RRËFIMI/ Si i ndaloi Kadri Hazbiu pilotët në tragjedinë e Fekenit: Mos shkoni atje, do na shtoni viktimat!

16 Shtator 2018, 12:12Dossier TEMA

INTERVISTA/ Flet ish-piloti Janaq Jorgji: “Si i evakuuam rreth 30 të aksidentuar nga vendngjarja. Ky fluturim, i cili ishte nga më të vështirët në historinë e helikopterëve Mi-4 në vendin tonë, më pas u studiua dhe u fut në programin e uljeve jashtë heliodromit”

Një ortek bore sulmoi papritur vendfushimin e Malit me Gropa, në vendin e quajtur Feken. 30 ushtarakë mbetën të plagosur, ndërsa 19 të tjerë humbën jetën, duke luftuar kundër masës së bardhë vdekjeprurëse, e cila rrokullisej me zhurmë, nga lartësitë… Kjo ngjarje tragjike e 6 shkurtit të vitit 1981, vjen përmes një rrëfimi të posaçëm për “Albanian Free Press” nga njëri prej protagonistëve të saj, veteranit të aviacionit dhe pilotit të helikopterëve Mi-4, Janaq Jorgji. “Kohë e keqe, të jap urdhër të mos ngrihesh më! Nuk kemi përse të shtojmë viktimat…”, ishte urdhri i prerë i ish-ministrit të Mbrojtjes së asaj kohe, Kadri Hazbiu. Por komandanti i helikopterit e kundërshtoi, duke i dedikuar jetën asaj dite të vështirë fluturimi, të mbarsur plot me rreziqe…

Intervistoi Albert Zholi

Si e kujtoni tragjedinë e Fekenit, atë ditë të errët, teksa ishit njëri nga pjesëmarrësit e drejtpërdrejtë të atij aksioni shpëtimtar?

Ishte ora 12.00, e datës 6 shkurt, të vitit 1981. Po bëhesha gati për të dorëzuar, sipas rregullit, detyrën e pilotit të gatshëm. Ndodhesha në dhomën e gatishmërisë fluturuese. Kisha qenë në detyrë 24 orë, pa reshtur dhe do të shkoja për të pushuar pranë familjes në Tiranë. Papritur, në dhomën e gatishmërisë u fut rrëmbimthi komandanti i Regjimentit të Helikopterëve, Hetem Mehmeti. Ai më dha urdhër të merrja pajisjet vetjake të pilotit (shlemafonin, planshetin, hartën, etj.) dhe të shkoja me shpejtësi pranë helikopterit të gatshëm, në vendqëndrimin e helikopterëve.

Si veprove?

Rrugën nga dhoma e gatishmërisë, deri tek helikopteri i gatshëm Mi-4, me numër anësor 6-46, e përshkova thuajse me vrap. Gjatë saj, hamendësova se diçka e rëndë kishte ngjarë, derisa erdhi vetë komandanti i regjimentit. Detyrën konkrete nuk e dija, por e përmblodha veten dhe “u futa në rol”. Në vendqëndrim, pranë helikopterit me numër anësor 6-46 gjeta menaxherin e tij, teknikun fluturues, Viron Troqe.  Ai ishte njëri nga bort-teknikët më të zotë dhe më të shkathët që kishte regjimenti. Kontrolluam rishtaz shkallët, vinçin, barelat dhe pajisjet e tjera shpëtuese. Ndërkohë, erdhi Hetemi. Si gjithmonë, serioz e fjalëpak. Ai kishte marrë detyrën konkrete dhe aty, ma bëri me dije edhe mua.

Kush ishte në vendqëndrim?

Në vendqëndrim, pas komandantit të regjimentit ishte shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Veli Llakaj dhe 4-5 oficerë shoqërues të tij. Ai ia kishte transmetuar urdhrin komandantit tim të ekuipazhit. Do të vinte në Feken, për të parë situatën nga afër, së bashku me shoqëruesit. Ata hipën në helikopter. Veliu u ul pas meje. Lëshuam motorrin dhe bëmë provën e plotë të tij dhe të agregatëve të tjerë, sipas kërkesave për t’u ulur në lartësi, me ngarkesë. U ngritëm në ajër dhe morëm lartësinë 1100-1200 metra, deri në Grykën e Tujanit.  Deri atje, moti ishte i përshtatshëm për të fluturuar; shikimi horizontal ishte i pranueshëm, binte një vesë shi, e cila nuk na pengonte. Frynte erë e lehtë, në parametra normalë. Kur u futëm në Grykën e Tujanit, ramë në lëkundje ajri të papara. “Epo gryka i ka turbulencat”, thamë dhe vijuam fluturimin, por nuk ishte plotësisht ashtu. Përvoja na kishte gabuar. Era dhe turbulencat nuk ishin si ato që kishim provuar. “Era do të jetë mjaft e fortë”; na tha Hetemi, e ashtu doli. Ndërtuam manovër për të dalë prapa antenës së Dajtit. Ndërkohë që vështirësitë e komandimit të helikopterit u shtuan.

Kush e bënte pilotimin e drejtpërdrejtë të helikopterit?

Komandanti i ekuipazhit, Hetem Mehmeti, ai që bënte pilotimin e drejtpërdrejtë të helikopterit, iu drejtua shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, me fjalët: “Fluturimi do të jetë shumë i vështirë, shpejtësia e erës është jashtë limiteve të rekomanduara për këtë tip helikopteri…”. Pa u futur në kompetencat e specialitetit të pilotit, Veli Llakaj i sugjeroi Hetemit: “Vlerësoje vetë situatën, ti je specialist. Nëse nuk është moti i përshtatshëm, edhe mund të kthehemi, nuk ka përse të shtojmë viktima të reja”. Hetemi më pa në sy dhe pa fjalë, m’u duk sikur më pyeti: “Si thua ? Të vazhdojmë fluturimin, apo të kthehemi…?”. U morëm vesh, pa fjalë, vetëm me një vështrim. Ia dija kokën dhe aftësitë komandantit tim, prandaj rashë dakord, pa fjalë. Vendimi u mor: Do të vazhdonim fluturimin e do të uleshim, duke rrezikuar. Si ekuipazh, dëftuam kompaktësi dhe u shprehëm në unanimitet. Vijuam fluturimin, në kushte tejet të vështira.

Si do ta cilësoje këtë etapë fluturimi? 

Etapa e fluturimit, nga antena e Dajtit në Feken, ishte një “vorbull e vërtetë”. Nuk më vjen për mbarë të them se ishte një skëterrë. Përpara kishim një mur dhe shkonim drejt tij. Fluturonim drejt së panjohurës. Mali i Miçekut nuk dallohej fare. Na duhej të uleshim në qendër të asaj “vorbulle” të errët, pa ditur ku shkonim. Era vinte nga mali, ajo ishte brizë dhe duke kapërcyer malet, shtonte “vrapin” e zbriste, tatëpjetë e hazdisur. Briza, përveç spostimit nga vija rrugore, shoqërohet me lëkundje, jo të vogla. Vendi ku duhet të uleshim ishte diçka, pa mbërritur në kamping, në kurrizin e një lartësie rreth 1000 metrash mbi nivelin e detit, në vend të paeksploruar, me përmasa tepër të kufizuara. Hetemi, kur po shkonim në ulje, më paralajmëroi se në krahun tim (në të djathtë), ndodhej një pemë (kumbull) e lartë 4-5 metrash, e cila pengonte dhe nuk dukej nga larg, për shkak të shikimit horizontal të dobët. Shpejtësia ajrore, sipas instrumentit në kabinë ishte 160 km/orë. Në instruksionet përkatës, helikopteri Mi-4 lejohet në fluturim, kur shpejtësia e erës, në tokë është jo më tepër se 18 m/sek, d.m.th. 65 km/orë. Vështirësitë e pilotimit të helikopterit ishin të papara, por edhe njerëzit në rrezik, duheshin shpëtuar. Na mbetej vetëm një alternativë: të uleshim, me çdo kusht, qoftë edhe duke rrezikuar veten.

Si veprove?

Mblodha veten! U tendosa, pas komandave. Në veten time kisha një lloj sigurie, edhe pse ulesha për herë të parë në atë vend. Sigurinë ma shtonte prania e Komandantit të Regjimentit, në kabinën e majtë. Jo si funksion, por si specialist i fluturimeve të vështira. Hetem Mehmeti, njihej si njëri nga pilotët më të përgatitur dhe më guximtarë të helikopterit Mi-4. Vitaliteti i tij; guximi, trimëria, iniciativa vepruese dhe talenti i rrallë si fluturues, sikur m’u ngjitën, siç përhapet një epidemi gripi. Mora zemër dhe u përfilla për të dhënë ndihmesën time në këtë sipërmarrje të rrezikshme.

Si do ta cilësoje këtë situatë? 

Situata faktike kërkonte teknikë pilotimi të përsosur dhe veprime të sakta. Çdo minutë sillte një situatë të re, më të vështirë. Shtuam syçeltësinë për të kapur në kohë, çdo ndryshim të situatës sinoptike dhe për të vepruar në përgjigje të ndryshimeve. Përcaktuam drejtimin dhe shpejtësinë e erës, në vendin e uljes. Kjo është detyrë e parë, për çdo ekuipazh, por për ne merrte rëndësi të veçantë. Për shkak të erës, nuk mund të kalonim në rreth të dytë. Çdo pasaktësi në llogaritje, mund të pasohej nga rrjedhoja të paparashikuara. I kujtuam njëri-tjetrit veprimet që lipseshin. Dubluam njëri-tjetrin, pa e penguar dhe u ulëm, në kurrizin e një lartësie, siç e kishim parashikuar. Motorin nuk e fikëm, e mbajtëm me xhiro maksimale e nuk guxonim t’i ulnim ato, nga droja se mos helika mbajtëse, takonte me bishtin e helikopterit. Ulja e kryes mbi sipërfaqen e bardhë, trashësia e borës së re arrinte rreth 20 cm. Në ulje, stuhia e borës së re, nuk na pengoi të përcaktonim lartësinë nga toka. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe shoqëruesit e tij, zbritën nga helikopteri e shkuan drejt kampingut.

Pritët gjatë?

Pritëm rreth 40 minuta, me motor të ndezur, derisa u sistemuan në helikopter të aksidentuarit. Sistemimi i 6 të plagosurve, disa nga të cilët rëndë, nuk ishte gjë e lehtë. Ata që ishin më rëndë, u vendosën në barrela, të tjerët, ata që mund të qëndronin të ulur, u vendosën në karrige. Gjatë marrjes së të aksidentuarve, shpërthyen vlerat fizike dhe fryma luftarake, e pleksur me humanizëm e bord-teknikut Viron Troqe, i cili i vetëm e përballoi atë situatë të vështirë dhe të rrezikshme. I kallkanosur, me duar dhe fytyrë të mavijosura, Vironi, u tregua një hero i vërtetë. Kush e ka përjetuar, një situatë të ngjashme, e di mirë rolin e teknikut të bordit dhe sakrificat e tij. U ngritëm, si u ngritëm. Ishim me fat, që era nuk ndryshoi drejtimin. Pas ngritjes, e patëm shumë të vështirë të rrotulloheshim, për t’u futur në Grykën e Tujanit. Në lartësinë e kalimit të saj, era ishte anësore dhe nevena duhej të rrotulloheshim, me hile, si “vjedhurazi”. Të aksidentuarit i ulëm në oborrin e Spitalit të Përgjithshëm Ushtarak, në Laprakë. Pa fikur motorin, u ngritëm e shkuam sërish në Feken, ku na pritnin fatkeqë të tjerë. Moti ishte siç e lamë, por shikimi horizontal ishte përkeqësuar. Atë ditë, u ulëm në Feken, 4 herë. Evakuuam rreth 30 të aksidentuar. Në çdo ulje pasardhëse, Hetemi, me veprime të përpikta i takoi rrotat me tokën, në të njëjtin vend. Kjo është vlerë e tij, e pakundërshtueshme. Fluturimi i katërt u krye thuajse në muzg. Kur po bëheshim gati për të shkuar në Feken, për të tretën herë dhe ndodheshim në oborrin e Spitalit Ushtarak, Hetemin e kërkoi në telefon ish-ministri i Mbrojtjes, Kadri Hazbiu. Mes tyre u zhvillua një dialog i ashpër. Ministri: “Të jap urdhër të mos ngrihesh më! Nuk kemi përse të shtojmë viktimat, mjaft janë ato që na mori orteku…”. Hetemi: “Shoku Ministër, …jo vetëm që do të shkoj se në vendin e ngjarjes ndodhen shumë të aksidentuar që duhen evakuuar, por jam i sigurt se do të shpëtoj shumë jetë të rrezikuara seriozisht.  Nesër e sqarojmë çështjen e urdhrit…”. Kishte një motiv domethënës Hetemi që mendonte e vendosi ndryshe. Të aksidentuarit, edhe pse në gjendje mjaft të rëndë shëndetësore e shpirtërore, kur dëgjonin zhurmën e helikopterit që afrohej, mblidhnin forcat, u shtohej optimizmi për jetën e shpresonin në “fuqinë magjike të helikopterit”. Këtë, aviatorët e kishin parë në mjaft raste të ngjashme.

Si ishte e nesërmja?

Të nesërmen, i njëjti ekuipazh, u ul edhe njëherë tjetër në Feken, por tashmë moti ngjante me një pranverë të vërtetë. Ky fluturim, i cili ishte nga më të vështirët në historinë e helikopterëve Mi-4, në vendin tonë u studiua dhe u fut në programin e uljeve jashtë heliodromit. Ekuipazhi Mehmeti- Jorgji-Troqe, me sakrificën që bënë, ndikuan në përmirësimin e jetës të atyre që shpëtuan nga ai rrezik iminent. Përballë vlerave të tyre, kushtet e motit “u dorëzuan” dhe ata që kontribuuan në plotësimin e këtyre fluturimeve dolën fitimtarë. Në këtë mënyrë, ulja në Feken, në ata kushte, i shtoi Regjimentit të Helikopterëve një hallkë tjetër në gjerdanin e lavdisë kolektive.

20 komente në “RRËFIMI/ Si i ndaloi Kadri Hazbiu pilotët në tragjedinë e Fekenit: Mos shkoni atje, do na shtoni viktimat!”

  1. Sara says:

    Frasheri gjithmone ka nxjerre bura e njerez te mire…

    1. vjeshta says:

      BURA????!!
      Ç’thua mi Sara? Ndoshta ka nxjerrë BURRA?
      Po shkruaj shqip moj budallaçkë.
      Sepse edhe yt shoq po qe BURË ….spaska loqe. Uroj ta kesh BURRË!?

    2. ELIOT says:

      QE NGA KJO DITE Q E I KA DHURUAR DEKORATEN … KADRIUT ….ENVERI THOTE ME VETE BEJ QEF MORE KADOSH BEJ POR PLUMBIN SI SHUME TE TJERE DO TA MARRESH …JA PO TE BEJ NJE DHURATE QE TE FLESH GJUME REHATE SOT ..SE KAM NEVOJE PER NJE QEN SI TY …POR NESER SA TE MBAROJEN PUNE ME TY DO TE VRAS SI QEN MBAS MALIT TE DAJTIT …PRANDAJ GEZOHU SI BUDALLAH ..QE JE …JA PYET KUNATIN TIM KU ESHTE SOT ..???????? DERI DJE SPIUNONTE PER MUA DHE TANI SKISHA ME NEVOJE PER NJE SPIUN TE F ASHISTAVE DHE E VRAVA SI QEN . E NJEJTE RRUGE DO TE JETE EDHE PER TY KADRI PRANDAJ MOS U GEZO SHUME SI IDIOT QE JE ..PO JU TREGOJ NJE HISTORIE QE KURRE S E KEN LEXUAR NE GAZETEN????ZERI I POULLIT . MERCI

  2. fyelli says:

    Cfare jane keto intervista mashtruese,qe thone se u vrane 19 vete kur ne fakt u vrane vetem 11 vete!
    Kjo eshte e verteta dhe ju po te doni bejini edhe 1 milion te vdekur!
    Beni mire te numeroni te vraret,te mbyturit ne det,te vdekurit neper malet e Greqise me debore,mte aksidentuarit rrugore,tre ngujuarit nga gjakmarrja etj qe jane me dhjetra mijra keto 28 vitet e fashizmit tuaj kriminal!

  3. sami says:

    Numri i te vdekurev nuk eshte i sakte ndoshta mund te arrij tek 12

  4. Perjetesisht ballkanas says:

    Respekt

  5. Vertino says:

    Keta jane vertet heronj te heshtur,njerez humane dhe te sakrificave sublime.Nuk gjen te tille sot ne shqiperi por jo vetem
    Sot ka vetem hajdute dhe kriminele qe marrin jete njerezish e jo me te sakrifikojne jeten e tyre per te shpetuar te tjeret.Honorees dhe respekte per keta aviatore heronj.

  6. xhim xhiboksi says:

    Kam qene prezente ne ate tragjedi dhe keshtu eshte e verteta ne kur shikonim helikopterin qe vinte verdalle per tu ulur rrinim me shpresen e madhe kishte nje mobilizim te madhe nga te gjithe studentet oficeret por mbi te gjitha kishte shtete me qindra Bçe qe vinin e iknin ne rrugen per ne QafeMolle e Tirane vetem shtet ne gatishmeri te larte.Ata pilote jane heronje te vertete dhe ska sot te tille.

  7. orteku says:

    Ishte 6 Shkurti 1981. Ne ishim 8 toga ne ate mengjes te zymte duke ju ngjitur Fekenit. Per mua ishte hera e pare ne ate fushim dhe nje eksperience e trishtueshme. U vrane 11 vete, 8 studente e 3 pedagoge. Te gjithe te rinj, te gjithe me familje, te gjithe buzeqeshur ne jeten e veshtire qe kishin zgjedhur. 4 ishin nga dega e prapavijes. I mbaj mend te gjithe edhe pas kaq vitesh. Ishin shoket e mij. Bujar Aga, Ilir Gramatikori, Aleko Gjoni e Pellumbit qe nuk ja mbaj mend mbiemrin, 4 studentet e tjere ishin nga kembesoria. Kurse nga pedagoget mbaj med Clirim Pulen. Nuk di cte them per cka thote artikulli ne lidhje me pilotin, por di qe helikopteret erdhen atje dhe morren te vdekurit e te plagosurit. Nje ngjarje e dhimbeshme dhe asnje mase per 11 jete te humbura nga pakujdesia e aventurizmi i sistemit diktatorial. Ishte nje dite gri si me se shumti te gjitha ditet e diktatures se keqe hoxhiste. 4 nga viktimat e ortekut nuk gjenden dot qe diten e pare. Per ata u deshen disa dite te kerkohej.

    1. kujtese says:

      Keshtu eshte e verteta bashkevujtes kemi qene Pellumb Rrapo quhej studenti I prapavijes nga Berati vdiqen nga orteku tete studente e tre petagoge. Me shume u demtua toga e prapavijes viti III ku mbeten edhe dy studente te e sakate perjete. Respekt per pilotet trima te asaj kohe

  8. albamich says:

    Ky Helikopter , nese nuk ka shkuar per skrap nga Imamet ne pushtet, duhet te kete nje vend ne muze!

  9. Orteku says:

    Deshe te shtoja nje dicka nga ajo dite e kobshme. Nje ndjenje jo humane qe me ka ndjekur pas ne keto 37 vjet. Nje shoku jone, nje frikacak tiranas por me mbiemrin e nje ish klubi futbolli te njohur asokohe, ishte post kapanon ate dite. Kur ne u kthyem ne kapanon dhe treguam per ate cka ndodhi dhe e gjithe shkolla ishte alarm, e ne akoma ishim ne jerm, ai A.L. (Nuk dua tja them emrin) dhe qe nuk kishte bere asnje hap jashte kapanonit ate dite shkon tek helikopteret dhe vete e shtrohet disa dite ne Laprake, ne spitalin ushtarak te kohes ku vajten viktimat dhe te plagosurit e vertete si i demtuar nga orteku. Me tej mori e pushim nga doktoret dhe e kaloi keshtu ate qe te tjeret e kaluan si nje stuhi ne jeten e tyre..E me vone ai “Zoteri” u be oficer i Ushtrise Popullore.

  10. piloti says:

    Jeni shume i sakte u vrane vetem 11 veta.

  11. Rush says:

    O la. mire qe genjen, por te pakten, genje me karar. Era me shpejtesi 160 km ne ore qe shkruan ti eshte uragan I forces 5 dhe nuk ka asnje lloj helikopteri qe ta perballoje.

    1. piloti says:

      O Rush e lexon gabim. Shpejtesia 160 km/ore eshte e helikopterit ne krahasim me rrymen e ajrit qe tregon instrumenti,ndersa shpejtesia ne krahasim me token ka qene rreth30-40km/ore.Ky ndryshim eshte nga era e forte perballe. ground speed.

  12. Daja says:

    Po ta kujtoj une “Ortek”…… Rapi e kishte mbiemrin Pellumbi dhe une jam personi qe e kam nxjerreme duart e mia nga thellesia e debores rreth me shume se nje ore nga renia e ortekut te pare vdekjeprures.. Prane kam patur shoket e klases Gjergjin, Janin,Nexhipin , Ibrahimin,e te tjere dhe oficeret e pedagoget, .. te famshmin Petrit Muzaku, Abaz cipin, , Clirim Bellon Nikollaq Beron e te tjere.. Te gjithe i kujtoj si heronj te vertete.. Petriti i beri frymemarrje goje me goje Pellumbit dhe tani me dridhet mishi kur ai si gjigand u ngrit ne kembe duke thirrur “GJALLE ! ESHTE GJALLE !!!!!! (Behej fjale pikerisht per Pellumb Rrapajn) Shpejt shtrime nje pelerine dhe sajuam nje tezge rreshqitese ku vendosem trupin e Pellumbit qe lish dhene shenja jete . Kater shoke nga tanet e kapen ne kater cepe pelerinen dhe fluturimethi u nisen ne rrgen rreshitese te lugines me qellim per te derguar trupin sa me shpejt pikerisht te helikopteri ne fjale . Ne grupi tjeter morem zemer se mund te gjenim akoma te tjere te gjalle nen shtresat e bores se ortekut te pare .. Madje Nikollaqi nxorri pistoleten dhe zbrazi te tere karikatoren e fishekeve me qellim qe ne kete zone te vinin forca te tjera per kerkim..(ishte situata kur po perpiqeshim te gjenim trupa te studenteve nga orteku i pare ) Nuk mund te bej specialistin por kam menduar dhe mendoj se shkrepja e armes ishte nje fatalitet pasi vetem 1 min me pas ne u gjendem nen vesrshimin nga maja e Mecekut te ortekut te dyte vdekjeprures.. Ne ishim mo tamo ne gojen e ketij orteku qe i printe nje stuhi shkaterruese ajri e pastaj masa e sternadhe e bores qe fshinte cdo gje perpara.. I kujtoj mire te gjitha levizjet e mia dhe te shokeve prane …… ata njerez per mua ishin vertet heronj…. Nuk di si shpetuam ne qe shpetuam por ky pra orteku i dyte pervec se na fshiu neve, kapi ne gjys te rruges dhe grupin trasportues te trupit te Pellumb Rrapajt dhe shkaktoi vdekjen jo vetem te tij por dhe njerit nga tarnsportuesit (N. Copes). Nikollaqi, Chimi gjithashtu nuk i shpetuan dot vdekjes kurse Muzaku qe u entuziazmua aq shume per Pellumbin se mund te mbijetonte vetem dy min me pas u gjend 10 tra metra poshte ne lugine me brinje te thyer por me shans per te mbijetuar e me sa di une jeton akoma diku jashte Shqiperise (nder e lavdi per te ) ,
    Nuk po zgjatem se po behem i bezdisshem per lexuesit ndoshta nuk eshte vendi per keta lloj kujtimesh por nderkohe nuk mendoj se eshte vendi per komente politike…. Mos harroni: Ngjarjet ndodhin ne kohe dhe hapsire . vlera e ngjajeve gjykohet per kohen qe ndodhin ….Heroizmi per te shpetuar jete njerezish nuk zbehet ne cdo rrethane..

    1. Free says:

      Ne kushte dtuhie shkreptima e armed nuk shkakton ortek.

    2. shqiptar says:

      bravo te qofte- e verteta te bind e te imponon respect par ate qe e thote

  13. Daja says:

    Mendoj se eshte gabim teknik…. Nga orteku humben jeten 11 vete.. U plagosen rreth 84 te tjere Njeri prej tyre mbeti per tere jeten invalid …(Luani) Pra nuk kane vdekur 19 vete..

  14. Orteku says:

    Faleminderit Daja, po Rrapaj e kishte Pellumbi. Ndersa per eren a stuhine qe pershkruhet nuk me duket se ishte ashtu, ajo ishte nje dite e zakonshme dimri dhe jo nje dite furtune. Mua te pakten keshtu me kujtohet dhe me vjen keq kur dikush mundohet te beje heroin duke spekulluar me jetet e 11 studenteve e pedagogeve. Orteku I dyte ishte dhe me i fuqishem se i pari pasi mblodhi dhe deboren qe la pas I pari. Ai shkaktoi vdekjet me se shumti pasi e gjithe shkolla qe ishte ne aktivitete te tjera u sulen per te na ndihmuar ne qe pesuam ortekun e pare. Asgje heroike une nuk pashe aty. Ishte nje dite aksidentale qe paaftesla dhe pregatitja jo profesionale e stafit drejtues te shkolles duhej ta kishte shmangur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje