I “frikshmi” Edmond Koseni: Nga Kateshi, tek Nehat Kulla, si i rrihja kriminelët me duart e mia

10 Tetor 2018, 08:56Politika TEMA

“E vërteta është që atë Kateshin e kam rrahur.

E kam rrahur para se ta dërgoja në qeli, që t’i thosha Elbasanit se shteti është më i fortë se krimi.

Ndoshta s’duhej, por unë nuk jam ky që flet tani, kur kam përballë një kriminel”…. ky është një shpjgim shumë i sinqertë i komisar Edmond Kosenit.

Ishte koha kur Shqipëria sundohej nga bandat e krimit në disa pjesë të rëndësishme të territorit të saj. Edmond Kosenit, i ra për pjesë të dejtojë policinë pikërisht në këto teritore atje ku ai bëri edhe histori si “komisar i hekrut”.

Do të mbahet mënd si komisari i Peqinit të vitit 1997, i vetmi vënd ku nuk u shpërthyen depot e armëve, si komisari që riktheu dorën e shtetit në Tepelenë e Lushnje e më pas për tu kthyer në Elbasan ku bandat kishin bërë kërdinë.

Quhej “komisar i hekrut” jo vetëm se ka guxuar të vërë dorë mbi kriminelë të rezikshëm, të ngjashëmve të tyre sot, nuk guzojnë policët as tiu përmendin emrin….

Komsiar Koseni i ka rrahur, i ka arrestuar e burgosur. Ishin krerët e bandave më të rrezikshme që sundonin vendin në periudhën e errët të vitit 1997.

Me dhunë apo pa dhunë, Koseni do të mbahet mend si komirari që arrestoi Nehat Kullën e Tan Kateshin emra të famshëm të botës së krimit, në Shqipërinë e 18 viteve më parë.

I pezulluar nga detyra për më shumë se dhjetë vjet, i akuzuar për ushtrim të “torturës me pasoja të rënda”, komisar Koseni i ka fituar të gjitha betejat me institucionet shtetërore dhe ka fituar të drejtën kthimit në detyrë.

“Ka 18 vite që bëj gjyqe dhe problemi është se mua më ka hetuar prokuroria edhe tullat dhe krevatet e shtëpisë. Vettingun e kam bërë gati dhe e kam nisur. Unë kam 18 vite që ha bukën time” ka deklaruar Koseni për “Dritare” të Rudina Xhunges.

“Ishte viti ’97 dhe në atë kohë ishte e vetmja mënyrë për të luftuar kriminalitetin. Unë dilja vetë në patrullë dhe në atë kohë kriminaliteti ra në mënyrë drastike.

Duhet të dilja vetë sepse kriminelët ishin të rrëzikshëm”, tha ai.

“E kam bërë fabrikën model i rregullit dhe sigurisë. Policët duhet të jenë vetë trima dhe të njohin familjet kriminale të zonës.

Polici duhet të mbështet maksimalisht nga kuadrot e tyre, madje edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit”, tha Koseni.

30 komente në “I “frikshmi” Edmond Koseni: Nga Kateshi, tek Nehat Kulla, si i rrihja kriminelët me duart e mia”

  1. pop says:

    e vertete , ai ishte i pari qe i rrifte te gjithe por filloi te rrihte edhe te pafajshmit, dhe filloi te merrej me trafik droge. rend vendosi por u kthye ne bandit edhe vete. bashke me policet e tjere ngacmonin femrat gjinaziste, ka qene nje polic i dobet qe ishte me grindaveci dhe filluan te hiqeshin si bande kriminale por nen petkun e policise. ne fazat e para ky vuri rregull dhe vendosi pak qetesi. kjo eshte e verteta. por keta rrahen nje xhaxha i cili ishte me biciklete dhe vetem se spo hapte rrugen filluan ta godisnin. me pas rrahen nje tjeter i cili merrej me biznes dy here, nje here ne rruge dhe nje here ne komisariat kot far, pa lidhje ne rruge. pra dua te them qe ky ishte i mire vetem per 1 vit pastaj degradoi ne bandit. aty polici me i mire ishte DODA te cilin e vrane per hir te fisit capja. me pas dodes i vrane edhe te vellain. prandaj sot cunat e banesave kane filluar te vrasin fisin capja sepse capjat ishin te vetmit qe kane vrane ne lagjen banesa dhe ja kane dale te shpetojne.
    koseni eshte nje ish bandit por qe u soll si gangster me kriminelet e kohes. kaq

    1. Agron says:

      Komisar me plot gojen qe nuk bashkpunoi me bandat ne Shqipri,ka qene vetem i ndjeri Gani Malushi,Trim mbi trimat te cilen e vrau urdheri i supermafiozit me dosje qe kalon nga leshelija tek ps-ja.I vetmi qe nuk ka bere para dhe as nuk ka vrare apo gjobitur ndonje biznesmen per para sic dhe dihet per te gjithe te tjeret,dhe i vetmi qe nuk bashkpunoi asnje sekonde me mafian por ua shtypi koken qe nga jugu dhe deri ne tropoje.Ai do mbahet mend si Figura me e larte e shtetit qe nuk beri asnje kompromis te vetem me bandat dhe mafian,te tjeret,qe nga me i madhi dhe deri tek oficeri me i thjeshte,ishin,jane dhe do jene ne sherbim dhe ne bashkpunim me MAFIAN.Te pakten kta qe njihen ne publik,paperjashtim te te gjitha ngjyrave,kane bashkpunuar dhe bashkpunojne dhe tani me fuqishem se kurre dhe bejne sherbime te ndersjellta vetem emrat i kane ndrysh,se per nga aktiviteti,te njejte e kane.Shqiperine mund ta ktheje dhe njehere ne normalitet,vetem nje dore e hekurt qe e don me shpirt vendin e tij dhe jo ca bije bushtras-tradhetare qe kane sunduar dhe vazhdojne,qe 40 vite.Qe nga sali serbi,ilir vazhdimsia e lidhjeve me serbine dhe deri tek ky pjestari i mafias me te rrezikshme sorrosiane.Tema,ju lutem publikojeni sepse nuk kam perdorur aqnje fjale te piset sic dhe publikoni ju vaehdimisht kur u shkon per shtat..

  2. Albani says:

    Bravo Mond Koseni.

    1. Komentuesi says:

      Edmond Koseni do te mbahet mend si komisari me i zoti,trim,i paperkulur dhe nuk e njihte friken.Komisar si Koseni nuk i vjen policise shtetit.Ai pa u trembur fare,i shrbeu shtetit dhe popullit ne menyre te shkelqyer dhe me besnikeri,e pa ineres personal.Ai ka vene vehten e tij shume here ne rrezik duke u perballur me kriminelet e medhenj te Berishes dhe te Ilir Metes,qe me mbeshtetjen e tyre qarkullonin lirisht.Ai ishte shpresa e qytetareve se po i jepej siguria e jetes dhe prones.Ate pune te madhe qe ka bere komisar Koseni,nuk e ka bere njeri deri sot,dhe meriton lavderime,nderime dhe respekt.Ai sot eshte i nevojshem per tu integruar ne policine e shtetit,pasi ka aftesi profesionale dhe morale.E peshendes zotin Koseni,duke i uruar gjithe te mirat,dhe nje dite te kthehet ne detyre.

  3. Gramosh says:

    Hej bela, sa shpejt harrojne njerzit! Po rrahjet e qytetareve kot ne mes te qyteti, pleq e femije (ecnin me biçiklete ne shetitore)? Po rrahjet e shoferave qe parakalonin policine kur ecte me 20km ne ore? Po gjobat qe ju vinte dyqaneve, psh. atyre te floritit i harruat? Po drogen qe gjasme e asgjesonte pa protokoll ne shkumbin. Ai ishte dhe eshte nje halabak, dhe kete e di i gjithe Elbasani! Shteti zbehet duke shkelur vete te gjitha rregullat.

    1. Illyrian says:

      hahahaha. “Asgjesimi” I famshem I droges në shkumbin. Gramosh, kushedi sa miliona bënte ai “mielli” që “asgjesoi” kolonel Koseni.
      Koseni ishte horr me grada, këta na e nxjerrin hero.
      Koseni dhunoi edhe një pacient në spitalin e Elbasanit, si dhe kërcënoi mjekun B.Gj. Pacientin e kishin rrahur apo plagosur më parë (policia), pra e kishin bërë për në spital.
      Eh, sa raste ka nga bëmat e Kosenit në Elbasan.
      Policia e Elbasanit në atë kohë ishte banda më e fortë e qytetit.

    2. Albani says:

      Kur ke pare ndonjehere ne periudhen pas Kosenit te asgjesohet droge?
      Ke pare ndonjehere shteti te asgjesoj heroine?po kanabis?
      Kosenin prandaj e hoqen,sepse u bllokonte drogen kokave ne Tirane.

  4. alb says:

    Ky edmond koseni jo vetem qe sduhet kthyer kurre me ne policine e shtetit por duhet te kishte here burg bashke me ata gjykatesit qe e kane rehabilituar per krime e tortura.
    Nje peqins brutal qe jeton me mendesi mesjetare.

  5. ALpini says:

    Ne Durres ka kene Xhep Kajoshi.

    1. Ok says:

      Hahaha, xhepi i rrifte vete,,,,e kishte doren si puter ariu,,,,e bonin ne breke nga xhepi,,,,

  6. orient says:

    ..mond koseni ka qene figura e zeze e policise qe perfitoi nga tranzicioni dhe tani krenohet qe ka qene kanibal..ato qe nuk i arrinte vete kishte kunatin….nuk e kuptoj daljen e tij..

  7. Feniks says:

    Koseni eshte person qe i takon kohes se Haxhi Qamilit dhe jo nje shteti te sotem!
    As policia e kohes se pas clirimit,kur vendi ishte mbushur me banda kriminale neper male,qe terrorizonin popullin,diversantet etj,etj nuk kane vepruar si Koseni!
    Koseni ishte polic qe i takon te shkuares e jo te ardhmes!
    Fakti qe sot ka banda kriminale nuk eshte faji apo pergjegjhesia e policise,por e nje shteti super kriminal,qe nxit dhe u hap rruge krimineleve!
    Ne Shqiperi mungon shteti ligjor,se kete lloj shteti nuk e bejne kryeministrat qe vijne nje here ne 4 vjet dhe qe mendojne vetem se si ta mjelin shtetin dhe tre sigurojne karrigen e tyre edhe per 4 vjet te tjere!
    Me permbysjen e socializmit,klikat sunduese nuk kishin nder mend te ndertonin nje shtet ligjor,per te gjithe shqiptaret,qe te krijonin kushte per rritjen e mireqenies se popullit ne cdo cep te vendit!
    Kjo nuk u be qe ne fillimet e saj nga klika e Berishes,se PD-ja e krijuar nga kellirat e sigurimit te R.Aliaj -t dhe njekohesisht edhe agjente te spiunazheve te huaja,ku kryesori ishte UDB-ja,nuk kishin asnje program te qarte politik,ekonomik,juridik dhe ushtarak se si duhej kaluar nga socializmi ne kapitalizem!
    Ne se kjo do te ishte,nuk do te fillonte se pari grabitja dhe shkaterrimi i te gjithe pasurise kombetare ne emer te luftes gjoja kunder komunizmit!
    Banditi Azem Hajdari mori uren e zjarrit ne dore dhe ku shkelte kemba e tij mbillej vdekje,shkaterrim dhe grabitje!
    Mbine si kerpudhat pas shiut lloj lloj bandash kriminale qe terrorizuan popullin,bene thirrje per gjakmarrje me parullat lincuese “KOMUNISTET NE LITAR”!
    Kesaj menxyre kriminale i parapriu Sali Berisha me zhvarrimin e Enver Hoxhes,me ngulmimin per te ndryshuar simbolet kombetare si flamuri,hymni kombetar dhe nxjerrjen ne rruge te madhe te dhjetra mijra puninjeve me ligjin kriminal 24/1!
    Veprimi me antinjerezor i klikes se Berishes ishte nxjerrja ne lirim e 90% te ushtarakeve me nje ligj qe kurre nuk u zbatua,vecse sa per te pastruar ushtrine nga kundershtaret politike!
    Aq kriminale ishte urrejtjha ndaj ushgtarakeve,sa per 3 vjet rresht atyre nuk u dha asnje lek pension,bile as kompesimi i bukes ,qe u jepej te gjithe qytetareve!
    Por urrejtja ndaj ushtarakeve nuk u mbyll me kaq!
    Pas vitit 1995 klika anti kombetare e Berishes nxorri cdo vit ,njeri pas tjetrit ligje ne kundershtim me Kushtetuten dhe Parimin e Sigurise Juridike,qe ulken ne cdo rast pensionin mujor deri sa e katandisen nje kothere buke!
    Edhe klika socialiste qe erdhi ne pushtet pas 1997-te juk beri asgje per te shfuqizuar ligjet anti kushtetuese te bandes se Berishes,por bu dha nje lemoshe!
    Aq e organizuar dhe e orkestruar ka qene dhe eshte akoma edhe sot urrejtja ndaj ushtarakevce,sa edhe PS-ja,pas ardhjes ne pushtet para 6 vjeteve,jo vetem nuk i shfuqizoi prap keto ligje qe edhe vete i pranoi si antikushtetuese,por u mjaftua vetem me ndalimin e mbajtrjes se debise se dhene me pare,qe perben 10 % te mases se pensionit te grabitur me pare!
    Jetojme nen nje regjim fashist,ndonese hiqet si demokratik,se eshte vete shteti qe sundohet nga diktatore kriminale si Berisha apo diktatore te djallezuar si Edi Rama!
    Populli shqiptar eshte perdorur si dele,mungojne sindikatat,fryma demokratike e protestes popullore qe eshte zevendesuar me ato te opozitave politike dhe OJQ-ve,qe kane patur e kane inbteresat e tyre per pushtet e jo per popullin!
    Shqiperine e sundojne klikat,qe ne baze te administrates shteterore dhe vendore nuk kane aftesine profesionale por militantizmin politik!
    Per deri sa kryetaret e partive tre kene ekskluzivitetin e hartimit te listave te deputeteve,ministrave,drejtoreve,ambasadoreve,doganiereve etj,etj,me siguri qe kurre nuk do te kete shtet ligjor dhe drejtesi apo me pak mireqenie te te gjithge shqiptareve!
    Shembulli me kriminal i nje kryebashkiaku gjoja te sukseseshem sic quhet Veliaj,verteton se sot mjafton t’i sherbesh padronit tend dhe poartise tende dhe je i nderuar!

    1. Eduart says:

      O i ke prite plumbat me dore thot kenga…..hahahahahaha nje karakurve hajdut pulash ordiner qe shkaterroi te gjitha uzinat dhe fabrikat me urdher te saliut,genc rrulit,gramoz pashkos, dhe ky tjetri i kuvendit,ilir hajdutit,et’hem rukes,arben imamit,ben blush birbilushit,ky diktatori i sotit dhe te tjereve qe kane perfaqsuar dhe perfaqsojne nteresat e serbise,greqise,italise,mafias sorrosiane dhe te tjerave shtete,pervec atyre Shqiptare,ai qe i “priti” plumbat me dore,u degjenerua si ordiner me inskenim nga grupi “katovica” i perbere nga te gjitha ngjyrat por qe bejne pjese ne te njejten MAFIA te mirefillte apo ne te njejten kupole por qe kane veshur kostumin e politiqenerve.

  8. Ed says:

    Ti rrifshe pleqt e ato si puna Tan Kateshit qe dihej s’do dalin mo nga burgu se te tjereve i hongre mutin,apo harove qe per te ik n’fshatin tat i bijshe nga rrogozhina

  9. Bilua says:

    Lexova disa komente kundra Komisar Kosenit,dhe te vinte per te vjelle.Ata qe flasin keq per Komisar Edmondin,do jene bythelepirsit e Saliut dhe te Bashes.Ishte i vetmi Koseni qe vendosi rregull,dhe luftoi kundra krimneleve te rrezikshem.Keta qe komentojne keq,duke se do jene perballur me Komisarin,dhe nuk u vjen mire,pasi do kene ngrene ndonje grusht.Mire ka bere Koseni qe ka goditur kriminelet,se edhe ata godisnin me shume dhe me keq.E meritonin grushtin.Pastaj ajo kohe ate sjellje duhej dhe kerkonte.Kriminelet ishin sheshit dhe tregoheshi sikur ishin me te forte se shteti.Koseni ne kete rast ka mbrojtur jeten e njerzeve,por edhe autritetin e shtetit.

    1. Lexues says:

      Kosenit duhet t i kujtojne ate grushtin qe hengri ne mensen e Ministrise se Rendit ne Tirane ku nje oficer ia kishte bere bene dhe para se te ikte ne Usa, gjeja e fundit qe beri pasi dorezoi detyren, zbriti ke me sa dhe ia futi komisarit me sa i gante krahu. Kno beri buje asokohe. Po gazetaret e sotem jane foshnja pa kujtese

    2. moni says:

      Ku ke jetuar ti Bilo ne vitet qe ka qene Koseni krykomisar? Nese nuk ke jetuar ne Elbasan mos lexo me tej, thjeshte hesht kur nuk i di ngjarjet dhe nuk i njeh njerezit. Nese po atehere me thuaj: vertete qe vuri rregull por me cfare cmimi? Duke perdhunuar femra? Duke rrahur njerez te totalisht te pafajshem? Grupi i shoqerimit te tij ishte nje bande me vete, kunati i tij qe zyrtarisht ishte shoferi i tij ishte i kerkuar ne Itali per shfrytezim prostitucioni. Te ishe mashkull ne ate kohe ne Elbasan ishte me rrezik se mund te te thyenin brinjet pa bere asgje ndersa te ishe femer mund te beheshe pre e epsheve te bandes se Kosenit. Po te jap vetem nje shembull se mbase kur shkruaj “kot” mund te mendosh qe “nuk te rreh njeri kot”. Ishte nje adoleshent dhe kishte dale xhiro ne bulevard, por me kanatiere i gjori se ishte Korrik. E rrahen e bene gjak se nuk ishte i denje per syte e ketij psikopati, qe mbikqyrte “xhiron” e pasdites bashke me zagaret e tij. Dhe kjo ishte e perditshme per gjera nga me te kotat, si rrahja e atij plakut te gjore me biciklete qe ka permendur nje komentues me siper.
      Vilen ne Peqin e ngriti duke vene gjoba, shkonte tek dyqanet e materialeve ose tek lavatricet e reres dhe zhavorit dhe i merrte pa paguar. E njejta gje me kamionet qe i transportonin dhe ustallaret. Keto jane metoda mafioze, dhe quhet mitemarrje.
      Nuk po flas per drogen qe mbikqyrte ky zotria sepse kontrollonte korridorin nga Perrenjasi deri ne Rrogozhine.

  10. spartak says:

    Jam dakort që , krimi dhe kriminelët duhet të zbythen e të kenë frikë , madje shumë biles , por jo nga Koseni me shokë si kallëpi atij , që duan të bëjnë e të tregohen të fortë , por nga LIGJI , RREGULLI I DETYRES dhe zbatimi pa asnjë lëshim i tyre , sepse këto janë më të fortë se kushdo e mbi të gjithë .

  11. lani says:

    Bravo komisar Koseni!Mos u dorezo!Nje komisar i tille duhet te jete ne krye te komisariateve tone dhe jo persona qe i vene shefa komisariatesh dhe behen vegla te krimineleve si puna e atij komisarit te vlores,qe e kerkojne e se gjejne dot.Nuk e kuptoj pse Edi Rama e Fatmir Xhafaj nuk e rikthejne ne detyre nje personalitet te tille trim e te devotshem per tu sakrifikuar ne krye te detryres,i cili,pavaresisht akuzave kunder tij,i ka fituar te gjitha betelat gjyqesore dhe rregulliusht duhej te ishte ne krye te detyres sot!

  12. Oli says:

    Ky hajdut pulash rrihte disa kriminele dhe ishte nen urdherat e disa kriminelve te tjere,

  13. wickedgame says:

    Respekte per punen dhe perkushtimin e komisarit te hekurt ,drejtesia vonon por nuk harron .

  14. Rifati.......... says:

    Desha tu ktheja nje pergjigje ketije biluas me kompani qe po bejne hero Kosenin.Sqaroj se kam punuar me te dhe nuk do shtoj e as nuk do heqe nje presje.Fatkejsi qe ne Shqiperi behen heronje njerez negative,dallaverxhinje,mastrues,kurvar,ordiner,edhe vrases,keto cilesi i kishte Koseni i Peqinit.
    Se pari sa erdhi mori me vete kunatin Xhafer Elezi i denuar me tete vite burg ne Itali, per shfritezim prostucioni,kerkur nga shteti Italian,me vone i beri koker per koker vitet e burgut,po kjo mbas shkaterimit te Kosenit(i cili e kishte penguar arrestimin e Xhaf Tampules).Xhafa u kujdes me te vellain Perparimin per skorten e Kosenit,mobilizuan rrugace me emer,injorant,grindavec,dhe kriminel.Arjeti nje i kerkuar ne Tepelene per narkotiket.Sa erdhi ne drejtori te pol Elbasan,rahu ne sy te efektivit te policise qe ishte rrjeshtuar Gazmend Noken,pse sepse ishte specialist i policise dhe qe ne fillim kundeshtoi veprimet arrbitrare te Kosenit bile vajten deri atje sa deshen ta eliminonin fizikishte.Xhafen e vuri ne organik tek qarkullimi rrugor,ku kontrollonte dhe tatonte efektivin e qarkullimit rrugor!Aida Shkodranin e vuri tek pasaportat,qe i prodhonte ne banesen e saje kondra vleres prej nje milon lekesh,se ndryshe kishte zvaritje dhe gjoja mungese pasaportash.Per personat ne kerkim qe u nderonin gjenalitetet deri ne pese milon.Perjashtoi nga policia te gjithe specialistet e policise,dhe nepermjete Xhaferit dhe Perparimit beri aleanca me grupet kriminale,mori ne kontroll rrugen e re te Trenit,ku vuri gjoba te medhaja romve qe merreshin me metrazhe.Bile nje arixhi biznesmen e morren peng dhe e torturuan ne Kraste te Elbasanit,sepse nuk paguante gjoben!Ne Elbasan qarkullonte nje fjale “band e licensuar nga shteti”Plus imoralitetin vajti me kercenim u fut tek konvikti i femrave,dhe krehu veprimet te dhunshme,por Sh.K.B-ja e asaj kohe me urdher te Spartak Pocit,ja mbylli ceshtjen.Sa per Nehat Kullen eshte nje mashtrues i pa pare, ka qene dite e djele,dhe nehatin e ka prangosur F.N.Sh-ja,ai ka mbyllur telefonin dhe nuk eshte dukur dy dite ne Drejtori deri sa Ylli Shazivari beri arrestimin e tije dhe grupit shoqerues,Nehati kerkonte Xhafen,por askush nuk e dinte drejtimin e grupit Xhaferist!,Pluse aventura rrugve te Elbasanit duke rahur e gjobitur njerez te pa fajshem,efektiv te policise,gra e burra te pa fajshem.Policia vajti ne zero,dhe ajo pak qetesi u vu me aleance me rrugecet.Kujtoj nje raste tek nje dyqan mobilerie hyri Koseni dhe porositi nje dhom gjumi te shtrenjte,pronari i beri nje ulje gati gjysma,paguan Koseni,dhe i thote se do vijne cunat te marrin dhome e gjumit,vetem kur i hyne banda brenda duke e kercenuar e shantazhuar,se pse i kishte marr leke Kosenit,dhe i vune tabel qe te mos qendronte makina para dyqanit per ta furnizua.,Pa cpa i shkreti jo vetem leket qe i ktheu mbrapa,por edhe nje rryshvet tjeter per te hequr policin dhe tabelen nga para dyqanit!Ky nje rast po sa raste te tjera.Pra heroi i leshit del e derdellit ne tv,ai ka qene kokra e frikacakut,por kur perdorte ndonje doz trimerohej.Kur e larguan nga pol, ndeshet me Astrit Kateshin vellain e Tan kateshit,dhe me nje here duke vrapuar erdhi e u fut ne drejtori i ndjekur nga Astriti qe e shante dhe e kercenonte nga mbrapa,pra trimeria kishte vajtur per leshe,hahahahKeto jane 20% te bemave,po ka edhe nje 80% tjeter,por une nuk kam kohe tani te merem me traplliqet e Kosenit.Per mendimin tim,po te kishte ligj ne Shqiperi,ai do ishte denuar me tre burgime te perjetshme.

  15. Shpetim says:

    Koseni fillimisht e filloi mire ne elbasan, pasi i u rrit mendja per sukseset e arritura filloi te bente dhe skandale duke rrahur dhe njeres te thjeshte ne mes te qytetit. Filloje te bente garipin me vajzat, sillej keq me vartesit sa qe dhe ka rrahur dhe police. Ne kushtet e 97-98 duhej te tregohej forca e shtetit,por jo forca e dhunes por duhehej forca e ligjit. E.Kosen me veprimet e tije si komisar shkellte me te dy kembet ligjin. Bile i u rrit mendja aq shume mbas afrimit me Ilir Meten qe ishte kryeminister ne ate kohe, sa ishte i papermbajteshem me budallalleqet qe bente ne qytet me njerezit e thjesht dhe me femrat bente rolin e gangsterit. Njekohesisht si beniamin e Ilir Metes ai u mor dhe me shoqerimin e trashportit te dreogave te forta nga Qafa e Thanes-Tirane. Lavdia e tije ne fillim dhe me vone tmerrin qe u kish futur popullit te Elbasanit , beri qe te humbete vlerat qe i takonte si komisar policie. Njerezit nje gje duhet te kuptojne se :-Policia do te jete e forte nese zbaton me korrektesi ligjin pavaresisht se kush eshte ai. Ka ikur koha e kosenve, njerezit jane me te ndergjegjshem dhe i ku[tojne mire lojrat e mafies politike.

  16. Astriti says:

    Xhandar ka qene! Ka rrahur e burgosur kriminele, por edhe te pafajshem. I hyri vetja shume ne qejf! Me pas u inkriminalizua!

  17. Fieri says:

    Kur i than per tu emeruar ne fier komsari pati frike shume tha ne fier zvete me mir pa pune

  18. katarakti says:

    Qe te vendosej rregulli ne vitet 1997-1998 duheshin njerez si ky komisari Koseni. dDhe sot neqoftese do te vesh rregull dhe t’i besh njerezit te jetojne te qete dhe te pa frikesuar nga krimi, duhen njerez si Koseni. Krimi i organizuar luftohet dhe asgjesohet vetem me antikrim Pra shteti duhet t’i eleminoje kriminelet pa asnje lloj gjyqi dhe procesi. Eshte i njohur si xhobaxhi, ben pjese ne nje grup kriminelash, merret me trafik droge, eshte vrases me pagese etj etj, – shteti duhet t’i qeroje pa gjyq. Me nje plumb pas koke. Kur vret nje kriminel ose nje bandit nuk ben krim. Eshte njesoj sikur t’i presesh koken gjarperit. Se kriminelet nuk jane njerez. Krimi po u rrit dhe u fuqizua ve nen vete gjithe shtetin dhe njerezit e ndershem. Ai eshte si bari i keq. Qe duhet zhdukur qe ne fillim. Dhe me gjyqe, avokate, te drejta te njeriut etj etj, krimin e organizuar nuk mund ta zhdukesh. Ndryshe Shqiperia do te perfundoje si Cikago e viteve ’30 nen sundimin e Al Kapones dhe bandes se tij.

  19. RONI says:

    KOSENIT DHE POLICEVE TE SHQIPERISE TI JEPET URDHER TE QELLOJNE ME ARME KEDO QE PERPIQET TI IKE POLICISE,,,SIC ESHTE NE AMERIKE,,,,DHE TE BEHEN KONTROLLE TE PERDITSHME NGA POLICIA NE TIRANE E KUDO,,,KUSH TE KAPET ME ARME TE DENOHET ME DENIM FIKS NGA GJYKATA 20 VJET BURG,,,,VETEM KESHTU I SHPETON SHURRA NE BREKE KRIMINELEVE..////

    1. Illyrian says:

      Jo mor kolopuç, jo. Në USA nuk qëllon policia ata që përpiqen ti ikin. Qëllon ata që i rrezikojnë jetën policit ose publikut. Ke qënë për gjumë kur ta kanë thënë.

      @bilo & @komentuesi, jeni dy kaqola!

  20. NSA says:

    Trim i madh ky Koseni qe rrihte njerez me pranga ne duar, duke ju treguar uniformen e policise. Nje keshille miqesore per kete Kosenin. Mos u fry shume se ndoshta shkon ne p…dh te sateme ti dhe familja jote, nga vethi ne vesh, i ndonje ish te “rrahuri” e justikuar kjp me uniformen e shtetit e kundra ligjit.

  21. HQ-18 says:

    Artikull i goditur,
    Nuk ka faj pena ???

    ky është një shp(j)gim
    I ra për pjesë të d(e)jtojë policinë
    në këto te(r)itore
    histori si “komisar i hek(r)ut’
    Quhej “komisar i hek(r)ut”
    kriminelë të (r)ezikshëm
    nuk gu(z)ojnë policët
    Kom(s)iar Koseni i ka rrahur
    do të mbahet mend si komi(r)ari
    kriminelët ishin të rr(ë)zikshëm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje