komuniste shqiptare ishin shpesh objekt diskutimesh në Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Ekonomisë dhe këshillin e  Ministrave.

Nevoja e tyre për mbijetesë shiheshin nag shteti shqiptar si barrë ekonomike për të cilën duheshin gjetur mënyrat për ta përballuar.

Kjo sidomos për shtresën e të burgosurve të cilët nuk punonin.

Ata kishin normat më të ulëta të ushqimit dhe mjeteve të higjenës. Për ta duhet të mendonin dhe sakrifikonin të afërmit për t’i mbajtur me ushqime, vëshmbathje etj.

Por mes të burgosurve që nuk punonin, ishte edhe një kategori të cilët nuk merrnin asnjë ndihmë nga familjet. Pjesa dërrmuese e tyre ishin të burgosurit me shtetësi të huaj.

Ata ishin bërë objekt diskutimi pas një propozimi të Minsitrisë së Brendshme dërguar Këshillit të Ministrave në vitin 1958 për t’u dhënë atyre 5 gram cigare duhan në ditë.

Propozimi bëhej nga Kadri Hazbiu i cili argumentonte se kjo kategori të burgosurish nuk kishin familjarë, të cilët mund ti ndihmonin dhe propozonte që këtë sasi duhani rreth 55 kg në vit me një kosto 33 mijë lekë tua siguronte vetë Ministria e Brendshme.

Propozimi i dërgohej Këshillit të Ministrave për miratim dhe nga korrespodenca del se kërkesa kishte gjetur zbatim. Më poshte i sjellim të plota në “Kujto.al”, dy dokumentet që flasin për këtë temë.

Dokumenti i parë

Republika Popullore e Shqipërisë

Ministria e Punëve të brendshme

Drejtoria ekonomike

Dega e ushqimit

Nr.18 prot.

Sekret

Ekzemplar nr.1

Tiranë më 8.1.1958

Landa: Mbi furnizimin me 5 gramë cingare në ditë  të burgosurit me shtetësi të huaj, që nuk punojnë.

Kryeministrisë

Tiranë

Meqenëse të burgosurit me shtetësi të huaj që nuk punojnë  nuk kanë njeri  të tyren në Shqipëri për t’i ndihmuar, ky dikaster mendon dhe propozon që t’aprovohet furnizimi i tyre me nga 5 (pesë) gramë cingare të kualiteitt të III-të ën ditë.

Këtë të drjetë ta përfitojnë vetëm ata  që e pijnë duhanin.

Efekti vjetor i shpenzimit do t ëjetë vetëm 55 kg. cingare, baraz me 33.000 lek, shpenzim, i cili përballohet nga kontigjentet e aprovuara për këtë dikaster në planin e vitit 1958.

Ngjitur ju paraqesim  projekt-vendimin përkatës.

Mundësisht përfundimi të na njoftohet.

Ministria e Punëve të Brendshme

Gjeneral-Lejtnant

Kadri Hazbiu

(Firma)

Dokumenti i dytë

Këshilli i MInistrave

Vendim

Nr… Datë…

Këshilli I ministrave të Repub;likës Popullore të shqipëriusë, në mbledhjen e tij të datës …, me propozimin e Ministrisë P.të Brendshmë,

Vendosi:

Kryetar i këshillit të Minsitrave

Mehmet Shehu

Sekretar i përgjithshëm

Spiro  Rusha(kujto.al)

2 komente në “Sakrificat e të burgosurve të huaj në Shqipëri, Kadri Hazbiu: Jepuni 5 gramë cigare në ditë”

  1. Plaku Xhuxhumaku says:

    Mire cigaret, po per te ngrene cfare u jepej ketyre te gjoreve?

  2. qeros Fevzo says:

    Çfare engjejsh! Me siguri tani fluturojne me flatra argjendi ne qiell! Bravo PKSh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje