DOSSIER/ "Mi ço fjalë nanës e i thuej se e kam dasht shumë..." Historia tronditësë e gjimnazistit që humbi këmbë e duar nga torturat ç’njerzore të komunistëve

22 Shtator 2018, 14:51Dossier TEMA

Çastet e fundit dhe amaneti i Filip Logorecit, lënë bashkëvuajtësit të tij të qelisë, Zef Staku. Historia tronditësë e gjimnazistit shkodran që humbi këmbë e duar nga torturat ç’njerzore në hetuesi e më pas dha shpirt në burgun e Shkodrës.

Nga Luljeta Progni

Kur në radio BBC dëgjohej zëri i Anton Logorcit, duke analizuar se si po shkeleshin të drejtat e njeriut në Shqipëri, i vëllai Filipi, po vuante të gjithë egërsinë e diktaturës komuniste nëpër birucat e burgut famëkeq të Shkodrës së viteteve të para të komunizmit.

Filip Logoreci, ishte fëmija i shtatë i familjes Logorci në Shkodër. Sapo kishte përfunduar gjimnazin.

Natyrisht kishte ëndrrat e tij për të vazhduar studimt e larta si fëmijët e tjerë të Logorecëve. Është ndër ndër familjet e spikatura në Shkodër e mbarë vendin, për traditën e dijes, kultures e patriotizmit.

Por Filipi nuk do të mund ta vazhdonte traditën sepse regjimi kishte vendosur të lëshonte mbi të, të gjithë mllefin monstruoz për kundërshtarin e regjimit.

I vëllai i Filipit, Anton Logoreci, ishte në atë kohë drejtues i sektorit për Shqipërinë dhe Evropën Lindore në radio BBC, në Londër. Anton Logoreci ishte një ndër analistët më në zë të BBC në atë kohë dhe mjaft aktiv për ngjarjet që po ndodhnin në vëndet e kampit komunist. Natyrisht Shqipëria dhe regjimi komunist, zinin një vënd të rëndësishëm në analizat e tij. Sa më shumë fjalë lëshonte Anton Logoreci kundër regjimit komunist, aq më shumë ngushtoheshin hekurat nëpër kyqet e këmbëve dhe duarve të njoma të të vëllait gjimnazist, Filip Logorecit.

Janë katë vite të mundimshme nëpër birucat e burgut të Shkodrës, atje ku u torturuan e u vranë qindra kundërshtarë të regjimit komunist. E ka rrëfyer historinë e Filipit, bashkëvuajtësi i tij i burgut, Zef Staku, dhe na vjen përmes një artikulli të botuar në Shkodranews, nga pinjolli i i kësaj familje Pjetër Logoreci. Në këtë rrëfim, ka detaje shumë të dhimbshme të ditës së fundit të Filip Logorecit në burgun e Shkodrës.

Vakti i fundit

Familja e Filipit kishte sjellë disa ushqime dhe vshjmbathje sipas rregullores, pasi lejohej një herë në tre muaj që familjarët të mund të kujdeseshin për të burgosurin. Filipit nuk i lejohej takimi me familjen. E ëma Maria nuk e kishte parë qysh ditën kur e arrestuan dhe nuk e dinte se çfarë po ndodhte me të birin. Ashtu në heshtje e ëma e la atë çantë me ushqime e veshje për të birin dhe u largua zemërthyer. Pas pak gardiani i burgut u shfaq në qelinë ku ndodhej Filipi dhe shokët e tij…Me ulurima ai thirri në derën e qelisë: … Cili është Filipi?! … hajde të marrësh ushqimin që solli familja…!

Por Filipi nuk mund të çohej sepse ai nuk i kishte as duart, as njërën këmbë. Doktori i burgut kishte vendosur tia priste pasi nuk kishte zgjidhje tjetër. Për shkak të shtrëngimit të hekurave gjymtyrët e Filipit ishin gangrenizuar. Filipi jetonte si në ferr me dhimbje e rënkime. Bashkëvuajtësi i tij, Zef Staku, kujdesej çdo ditë për të duke u përpjekur ta ushqeje, ta lajë e ta ndërrojë me aq mundësi sa kishte.

“Filipi nuk mund të ngrihet, zotni komandant”, u dëgjua zëri i Zef Stakut përtej hekurave, “ai asht shumë i smurë e ka ra në kllapi prej ethesh…”. Kapterri hodhi mbi çimento tasat e ushqimit duke mallkuar Filipin, Lekën e gjithë të tjerët…

Zef Staku, e mori çantën me ushqime që nënë Marija kishte dërguar për Filipin dhe u përpoq ti jepje një lugë me lëng mishi. Por Filipi ishte shumë i sëmurë e nuk mund të hante as të pinte. Në qeli ishin 13 veta. Askush nuk bzante në respekt të orëve të fundit të jetës të shokut të vuejtjeve. Në qeli vazhdon heshtja. Filipi është në grahmat e fundit por po përpiqej të belbëzojë disa fjalë. Zefi arrin të kuptojë përmes belbëzimesh: … Zef, … nanës, mi ço fjalë nanës…, … i thuej që e kam dasht shumë… nanës…Zef”

Prej së largu u dëgjuan këmbanat e kishës, ndërsa Zefi përshperiste lutjen e fundit për shpirtin e Filipit. Pas pak orësh dëgjohet përtej hekurave edhe britma e nanës Mari.(kujto.al)

36 komente në “DOSSIER/ “Mi ço fjalë nanës e i thuej se e kam dasht shumë…” Historia tronditësë e gjimnazistit që humbi këmbë e duar nga torturat ç’njerzore të komunistëve”

  1. Epo kjo pune says:

    tragjike, nderim te thelle …. por nga ana tjeter, me shume kujdes me pergjithesimet gazeta sepse nuk mund te futen te gjithe ne nje thes si komuniste… ka patur e ka plot komuniste patriote, njerezor, te sakrifices per kombin dhe ka patur e ka plot maskarenj edhe nga ata qe kane bere namin por nderkohe ia hedhin paq medemek se kane qene antikomuniste… edhe Hitleri ishte i tille! Nderime familjes me emer Logoreci, asgje nuk duhet te harrohet por kujtohet dhe respektohet dhe pergjegjesite dhe meritat te jene konkrete.

    1. Flm says:

      Keto jane krimet makabre te komunizmit dhe te Bythqirit te Frances Enver Hoxha, qe disa e mjeran antikapat e ardhurojne akoma dhe Sot.
      ####
      Masakroj popullin e vete ashtu sic nuk ju a ka bere Shqipetareve as Nazizmi, as Serbi as “Greku”, por vetem Turku, …. vetem nje Turk-Arnaut si Laver Hoxha mund te bente te tilla tortura djallezore.
      ###
      Respekt ndaj kujtimit te ketyre viktimave, jane shenjtor Shqiptar qe u martirizuan.

      1. Che Guevara says:

        Keta kelyshe kane paguar per te gjitha krimet qe i kishin bere popullit qe nga koha e perandorise osmane dhe bashkepunimi me te gjithe pushtuesit per interesat e tyre dhe armiqve te Shqiperise!
        Ata paguan gjakun e derdhur daj partizaneve clirimtare,te spiunimit ,diversionit kunder pushtetit popullor etj!
        Cfare donin keta kerma,qe t’i mbulonin me lulke?
        Ja shikoni se cfare bejne sot e 28 vjet gelbazat fashiste,qe vetem shajne,shpifin dhe sajojne gjoja se u qenkan prere kembet!
        Meqenese paska qene regjim kriminel,atehere pse u duhej t’ia prisnin kemben,kur e kishin me kollaj ta pushkatonin?
        SHPIFNI SA TE DONI,por bisht qeni do mbeteni!

      2. Tanguli says:

        Flm Pisoglendi, shkerdhatave grekomane si raca jote ja u shtrime kabllin deri ne fyt! Te fala gjysh tend burgaxhiut, qe u denua si spiun i grekut ? ? ?

  2. Sevo says:

    Do te Cohen klyshat e komunistave dhe do te thonte qe nuk eshte e vertet

    1. Selek says:

      Po ti mor klysh i spîuneve qe shiten vellezerit e tyre tek nazifashistet, çdo na thuash per kete moster te rradhes qe rekeni ta ringjallni. A se kuptoni se duke dashur te vini vetulla po i nxirrni syte vetes mor zagar i lindur nga kryqezimi i satëme me pushtuesit nazifashist?Harroje se do vij dita te merrni drejtimin e vendit. Kjo histori perfundoj njehere e mire ne nentor 1944 ne vendin tone si edhe ne mbare boten antifashiste. Prisni me shprese se ndonjedite do ngjallen mostrat e Hitlerit dhe te Duçes

      1. Liu says:

        Cfashiste o monster,ju vrate e therret vetem shqiptare.

        1. mirel says:

          Ik liu..q.andej nga ke ardhur.
          Ishin keta kelyshe antishqiptare qe bashkepinuan me fashizmin dhe nazizmin dhe vrane shqiptare.
          Ata i ngjyen duart te paret.
          U parapajmeruan ose ti bashkohedhin popullit ne Lufte ose te rrinin urte se hakmarja do binte mbi ta.
          Ia kish qefi te vellait te kruhej te BBC, pasojat i hengri ky.
          Nuk ka rruge te mesme midis paleve armike.

          1. Arbeni says:

            po prandaj ta ka q. mamin komshio o mirel, se te kishte armik

            1. opa opa says:

              E ke nga pervoja pesonale o Arben birkurvisti ? ? ?

          2. zaim zajmi says:

            OR KOKËQELBËSIRËR, ata, ata, ata na paskëshin ndotur shpirtmutin tuaj
            dhe ju duheshka të torturoni kush ju del përpara se jua do shpirti krimin.
            Praktika komuniste shumë më barbare se ajo naziste.

            Krahasoni faktet! Revolucionarët bolshevikë dhe sjellja me kundërshtarët politikë (Gjermania Naziste, Italia Fashiste) me

            “Demokracitë” Socialiste Enveriste, Polpotiste, Staliniste.

      2. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

        Pas pushtimit 500 vjecar osman, e keqja me e madhe per shqiptaret ishte Enveri dhe kelyshet e tij.

        1. mirel says:

          Ju kelyshet e Zogut jeni pislleku dhe e keqa e ketij kombi.
          Komumizmit ti hani mune se beri shtet te cilin ju u munduat ta sabotoni qe ne fillim.
          Prandaj moret ate qe u takon.
          Rraca juaj e qelbur po mban peng ecjen perpara te vendit, se kerkoni gjak si atehere kur i ngjyet duart me bijte partizane.
          Mire ju gjeti.
          Dhe deshmoret e Luftes sakrifikuan, luftuan dhe u vrane per Shqiperine.
          Plerat si ju vrasin Shqiperine.
          Ky eshte ndryshimi.

          1. Arbeni says:

            po prandaj ta ka q. mamin komshio o mirel, se te kishte armik

        2. Tani says:

          @Garda Pretoriane. Gjate pushtimit Osman 500 vjecar sic e quan ti. Qe dihet historikisht qe nuk ka qene pushtim por bashkesundim. Por ti sa paske ardhur nga nje planet tjeter sic duket dhe nuk qenke tokesor. Shqiptaret i vuri ne krye te perandorise per 500 vite . Kurse Enveri i futi neper kampe perqendrimi. Biles dhe foshnjat qe sapo kishin hapur syte.

          1. u dhime duke qesh says:

            Edhe ty te vune turqit ne krye te haremit te sumcpumave dhe tallnin carin me sumen tende o Tan Cari ?

      3. preshevali says:

        Dhashtë Zoti dhe i përjeton mbi fëmi keto tortura të lehta komuniste,
        e torturat e egra fashiste ( ndaj shqiptarëve ) i përjetofsha unë me fëmijë.

      4. NY. says:

        Or ti selek sylesh, monstra enver zhduku gjithe inteligjencen me preteks
        “bashkepuntore” te fashizmit.Per te mbajtur pushtetin me kusht qe i dhuroj Titua
        Po M.Shehu K.Azbiu B.Balluku e tje,e tje.Kujt i sherbyen ? fashizmit ?
        Mundohu te kuptosh se pse i qeroj pederi enver, miqte e “armiqte”

      5. zaim zajmi says:

        Një PËRLIGJIE e KANIBALIZMAVE ENVERIANE

        nazifashizmi = komunizmi

  3. Albani says:

    Sa e dhimbshme.
    Lavdi e I paharruar kujtimi I tij.

  4. Ylli says:

    Ka patur komuniste patriote e atdhedashes ??? Cfare shakaje ose ne rastin me te mire ,cfare ironie.
    Ka me dhjetra nacionaliste e zyrtare shqiptare ne kohen e pushtimit nazi- fashist ,qe kane shpetuar komuniste e simpatizante te PKSH.Qe nga Qazim Mulleti ,Man Kukaleshi e deri te Bahri Omari e Ibrahim Bicakciu ndihmuan me para ,strehim e shkollim komunistet.Cfare bene keta te fundit kur moren pushtetin ne dore ??? Ate qe kishin mesuar nga Baba Stalin e Vella Tito…..vrasje ,varje e internime te bashkekombesave te tyre.
    Si jane nipat e komunistave mbas 70 vitesh ??? Ashtu sic eshte ky komentuesi me lart me llagep “SELEK “….monstra e turp i races njerezore edhe mbas 70 vitesh.

    1. mirel says:

      Ate qe u takon keni marre. As me pak e as me shume.
      Kurvat antishqiptare duan te permbysnim shtetin dhe te mernin ndonje dekorate.
      Ne boten tjeter, kete te ndyren qe krijuat sot. Se atehere vente haka te vendi.
      Qarte?

      1. Arbeni says:

        si e ka mamin? po pyet komshiu, Mirel.
        vazhdon e padhohet me komshiun e ti tani?
        se keshtu e kishte zakon, kur komunisti, atij qe ti i thoje, babi, shkonte ne pune…
        beje ADN-me xhan se dua t’a di a je i imi apo i Qamilit, sepse ne te dy e padhonim mamin tat, kur ngeli shtatzene

    2. zaim zajmi says:

      Po YLLI, këso përbindëshash shpirtërorë, prototip “SELEK” gjallojnë ndërmjet nesh dhe identifikohen se janë “shqiptarë”. Punë edhe për perëndinë.

  5. IVONI says:

    .. zoterinj gazetare , na jepni pak portretin e ketij njeriu qe e paraqisni si hero ,, ! Edhe ketu duhet te nderhyjne organet kopetente pasi te rehabilitohen kriminelet , eshte mekat, ESHTE TRADHETI E DYFISHTE ..! ATA TURPIN E MOREN NE PERJETESI , POR PAS AREDHESIT DUHET TE REFLEKTOJNE ..! NE SHQIPERI TRADHETARET , SPIUNET PAGUAR NGA JASHTE , HISTORIKISHT JANE DENUAR , SIKURSE KUDO NE BOTE ..! E DREJTA E FJALES ESHTE PARIM DEMOKRATIK , POR JO SHERBIMI NDAJ NAZI -FASHISTEVE DHE REAKSIONIT TE BRENDESHEM SI BASHKEPUNTOR I TYRE ..!

  6. Vlonjati says:

    Hapni dosjet, pastaj diskutoni. Prej tyre del e verteta, jo prej artikujve.

  7. Emy says:

    Nuk e di pse nuk kerkon falje Nexhi mqns e ka akoma shansin dhe nuk ka vdek?

  8. Korabi says:

    Kur lexon komentues SELEKUN i dine shume mire se partizanet Rusio sovjetik ja kane qire nenen dhe ka dale ky kopil i perzime me sllav-bolshevik. Mjerisht kemi nje perqindje shume te madhe . Me mire me nazizmin se sa kelysh kurve komuniste edhe pse diktature por te pakten kane pasur nje cop burreri ndersa halet komuniste asnje gje vetem duke vrar dhe masakru gra e femi dhe per njeri tjetrin ne pabesi kjo eshte pune e tyre e vetme e mire

  9. ELIOT says:

    TREGIM I PREKSHEM ..GJYNAH I SHKRETI QE KA RENE NE DUART E DISA TE CMEDURVE …OR KMA PASUR KOMSHIJE KOMUNISTA … DHE NUK ISHIN NJESOJ KOSHTE EDHE QE E KUPTONI … POR CFARE TE BENIN .. TE SHKONIN NE BURGJE … KOMSHU IM ME I MIRE ISHTE KOMUNIST … DHE KRRE SNA SPIUNOI POR NA QENDROI AFER SA HERE QE KISHIM NEVOJE .. DH E DINTE S ENE SHTEPINE TONE KURRE SE SHIKONTE FOTON E ENVER SKIZOFRENIT ..POR E KUPTONTE DHE ISHTE NJERI I MIRE .. DHE KAM NJE MENDIME PER FEMIJET …QE KURRE SBEN GJE PER TE NIDHTUAR BOLSHEVIKET JO ISHIN FEMIJET TE CIVILIZUAR DHE NA KUPTONIN ..PRADAJ JU LUTEM .. KAM VUAJTUR NAG BOLSHEVIKET ..POR TE MOS I FUSIM TE GJIITHE NE NJE CANTE .. POR KA PASUR EDHE DISA KRIMINELA Q EDHE SHQIPTARIN VELLAIN E VET E TORTUONN PER TE FITUAR PIKE TEK PARTIA ….HISTORIE RRENQETHESE …. MERCI GAZETARET E DITES .. DHE TE MOS LUFTOJME NJERI TJETRIN SE KISHTE DISA KAFSHE TE EGRA JO .. KISHTE E DHE NJEREZ TE MIRE KOMUNISTA .

  10. Pellazgos says:

    Sigurisht qe ka patur komunist te mire balliste te mire,prifterinj te mire,hoxhallare te mire zoti me comentin Epo kjo pune.
    Eshte sistemi qe ben diferencen.
    Ka patur poluce p.sh qe ishin tolerante se e kuptonin qe ishte regjim i padrejte por kishin edhe familje apo detyrime,por ai regjim prodhonte me shume armiqesi,lufte kllasash,konkurence te padrejte,interesa te pa merituara.
    Ketongjarje ndodhen ne te gjitha vendet ish socialiste,por ne nje nivel me te ulet se shhqiperia myslimane.
    Shqiperia si strukture identitare e ka te huaj dhe te ardhur me dhune dhe si e tille ka krijuar nje vakum ndermjet populsise qe paraqitet edhe ne marredheniet shoqerore.
    P.sh.
    Po te kini parasysh se cfare thote Enveri ne pleniumin e partise para se te arrestohej Kadri Hazbiu.
    Ai thote qe,Beqir Balluku ka qene mu……t mu…..i po kete te vinim,Bedri Hoxhen?
    Po mire more turk,nuk kishte Epirote te Kastriotit ne Albanistane por vetem myslimane ne ushtrine turkoallvanese?
    Prandaj edhe shqipetaret te vrasin per nje te pare apo per nje gje te vogel,se e kane te perzier gjekun me tueqit.
    I thone 500 vjet.
    Pashallaret,Bejleret,Agallaret apo me minera familje te Hoxheve nuk e kishin problem martesen apo krushqite me vellezerit e tyre Osmane,thjexht ishin nje me ta dhe nuk e prisnin kurre qe te binte Perandoria e tyre Turqia.

  11. mirel says:

    O kermat e Temes.
    Nxirni historite e trimereshave dhe trimave qe u vrane nga nazofashizmi.
    O kelyshe zogiste..e tregoni me fakte qe jeni atavizem gjenetik i Zogollit te gropa e mamase suaj.
    Qelbesira

  12. Ilri says:

    Titulli duhet të jetë pa apostrof, o të pashkollë!

  13. alpin maloku says:

    ti flm je nje bythqir vatikanit qe vjell vec vrer nga goja jote e piset, te pelqen kur te pallojn greket e fashistat e te pjekin ne furre o funderrin,xhaxhit i ke rru vec k…. ti dhe te paret e tu maskara.

  14. noc luleta says:

    Gabimi i KOMANDANTIT qe se zhduku kete rrace tradhtare te pa bese antishqiptare.

  15. zaim zajmi says:

    A KA PASUR PERËNDI në ato caste.
    Si duroi dhe lejoi edhe ai që këto të këqia të ndodhnin.

    Nuk bëhet fjalë këtu për komunizmin si doktrinë se ajo në thelb synon humanizimin e të gjitha raporteve ndërnjerëzore.

    Praktika, kush mori përsipër (PËRBINDËSHAT SHPIRTËRORË) të niste të përjetësonte.

    Janë njerëzit përbindësha ata që i japin vulën një jete konkrete në rrethana shtetërore.

    AMAN, o PERËNDI, AMAN!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje