Trakti i 1946: Rrugët e Shkodrës i lanë me gjak, poshtë partia terroriste e Enver Hoxhës

26 Shtator 2018, 10:39Dossier TEMA

Ky trakt i rrallë i hedhur në Durrës në shtator të viti 1946, dëshmon se sa të qartë ishin një grusht njerëz në fillesat e regjimti komunist për terrorin dhe masakrat e përgjakura, me të cilat do të procedonte regjimi i Hoxhës nga fillesat e diktaturës deri në grahmat e fundit të saj.

Trakti është dërguar në Komitetin Qendror nga Adil Çarçani, i cili njofton se në Durrës ishin shpërndarë në atë kohë shpesh trakte të tilla dhe se duheshin gjetur autorët e tyre për “tu mbyllur” gojën njëherë e mirë”.

Në traktin me titull “Terror i pa shembullt” ndër të tjera të thuhet: Populli i jonë u gënjye por do të dijë edhe të çlirohet vetë nga këta hajdutën komunist. Nuk ësht terun akoma gjaku i derdhun nëpër rrugët e Shkodrës disa dit nga nacionalistat Shqiptarë, të cillët dhanë jetën e vet për të çl.irue popullin nga zgjedha e poshtër komuniste.

Duhet ta dijë populli Shqipëtarë se bijët e tijë ma të zgjedhun, sot janë mobilizue për të luftuar rregjimin grabitçarë të Enverit, dhe nuk është larg dita në të cillën udhëheqsit e partisë do të japin llogari për vuajtjet që po i shkaktojnë sot popullit”. Por Historia dëshmoi se ky paralajmërim për represionin e regjimti komunist nuk u dëgjua sa duhet dhe se levat e pushtetit të Enver Hoxhës arritën t’i mbyllin nji nga nji gujët e kundërshtarëve dhe të me dhunë ta mbajnë pushtetin për 45 vite.

Më poshtë e sjellim të plotë traktin e hedhur në Durrës në shtator të 1946-ës.

Terror i pa shembullt

Në këto kohët e fundit ësht shtuar pa masë terrori komunist. Vuajtjet e popullit, janë të mdhaja. Populli Shqiptarë që derdhi gjakun për të fituar lirinë dhe nji jetë ma të lumtun, sot asht i shtypur nga klika komuniste Enver Hoxhës me shokë. Populli i jonë u gënjye por do të dijë edhe të çlirohet vetë nga këta hajdutën komunist. Nuk ësht terun akoma gjaku i derdhun nëpër rrugët e Shkodrës disa dit nga nacionalistat Shqiptarë, të cillët dhanë jetën e vet për të çl.irue popullin nga zgjedha e poshtër komuniste.

Duhet ta dijë populli Shqipëtarë se bijët e tijë ma të zgjedhun, sot janë mobilizue për të luftuar rregjimin grabitçarë të Enverit, dhe nuk është larg dita në të cillën udhëheqsit e partisë do të japin llogari për vuajtjet që po i shkaktojnë sot popullit.

Në rrëzimin e klikës trathëtare që ësht tuej na pi gjakun, duhet të marri pjesë i gjith populli i ndershëm Shqiptarë.

Poshtë Enver Hoxha

Poshtë Jakob Stalin

Poshtë partija terroriste komuniste

Poshtë TITO

I përjetshëm qoftë kujtimi i dëshmorve të S H K O D R Ë S

Rroftë O N R A S H

BURIMI: AQSH, F. 14, V.1946, d.50

6 komente në “Trakti i 1946: Rrugët e Shkodrës i lanë me gjak, poshtë partia terroriste e Enver Hoxhës”

  1. ME EMER says:

    .. POSHTE KRIMINELET ..! LAVDI VEPRES SE ENVER HOXHES ..! LAVDI MARKSIZEM -LENINIZMIT ..!

  2. Ivan i madh says:

    Bravo Tema e Mero Baze se po e konkuron denjesisht 55en e Fari Balliut keni nje rivalitet te madh per te hedhur balte mbi ate sistem ku ishit te priviligjuarit dhe tani antikomuniste me te medhenj. Komentin e di që nuk do e publikosh si ke bere dhe here te tjera kur njerezit thone realitetin e te verteten Mero pershendetje Farine si si disidente e pare te atij sistemi.

  3. Lumi says:

    Trakt I qarte, sikur te shkruhet sot. Fati keq e deshi qe Enveri Hoxha te qendronte gjate ne pushtet, ta varferonte, ta sakatonte dhe ta deformonte kete popull.

  4. Pokeristi says:

    Jane pafund aktet perbindeshe kriminale te regjimit te Hoxhes e shpures se tij.Ka pasur nderkohe dhe njerez te kethjellet qe ne fillesat e atij regjimi monstruoz,qe kane reagur.
    Eshte detyre patriotike per cdo shqipetar te ndricoje figurat e atyreve qe usakrifikuan duke ju kundervene satrapit e satrapes Hoxha.

  5. vjola says:

    LAVDI BURRIT TE MADH QE NENAT LINDIN SHUME ….SHUME …RRALLE ENVER HOXHA . I PERJETESHEM KUJTIMI . Keni 30 vjete more lapangjozer pse nuk beni shtet ? Keta qe keni qene ,keta jeni vetem per te vjedhur dhe shkaterruar . E prandaj i shte i keq Enveri se nuk te linte te vidhje e te shkaterroje apo te kurveroje .

  6. Lexusi says:

    Enveri e deformoj ket popull nga letyra qe i gjeti siç jan sot se ne fakt kta qe shikoni sot jan SHqiptaret e vertet qe nuk len gje te tmerrshme e te pa moralshme pa bo , siç bejn sot, i mori ENveri ne 44 dhe i beri njerez te ndershem me dhun i beri te moralshem me dhun i shkolloj me dhun i futi ne pun me dhun i hoqi fen me dhun se rrinin si ne kabul , pra i beri njerez me dinjitet me dhun ket popull , sot e tridhjet vjet qe iku ai sistem shikoni e shkruni , imagjinoni çfar ben vaki ne kte vend ,ku vjedhin mashtrojn vrasin kurverojn ,bejn seksa me njerzit e gjakut kap baba gocen e çuni nonen vret çuni baben se i ha byrekun , pra gjo pa bo nuk kan lon sot SHqiptaret qe 50 vjet nuk kemi imagjinu ksi monstruozitetesh , pra Enveri na nimoi ne kte drejtim un them se na boni njerez .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje