Fotot e ndryshimit: Ja si u transformua Bregu i Lumit në Tiranë

10 Tetor 2018, 13:06Sociale TEMA

Qytetarët që jetojnë pranë zonës së njohur si Bregu i Lumit kanë shpëtuar tashmë prej përmbytjeve që pësonin thuajse pas çdo shiu.

Ndërhyrja e Bashkisë së Tiranës për rehabilitimin e gjithë kësaj zone me ndërtimin e skarpateve dhe pritave në gjatësinë prej 8 kilometrash të Lumit të Tiranës ka zbehur tensionin e banorëve dhe ka zvogëluar dëmet materiale dhe efektet në mjedis.

Sot, Bregu i Lumit, nuk është më i ekspozuar si vend grumbullimi për mbetjet inerte dhe urbane, por ka një ndikim të lartë pozitiv në ekosistem, familje dhe në qytetin që transformohet.

Sistemi i lumit ka bërë që jo vetëm ai të futet brenda shtratit, por ndërkohë ujërat e zeza shkojnë në kolektorë dhe nuk hidhen më në lumë si dhe është bërë gjelbërimi i zonës në të dy anët e skarpateve.

Në tetor 2013 , 513 familje të cilat jetonin në zonën e Bregut të Lumit u përmbytën duke sjellë një dëm kolosal për ekonominë e tyre, por edhe për qytetin, ndërkohë që falë nisjes së punimeve nga administrate e re për rehabilitimin, në vitin 2016 ishin 154 familje të dëmtuara. Ndërsa 2017 do mbahet mend si viti që shmangu përmbytjet në zonën e Bregut të Lumit.

6 komente në “Fotot e ndryshimit: Ja si u transformua Bregu i Lumit në Tiranë”

  1. shvejku says:

    Tek Bregu i lumit qe nuk ka asnje shtepi Veliaj hedh miliona se aty del fitimi,ndersa ka harruar lumin e Lanes,qe eshte i mbushur me gure,dhera,plehra ne gjithe gjatesine e tij,ndersa pas ures se pallatit me shigjeta nuk eshte bere asnje rregullim ndonese ne te dy anet ka shtepi!
    Ky merhum interesazhi nuk i behet vone se ka lene pa asnje investim 50 mije banore te Yzberishtit,qe jetojne si ne Bombej te Indise!

    1. Aleanca shqup-leshedhi says:

      Pirdh te shfryhesh o zhvejku i vicidolit

  2. Lani says:

    mos se na i nem sala me banden e PD..ptu ptu ptu qoft larg

  3. Xhipja says:

    Vazhdoni o legena.shani Erjonin.Vitin qe vjen.votoni prape per Lulin i cili eshte lidhur ne menyre te pazgjidheshme me aromen e.shures.Njeso si ju qe.akoma familjarisht ju pelqen era e.qenefit edhe mba 30.viteve.

    1. Aleanca shqup-leshedhi says:

      Jane mutrat e Sales dhe bajgat e Monikes qe shqetesohen nga pastrimi qe po i ben Erioni.

  4. Virusi says:

    Shtratifikimi lumit eshte mase e duhur. Attached jetojne njerez prej dekadash. Yzberishit s’ja ka fajin Erjoni po kryetari hajdut qe e dhjeu ate zone. Erdhet u futet ne ate mejhane pa ditur c’eshte qyteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje