Juncker: Italia nuk po mban fjalën për defiçitin buxhetor

12 Tetor 2018, 20:14Bota TEMA

Italia ka shkelur fjalën e saj me planet për të rritur deficitin buxhetor dhe mund të vendosë në rrezik solidaritetin europian, deklaroi sot presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker.

Qeveria populiste e Italisë planifikon të stimulojë ekonominë me një rritje të shpenzimeve në 36,7 miliardë euro në vitin 2019, ku dy të tretat e kësaj shume do të financohen nga një defiçit shumë i lartë.

Juncker i hodhi posht kritikat se BE-ja po reagonte shumë ashpër ndaj objektivit të deficitet të Romës prej 2,4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), pasi toleroi për shumë vite një deficit mbi 3% për Francën.

“Borxhi i Italisë, që aktualisht është mbi 130% të PBB-së, është shumë më i lartë se sa i Francës”, tha ai duke shtuar se Franca e ka mbajtur gjithnjë fjalën, ndonëse nuk ishte e lehtë.

1 komente në “Juncker: Italia nuk po mban fjalën për defiçitin buxhetor”

  1. ripjellja says:

    Çfare pret nga jevgjit e Europes ? Jane bere me keq se Greqia…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje