Melania reagon për lidhjet jashtëmartesore të bashkëshortit: Donald Trump dhe unë duhemi

13 Tetor 2018, 09:15Lifestyle TEMA
Melania reagon për lidhjet jashtëmartesore të bashkëshortit:

Zonja e Parë e SHBA Melania Trump ka hedhur poshtë spekulimet rreth situatës së martesës së saj, duke thënë se çështjet e supozuara martesore të bashkëshortit të saj se ka patur lidhje jashtëmartesore me femrat të tjera nuk janë “shqetësim”, pasi përqëndrimi i saj është se ajo ka gjëra më të mira për të bërë, duke thënë se ato janë spekulime mediatike

Në një intervistë me ABC News, ajo tha se spekulimet e mediave rreth martesës së saj nuk ishin “të këndshme” .

I pyetur nëse e do presidentin Donald Trump, ajo tha: “Po, ne jemi mirë.”

Shefi i Shtëpisë së Bardhë mohon të ketë marrëdhënie jashtëmartesore. por ylli i filmave për të rritur Stormy Daniels dhe ish modelja e Playboy Karen McDougal ka pohuar se ato kishin lidhje me të.

Zonja Trump tha se e donte bashkëshortin e saj dhe se mbulimi i medias mbi marrëdhënien e tyre nuk ishte gjithmonë e saktë.

Ajo shtoi se ka njerëz që janë aktualisht në Shtëpinë e Bardhë dhe nuk i beson aspak.

Intervista u regjistrua në udhëtimin e saj javën e kaluar në katër vende afrikane.

Në pjesën e parë të intervistës të publikuar të enjten, Melania Trump tha se gratë që pretendojnë abuzimin seksual duhet të prodhojnë “prova shumë të vërteta”.

Por McDougal thotë se kishte një marrëdhënie 10-mujore me Trump që ka filluar në vitin 2006.

Në rastin tjetër Stormy Daniels, emri i së cilës është Stephanie Clifford, pretendon se kishte marrëdhënie seksuale me Trump në shtëpinë e tij në Liqenin Tahoe, një zonë turistike midis Kalifornisë dhe Nevadës. Ajo tha se në vitin 2006 kishte një marrëdhënie “të vazhdueshme” edhe pas kësaj takimi.

Daniels ka paditur presidentin për të dalë nga një marrëveshje e ashtuquajtur “heshtje” para zgjedhjeve të vitit 2016, duke i ofruar një pagesë prej 130,000 dollarë të dhënë këto që janë publikuar nga avokati i Trump, Michael Cohen, në këmbim të heshtjes së saj .

Por Trump ka hedhur poshtë akuzat e të dyja grave. (TemA TV)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje