Spiropali përplaset me Alibeajn: “Babale” një telenovelë orientale me aktorë shqiptarë

11 Tetor 2018, 22:21Politika TEMA

 Elisa Spiropali u shpreh se Partia Demokratike është kthyer në një telenovelë orientale me aktorë shqiptarë, ndërsa po i referohej çështjes “Babale”.

Spiropali u shpreh se e gjithë ngjarja është e inskenuar dhe këtë po e tregon dhe hetimi i prokurorisë, tha ajo.

“Një ngjarje e inskenuar kokë e këmbë, siç po del edhe nga hetimet e Prokurorisë. Është e njëjta prokurori e krimeve të rënda, po i njëjti prokuror që hetoi Tahirin. Këta njohin vetëm telenovelat orientale të luajtura nga aktorë shqiptarë. Këta e kanë kthyer partinë e tyre në një telenovelë të tillë. Këta nuk e kuptojnë se nuk merret pushteti me video të sajuar, por me votë”, u shpreh deputetja.

Ndërkohë, Alibeaj u shpreh se Albert Veliu u detyrua të largohej nga Shqipëria pasi në të kundërt do të persekutohej nga Rama.

Ai tha se çdokush që merr guximin të denoncojë krimin dhunohet nga Kryeministri.

“Albert Veliu iku nga Shqipëria pasi kishte frikë se do të persekutohej. Çdo gazetarë që gjen guximin që denoncon krimin dhe përfshirjen e qeverisë në të, ndodhet përballë dhunës së kryeministri. Sot jemi si në diktaturë. Nëse flet targetohesh, dhunohesh, nga Kryeministri”, tha Alibeaj.

2 komente në “Spiropali përplaset me Alibeajn: “Babale” një telenovelë orientale me aktorë shqiptarë”

  1. hahahahah

    Perfekt ja ke gjet sharlataneve te perparimit !

    kta jane pleghrat toxikle te asaj shoqerie

    qe vetem shkaterrojne shoqerine kudo jane .

    ptuuuuuuuuuuuuuuu ne halt te babales te shkojne

    cakramorri stalles ka ndru profesion hahahahahahah

  2. çthurja says:

    Po mire, meqense kryeministri te ben gjemen, Ali-beu me çingiet e tij si ka mundesi qe derdellise akoma?! Ka ngelur me ndonje çike logjike ne mendjen e ketyre apo ka mbaruar çdo gje ashtu si duket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje