Komunizmi, anën kriminale të tij e ka të lidhur ngushtë me ekonominë e dobët. Udhëheqësit komunistë sa gjakatarë ishin në drejtimin politik, aq ishin edhe injorantë në drejtim të ekonomisë. Procesverbalet e bisedave të tyre, janë tekste të jashtëzakonshme humori që na tregojnë në çfarë derexheje përfundoi ky shtet me të tillë njerëz. Kam përzgjedhur disa ekstrakte bisedash.
Më 16.10.1984 Sekretariati i KQ të PPSH-së dhe të ftuar, diskutoi një rend dite të përbërë prej 6 pikash, e para e të cilave ishte problemi i mishit, i cili kishte kohë që ishte zhdukur nga tregu si mall normal dhe jepej vetëm me miqësi ose me kufizim e me tallona. Në mbledhjen në fjalë merrnin pjesë: Enver Hoxha, Ramiz Alia (sekretar i KQ), Adil Çarçani (kryeministër), Besnik Bekteshi (zëvendëskryeministër), Harilla Papajorgji (kryetar i Komisionit të Planit). Udhëheqësit e Byrosë apo të Sekretariatit, të “gjithëditur”, diskutonin për gjithçka. Duke lexuar këto rreshta, kuptohet më mirë kush e ka drejtuar Shqipërinë.
Pjesë nga debati në Sekretariat
Shoku Besnik Bekteshi: Me gjithë dëborën e madhe…edhe me blegtorinë jemi mirë në këtë periudhë.
Shoku Adil Çarçani: Lindja e qengjave deri tani ka shkuar normalisht, dëmet kanë qenë të pakta.
Shoku Enver Hoxha: Tani që përmende qengjat, mu kujtua një emision që pashë mbrëmë në televizor. Paraqiste një tufë delesh e qengjash. Te kjo më bëri përshtypje numri i madh i deleve të zeza. Qengja dhe dele të zeza ka, por tek-tuk, kurse në atë tufë kishte shumë. Pse nuk i shtojmë ato? Kanë ndonjë ndryshim nga delet e bardha?
Shoku Adil Çarçani: Ndonjë ndryshim në prodhimtari ose cilësinë e qumështit e të mishit nuk kanë, por që kur janë shtuar racat e bardha, të zezat janë duke pakësuar.
Shoqja LenkaÇuko: Përmirësimi racor e ka prishur delen e zezë.
Shoku Enver Hoxha: Po e prishur ka qenë ajo, se gjithmonë rrallë ka pasur dele të zeza, kurse në tufën që paraqiti mbrëmë televizori, kishte shumë të tilla.
Shoku RamizAlia: Unë kur e pashë, mendova mos kishte ndonjë defekt gjatë transmetimit, aq të errëta ishin figurat në ekran, pastaj vura re që delet ishin të zeza.
Shoku Adil Çarçani: Në atë emision bëhej fjalë për tufën e Progonatit dhe më bëri përshtypje sa ishin rritur qengjat…Kooperativa bujqësore e Progonatit ka dalë me disa tregues jashtëzakonisht të mirë në blegtori, shoku Enver. Ata ju kanë dërguar një letër, me të cilën ju njoftojnë arritjet e tyre. Për këtë më tha në telefon, sekretari i parë i Rrethit të Tepelenës.
Shoku Enver Hoxha: Kam dhënë porosi t’u bëjnë ndonjë letër përgëzimi në emrin tim, se u vjen mirë lebërve.
Shoku Adil Çarçani: Mirë do ishte se e duan delen ata, janë të lidhur ngushtë me bagëtinë e imët, qengjat e kecat e vegjël i marrin dhe i mbajnë afër zjarrit derisa të kalojnë periudhën e vështirë pas lindjes, tamam si fëmijët.
Shoku Enver Hoxha: Posi, këtë e kanë në traditë ata.(Kastriot Dervishi)
O Kastrikar Dervishi, delja e zeze duhej shtuar sepse e bardha humbiste ne debore. Nuk dallohej! Dhe te gjesh udheheqes qe interesohet per detaje ne Bujqesi, eshte gje e madhe!
Po ti je nje hajvan qe te ligen e ke ne shpirt dhe injoranca te pikon edhe nga bytha!
E hapi prapë thesin
që në arkiva vodhi
si ballokum bajate
ca letra na i hodhi.
.
Me fakte na sqaroi
se kush ishte Tirani
Dervishi 55-ës
Dervish nga qElbasani.
…
Po ti ca kohe sikur te humbi vula more derman!? Dole prape ne mixhilis ti more, edhe Kstriot edhe Dervish!? Prandaj nuk kenaqeshim dote ne me leximin e shtypit!? Dukej qe mungonte dicka, por nuk e gjenim dote se cfare ? Here tjeter po a pate bere ne mend nje gje till, mos u mbollise kaqe shum! He derman!
Diktator Enver Hoxha,por gjente kohe te shikonte televizionin kur jepeshin lajmet dhe e diskutonte me pasion njerezor!
Ndersa Rama me harbuteri dhe urrejtje mburret se NUK I LEXON GAZETAT!
Gjejeni ju se kush eshte sjelle si DIKTATOR, ENVER HOXHA apo Edi Rama!
Mortja qe s’te ha o Rame mavriu me boje qe te duket vetja se je lider boteror!
Sa largpames cobani enver ! Byroja e bagetive te partise punes diskutojne rreth deleve.
Ja u rriten prodhimin e pulave hungarezeve, me tollona,gjysem pule(zogu) per familje per
15 dite.
Per fshataret, rritja e pulave ishte shkelje e vijes se partise,simbas loqes enver
Pergjigja eshte fare e thjeshte;
Leshi i bardhe, eshte me i vlefshem se i jepet cdo lloj ngjyre dhe meqenese jane seleksionuar gjithmone delet me lesh te bardhe, ngjyra e zeze tek delet eshte rralle.
Ne rastin konkret, sic u permend me siper, jane preferuar te shtohen delet e zeza per shkak te debores.
Perpara se te zbutej delja; pra ne gjendje te eger, delet kane qene me ngjyra te c’rregullta. Vetem seleksionimi, ka bere qe te jene pothuajse te gjitha te bardha.
TALLTE BYTHEN ENVERI SE GJETI DISA COBAN NGA VLORA NGA SHQIPERIA … DHE INTILIGENCEN I VRAU .. TE GJITHE QE U SHKOLLUAN JASHTE NE PERENDIM I VRAU ME PRETEKSE KOTI …JA KUSH ISHTE ENVERI NJE ZGJEBS QE U TALL ME POPULLIN PER 50 VJET .. PO TE ISHTE NE FRANCE NJE DEBILE SI ENVERI ..EDHE 5 DITE SDO TI KALONTE ..DO TE VAREJ NE MES TE PARISIT SI TRADHETAR I POPULLIT …PO CONCEPTI I DISA COBANEVE E MBRON NGA KRIMET QE I BERI POPULLIT …. I MADHI GENERAL DE GAULLE ..KUR POPULLI ISHTE I PAKENAQUR QE BEN REVOLUCION ..SIPAS KOMUNISTAVE ….. NE 1968 .. I L TE LIRE POPULLIN NUK I VRAU SI ENVERI PER NJE IDE TE KUNDERT ..NUK FUTI NE BURGJE NUK INTERNOI ….JO POR THA OK SKAM BERE PUNE TE MIRE ..DONI ME SHUME .. DOLLARE DHE TE PUNONI ME PAK …. JA LA QEVERIN BOLSHEVIKEV REVOLUCIONAR QE DONI P K RUSE …POR POPULLI KUR E PA QELLIMIN E VERTETE TE DIKATURES RUSE … TE DISA BOLE CHEVIKEVE NE FRANCE ….. I BEN THIRRJE GENERALIT TE MERRTE PUSHTETIN SE NUK DONI TE PEFUNDONI SI KACABUJ PA BUKE ME RRACACION DHE NE MJERIM . . ENVERI PERFITOI NGA ANALFAETIZMI I POPULLIT ..QE DIS AI KENAQI ME KOS .DHE QE I PRURI NE TIRONE …NGA FSHATRAT E LARGETA… VETEM NJE QE E KA TRURIN ME LIMITE TE KUFIZUAR SMUND TI KUPTOJE KETO GJERA .. ..MERCI GAZETA SE CDO DITE E ME SHUEM MESOJ PER PISELLIQET E BOLSHIKEVE …SE ZERI I POPULLIT ISHTE GAZETE PROP KOMUNISTE …
Tallte bythen enveri me cobanet labe ;;;; Ishte kelysh kurve e dinte se ishin tyca Leberit dhe keshut i vriste kur te donte ;;; Cfar idiotash dhe shin ne qeveri keto debila ;;;qe nga muhabetet duken sa intiligenta qe jane ;;;;