Ekskluzive / Publikohet Kartela e Sigurimit e ish-kryeministrit Aleksandër Meksi, e nënshkruar nga Punëtori Operativ, Besnik Bajraktari dhe zv/ kryetari i Drejtorisë së Punëve të Brendëshme të Tiranës, Refik Nanaj, me materiale të siguruara nga bashkëpuntori me pseudonimin, “Neranxa”.
Nga Dashnor Kaloçi, TemA
Ditën e djeshme në gazetën TemA publikuam një copëz dokumenti nga dosja e deklasifikuar e ish_Sigurimit të Shtetit për ish-kryeministrin demokrat të Shqipërisë, Aleksandër Meksi, (Ministria e Punëve të Brendësh, Drejtoria e Punëve të Brendëshme. Seksioni i III_të, Dosja Formulare 2 A. Nr. 9208) siguruar në bazë të procedurave ligjore në fuqi nga ana e Autoritetit për Informim mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, i cili bënte fjalë mbi një raport-informacion të vitit 1969 ku sekretari i parë të Komitetit të Partisë së Tiranës, Manush Myftiu, informonte Komitetin Qëndror të PPSH-së lidhur me diskutimet që ishin bërë në organizatën e Bashkimeve Profesionale të Monumenteve të Kulturës, ku mes të tjerëve kishte diskutuar dhe Aleksandër Meksi.
Siç theksuam edhe te shkrimi në fjalë, ai dokument ishte më i parëndësishmi në të gjithë dosjen voluminoze me 140 fletë të hapur nga Sigurimi i Shtetit për ndjekjen e survejimin e Aleksandër Meksit dhe si të tillë mundëm “t’ja vjedhim” për ta bërë publike, pasi që nga dita që z. Meksi ka marrë në “dorëzim” dosjen e tij, (tre muaj më parë), ai nuk ka publikuar apsolutisht as dhe një dokument të vetëm prej saj.
Nga kjo dosje me siglën “Tepër sekret”, “ka rrjedhur” dhe një copëz dokumenti tjetër, që është Kartela Model 1, ku kanë nëshkruar me firmat e tyre, punëtori opetariv i Sigurimit të Shtetit, Besnik Bajraktari dhe zv/ kryetari i Drejtorisë së Punëve të Brendëshme të Tiranës, Refik Nanaj. Në këtë kartelë formular, ndodhet edhe data e vënies në përpunim të shtetasit Aleksandër Meksi, (8 dhjetor 1982) si dhe motivacioni për të cilën edhe i është hapur dosja në fjalë, ku thuhet: “Zhvillon agjitacion e propagandë me gojë”.
Siç duket dhe nga faksimilja përkatëse e kapakut të dosjes, matërialet kryesore në ngarkim të Aleksandër Gabriel Meksit, janë siguruar nga bashkëpunëtori me pseudonimin “Neranxa”, që ka qenë ngarkuar për ndjekjen e survejimin e tij. Sipas platformës të ish-Sigurimit të Shtetit, Dosja 2A që ishte hapur në ngarkim të Aleksandër Meksit, hapej për personat me rrezikshmëri të lartë, të cilët në rast lufte, pas të burgosurve politik, ishin të parët që ekzekutoheshin.
Data e venies ne perpunim, 08.12.1982.
Me nje fjale, Sandri, spiun i Sigurimit.
Venia ne perpunim do te thote qe ndiqej dhe survejohej jo se ishte bashkepuntor.
Gazeta: Shkruhet :”absulutisht” jo “apsolutisht” thuhet “vlera absilute” jo “vlera apsolute”
Nik
LIDHINI PECION se pagujm ne populli se ktu çereku paguan per treçerekun , keshtu kan ardh punet punojn qorrat han horrat , mos e vrisni menien paska vujt shum e merito shperblimin.
LIDHINI PECION se pagujm ne populli , se ktu çereku paguan per treçerekun , keshtu kan ardh punet punojn qorrat han horrat , mos e vrisni menien paska vujt shum e merito shperblimin.
AM ishte dhe eshte nje eunk. mos humbsini kohe me te
Aleksander Meksi eshte nje Intelektual jo vetem i pregatitur nga ana e tij profesionale ku nder te tjera ka shkruar edhe libra ne fushen e arkeologjise ku edhe jane perkthyer ne gjuhe te tjera dhe vecanerisht ne gjermanisht , i kam lexuar vete jane ne biblioteken e qytetit ku banoj, por kjo verteton se ai ka qene kunder rregjimit te asaj kohe, pra dokumenti i mesiperm e verteton kete.
Une e kam lidhje gjaku me te, dhe e verteta eshte se i gjithe fisi i familjes Meksi kane qene intelektuale qe nuk jane pajtuar me rregjimin e Hoxhes.
Si familje e kane prejardhjen nga Labova, por shume me pare kane ardhur nga Mirdita.
Ju lutem mos shani Intelektualet e Shqiperise, por luftoni maskarrenjte qe e kane grabitur e po e grabisin popullin.
O Kaloçi,ku e ke gjetur ti kete kopliment sipas te cilit kush ishte ne 2A ,ne rast lufte ekzekutohej direkt. O njeri perse nxit urrejtje midis njerezve me shpifje te tilla djallezore.Kujt i sherben ti mor i pshtire me keto sajesa monstruoze.Kujt i thur lavdi dhe kujt kerkon ti ngacmosh qetesine?Keni 28 vjet qe nuk ngopeni së mashtruari dhe shpifuri dhe e çoroditet kete popull qekurse ju morret altopolantin e shpifjeve dhe kercenimeve ne dore.E katandist te drejten dhe lirine e fjales ne lehje qenësh.Turp edhe per redaksine e gazetes qe mbledh plehra te tilla per te mbushur faqet ne mungese te materialeve objektive dhe shqetesimeve te verteta te popullit dhe shoqerise shqiptare.
Dosja formulare ishte dosje operative, jo fashikull apo dosje e hetimit, ndjekjes penale. Cdo sherbim informativ k/zbulimi, ne kuadrin e detyres funksionale, cel dosje operative per subjekte te caktuar, qe jo-detyrimisht ezaurohen me fillimin e ceshtjes penale, etj. Publikut duhet t’i thuhen te vertetat, jo opinionet nisur nga interesa personale, politike, etj.
nje nga ata qe ka grabitur shqiperine ,qe ka perndjekur politikisht eshte leksander meksi.i perfshire ne kontrabanden e naftes nga greqiane drejtim te jugosllaise me firmen shqiponja te pd.lejoi dhe perkrahu firmat piramidale.pergatiti shkaterrimn e shqiperise ne vitin 1997.ju kujtohet vendimi i qeverrise meksi 24/1?do me per belulin?
Une nuk besoj se Mekset i kane krijuar vete dosje te tilla. Megjithese te gjithe e dime ,se Shqiperia ne 97 u dogj per mustaqet e Meksit, qe nuk pranonte te jepte doreheqjen. Prandaj pak na intereson nese ka qene i survejuar apo spiun Meksi ne ate kohe. Ne kohen e vet Meksi e Berisha e ndriten Shqiperine, e i begatuan shqipetaret.
Meksi ka vjedh kryqin e kishes se laboves dhe shume artifakte te tjera te gjetur ne kerkime arkeologjike dhe si restaurator i pregatitur jashte (derguar nga regjimi Komuniste) ka zhduk Ikona me vlere nga kishat e Restauruara.
Dhe spajun i gerkut.
Doni me per Belulin?
Me artikullin e djeshem u tha se meksi NUK do ti beje Publike kete dosje.
Po Po na cajne mender bithen u bene dy dite dhe kush e di sa do zgjasi.
1 rrjesht ne dosje – 1 artikull – 1 dite.
Meksi ka vjedh kryqin e kishes se laboves dhe shume artifakte te tjera te gjetur ne kerkime arkeologjike dhe si restaurator i pregatitur jashte (derguar nga regjimi Komuniste) ka zhduk Ikona me vlere nga kishat e Restauruara.
Dhe spajun i gerkut.
Selek eshte shume i sakte ne ato qe thote, Kaloç kompetenti ia vesh kot,por kot ama!
ku i ka gjetur keto ky fare gazetari? Po jo vetem qe jane gjalle shume nga ata qe i njohin keto
veprime te ishsigurimit, por ka edhe dokumente. Le ta thote se ku shkruhet qe keta te 2A
ekzekutoheshin ne rast lufte? fantazi dhe vetem fantazi! Merre me mend sikur te ekzekutohej njeri
qe ndiqej per propogande dhe vete ju njerezit e shtypit thoni qe me tendence te tille ishin
qindramijra, shtoju ata me tendence spiunazhi, diversioni,terrori etj etj. Pra nje pjese e popullit te ekzekutonte pjesen tjeter!
Kjo eshte hata mendore e ketyre te “perndriçuarve” intelektual! Beni punen Tuaj ose po qete te zotet nxirni ate qe ishte
udherrefyesja e Sigurimit dhe Policise se asaj kohe,platformen e punes operative! Nje material teper,teper sekret i kohes
dhe shihni sa te verteta e sa genjeshtra ka ne keto
qe ju shkruani.
Per kujtese te “Kaloçve” thenia ” kepucare merru me kepuce, se kostumin e di rrobaqepesi” ju shkon shume sharlataneve
e te paudheve qe bejne e thirin intriga e shpifje. E lini Sandrin eshkrete atje ku ishte,se mos i del ndonje “kleçke” tjeter
antiheroi!