Pse hesht Sali Berisha për paktin detar 2, me Greqinë?

13 Tetor 2018, 19:28Blog TEMA

Nga Myslim Pasha

Sali Berisha që nga viti 2009 e këndej s’iu nda së mbrojturi Marrëveshjen e parë për delimitimin e detit me Greqinë, me të gjithë përkushtimin e tij për ta larguar e për ta mbuluar, atë Pakt Pushtimi  Marrëveshja ishte përgatitur në mënyrë të shpejtë e të fshehtë, e  firmosur  nga Minsitrat e jashtëm në prani të Kryeministrave.

Sali Berisha nuk hoqi dorë në aspekti tekniko ligjor për të mbrojtur metodën e brazlargësisë strikte që çonte në humbje Shqipërinë. Për personazhet negociatorë dha poste më të larta dhe s’kurseu sulmet ndaj mediumeve dhe oponencës profesionale. Me po me të njëtin vendosmëri sulmoi Gjykatën Kushtetuese, duke aluduar se situata ishte përgatitur nga një shtet i tretë…( ndikim I Turqisë!!!…etj).  Kaluan nëntë vjetë dhe pritet që të mbushet viti i dhjetë nga ai moment historik i trazuar.

Që nga janari i këtij viti, e në vijim, Sali Berisha ka qënë i vetmi burim që ushqente njoftime për negociatat dhe negociatorët e rinj.

Sidomos pas takimit të Kretës.

Me siguri që brenda strukturave të Ministrisë së Jashtme dhe të Europës ai ka njerëzit e tij që e informonin, kur pjesa tjetër e mediumeve dhe oponenca e shoqërisë civile, mbahet ende në hermetizëm.

Sali Berisha permëndi me emër dhe dy anëtarë të Grupit Negociator, duke iua shpalosur edhe biografitë, mospërkimet,  po ashtu shfaqi edhe imazhe të pranisë së tyre në Takimin e Kretës, duke hamendësuar edhe për pazare ( më jep atë hapësië…. të jap këtë zonë…!) që kishin filluar. Ai ngriti zërin në mbrojtje të Zonave Ekonomike Eksluzive Naftëmbajtëse duke deklaruar se “ai me të tijtë, me trupat të shtrirë!  do të vendoseshin në hapësirën detare, në mbrotje të pasurive përrallore!”

Po ashtulloj ai komentoi për herë të parë metodat dhe principet duke u qasur me “equite= equity= equitable solution…” të cilat s’i kishte pranuar gjer atëherë. Hollësitë vijonin, ai fliste për vonesë në “blerjeve të softëare-s grafike” nga pala shqiptare. Ndiqte veprimtarinë brendshem të grupit dhe anëtarëve të veçantë të cilat nuk kishin pranuar të firmosnin… ( ai deklaroi për ata se “ishin patriotë…etj) ”

Të gjitha këto pandehma, për herë të pare,  në shumë informacione të tjera atij i dolën parashikimet.

Informacionet që mbërrijnë nga vendi fqinjë , të përkitura edhe me ato të Berishës, na rrëfejnë se e sotmja e Paktit Detar-2 është e përngjashme me atë të Paktit Detar-1.

Prej këtij çasti Sali Berisha filloi të heshtë. E pabesueshme!

–          Mospranimi i palës greke të principeve dhe metodave që i sigurojnë Shqipërisë zgjidhje ne drejtë dhe të ndershme,

–          mospranimi i” equite”

–          shmangja nga diskutimi për Zonën Ekonomike Eksluzive , të vetmen në Otranto,

–          shmangia po ashtu edhe e Barketës shqiptare… etj

Këto e kanë  bërë Berishën të ndërroje mëndje.

Po a ka rënë në gjum ky i pagjumë!?!

Dyshohet! Shurdhëria brenda zhguallit të tij është e përkohëshme.

Kush është çelsi i enigmës?

Ndofta, mendohet se ajo që ka ardhur dhe pritet të kryhet , e afron atë jo vetëm me palën Greke me të cilën e bëri marrëveshjen e parë, por edhe me Kryeministrin e sotëm i cili e ka akuzuar atë për tradhëti kombëtare. Ky përkim do të bëjë që t’i ngelet në kurriz Kryeminsitrit të tanishëm, barrikada që ka  ngritur Gjykata Kushtetuse e Shqipërisë me nenin 4/4:

“Nuk duhej të ishte zbatuar parimi i barazlargësisë strikte për përcaktimin e kufirit detar, i cili ka sjellë pasoja të disfavorshme për shtetin shqiptar duke humbur padrejtësisht sipërfaqe të konsiderueshme hapësirash detare, për shkak se dy brigjet kanë kushte gjeografike të ndryshme. Në vend të tij duhej zbatuar parimi i barazlargësisë i kombinuar me ekitene (frëngjisht equite ose anglisht equity), i cili bën të mundur arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndërshem.”

Në kushtet kur  kënaqen  synimet gjeostrategjike dhe ekonomike të Greqisë në Veriun e Detit Jon, Otranto dhe Kanalin e Korfuzit, krijohen mundësi dhe zbutje të fqinjit jugor në hapjen e rrugës për në BE.

“BE”?

Ky do të jetë moment tjetër ndryshimi për Berishën,  shpresë që ai të zgjohet dhe t’ia fillojë luftës nga e para, për të akuzuar Qeverinë e Sotme për Tradhëti.

Ja kjo është një histori groteske  e heshtjes së Sali Berishës dhe hedhjes në det të interesave kombëtare.

(TemA)

24 komente në “Pse hesht Sali Berisha për paktin detar 2, me Greqinë?”

  1. Zambi says:

    Paktin po e nenshkruan Rama po fajin e ka Berisha.
    Dakort kur e nenshkroi vete por tani pse e ka ai fajin?!

  2. Kalec Dega says:

    Sepse ata jane brenda te gjithe, o Selmani nanes ke te qaj mpare…..

    Mire ky si tradhetar dhe maloq nuk ja dinte rendesine detit po shalgjati qe u rrit me det pse e vulosi ne interes te Greqise, o Myslym trimi i partise.

  3. shqiptari i ilirise says:

    Boll o Myslim se dhe ti ke ngatërruar dynjanë me ndërhyrjet tënde.

    1. ben says:

      Myslimieshte specialist I ketij sektori dhe mbi te gjithe eshte patriot.
      Rama do mbaje pergjegjesi po u fali detin grekeve.

  4. Goni says:

    O lym. Ti nuk e kupton me duket. Lexo deklaratat e Rames. Gjithesesi, ja nje test nese ti e kupton problemn. Spjego si I ke nxjerre 340 a 350 km2 te marreveshjes se 2009. po spjegove si del kjo shifer je gjeni.

  5. Luli says:

    Dmth vetem kur te jesh ti pjese e grupit negociator do jete nje marreveshje e drejte. Komplet delirant

  6. Ilo says:

    Po ska kohe Saliu per kete se e ka mendjen te ceshtja CEZ ku prokuroria ka prere fletthirrjen per Zenin dhe per Liken.

  7. Nik says:

    Mendoj se deri tash jane hamendesime. Qeverria dhe Grupi Bisedues i pales sone duhet te jene transparente! Eshte paradoksale, ne kohen e Zogut ka patur transparence te plote nga qeverrite, Grupet e Bisedimeve dhe Parlamenti per zgjidhjen e disa çeshtjeve kufitare me Jugosllavine e atehershme. Ndersa sot terr i plote, hermetizim! Dhe kesaj i themi demokraci!? Populli, qytetaret jane dele sipas qeverrise dhe presidentit, ata jane zotat e Shqiperise!
    Nik

    1. 2025 v 2019 says:

      Po cfare transparence kerkon ne diktature sidomos kur behet fjale per tradheti kombetare, ne ke rast shitje te territorit sikur te ishte prona e Saliut apo Edrames.

  8. Alban I says:

    Si e shpjegoni zoti Pashaj, qe Berisha hesht, ndersa aleati I tij me I ngushte, Meta, nuk e pranon paktin e ri?

  9. Lab says:

    O Myslim,o idiot, e nisa si atdhetar po e perfundon si Rilindas? Pse nuk merresh me ata qe gatuajne por merresh me guzhinierin qe e pushuan nga puna?!

  10. Bujar Kanapari says:

    Gjeneral, gjithmone fajin e ka Saliu.
    Ne te ardhmen, do te behen shume filma me nenkuptimin ”Fajin e ka Saliu”

  11. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    Se i ka thene Edi Romi qe me mire te heshti se po foli e qelb fare me miqte. Nje pakt i perbashket qe sjell fitime ne xhepat e te dyve prandaj.

    Po te jete per $$$, Shqiperia 1 Euro ben, cdo kush i i merr c’ka per ti marre dhe ne ngelemi me gisht …, ne fund fajin e ka Saliu por jo vetem.

  12. ELEN says:

    META E KA PRANUAR ME KOHE VETEM LUAN ROLIN E AKTORIT PER TE FITUAR POEMA.GREKU QE MOTI I KA SHTI NE KLLAPE EDHE BERISHEN EDGE RAMOSIN EDHE METON.SHQIPERIA NE DUAR TE TRADHETREVE SKA SI TE BEJE NDRYSHE

    1. Jaho says:

      Shume vertete po si i behet halli atyre qe nuk besojne se si udheheqesi rilindas nuk eshte ndryshe nga ai i pd se….

  13. Thanasi qe ta plasi says:

    Ore jeni çmendur apo si eshte puna? Shqetesoheni se pse hesht Berisha dhe nuk shqetesoheni se çfare po nenshkruan Rama?

  14. Bisha says:

    Se ka like floririn si flori nuk doni ta besoni apo beni sikur nuk e desoni kazana derri

  15. Like foriri says:

    Gazetar budalla i mencur dashka mendje nga komentusit pse hesht berisha kete e di dhe nje qe sa po ka lindur qe like floriri eshte truri i berishes

  16. "BOHOTINA" says:

    Myslym Pasha eshte njeriu me kopetent per kete çeshtje. Te gjithe i bien legenit e ferkojne duart per fitime. Salihu ka faj se eshte nismetari i nje poshtersie e tradhetie kombetare.

  17. LIKE FLORIRI says:

    KAM DEKLARUAR NE MENYRE TE PERSERITUR:
    FQINJET UNE I KAM XHAN.

  18. Lori qorri says:

    O Myslym. Shkruaj po e ke kuptuar we sta var njeri. Ben kot protagonistin si patriot I madhe. Po na sqaro shkencerisht ku eshte gabuar se na plase me folklorin ten.

  19. "papa don't preach" says:

    I nderuar Kolonel,
    Mbaj shenim. Ti je ne rregull – si ekspert dhe si patriot shqiptar per ceshtjet e kufirit te ujrave territoriale shqiptare.
    Ndersa si politikan qe nuk je, mos harro mbaj shenim se: problemi i kufirit detar me Greqine do te zgjidhet. Po.Po. E dyta. Do te zgjidhet ne menyre te paanshme dhe te ndershme, domethene te drejte, per te dy shtetet. etj. POR, kur do te zgjidhet??? – Problemet jo vetem te kufirit ujor por edhe te tjera po aq te rendesishme sa Kufiri Detar” midis Shqiperise dhe Greqise, do te zgjidhen si me “urdher te peshkut” vetem PASI te jete sqaruar dhe vendosur de jure ceshtja e emerit te Maqedonise…. . Dhe tjetra. PASI te jete vendosur de facto dhe de jure perfundimishte vija kufitare Serbi-Kosove dhe anasjelltas… . Zgjidhja e ketyre dy problemeve te fundit – konkretisht, midis Greqise-Maqedonise dhe Kosoves-Serbise -do te sjell paqe te qendrueshme ne Ballkan ose, moszgjidhja: nenkupton pasiguri rajonale maximale te paprere. Pse problemet e Shqiperise me Greqine dhe ansjelltas do te gjejne zgjidhje vetem mbasi te jene zgjidhur ato dy te tjerat me lartshenuara? Sepse. Serbia, Kosova, Maqedonia jane ishterritore te botes Sllave , por, me pare Perendimore, te kohes para shperberejes te Bashkimit Sovjetik. Ti e di mire te shkuaren kohe histori. Pastaj ato u bene shtete te pavarura. Deri me sot, ato, i perdori Perendimi. Sot e tutje, Rusia eshte ne gjendje t’iu dale zot Isheve, sllaveve, te vet. Per mos tu zgjatur. Rusia dhe SHBA, dhe deri diku BE, gjenden mes tyre ne nje Pazar Nderkombetar per rindarjen e ishzonave dhe zonave te reja te influences se tyre… . po sqarohet Corba para dhe pas 1989, Murit Berlinit…. . Shqiperia dhe Greqia jane dy shtete, qartesisht Perendimore, qe nuk jane te shtruara ne tavolinen ku po zien Pazari Nderkombetar pershkruar nje rresht mesiper… . Problemet shqiperi-greqi nuk percaktojne te ardhmen e Ballkanit. Ato zgjidhen kollaj, ose nuk zgjidhen kollaj vetem ne vartesi te zgjidhjes … te Kosoves, Serbise, Maqedonise. Qe te arrihet kjo Zgjidhja do te duhen 1, 2, 3 … vite. Pa harruar sherret, interigat, thikat pas shpine etj., te superfuqive boterore. Mund te mbetet qe problemet Tona me Greqine dhe te Greqise me Ne – ti zgjidhin nje tjeter qeveri shqiptare dhe nje tjeter qeveri greke. Eshte normale perderisa ato nuk u zgjidhen per 70 e kusur vite, dhe asgje e keqe nuk ndodhi mes dy popujve dhe shteteve tona…. .
    PRANDAJ edhe Sali berisha dhe Edi rama nuk nxitohen, nuk grinden, etj., midis tyre. ose i perdorin per … . Prandaj edhe politika quhet Kurve…, nderkohe qe nuk ka asnje kurve qe ta kete emerin Politika …???!!!!. Fal se u zgjata. Tung.

    1. ben says:

      papa don’t preach-why you keep preaching than?

  20. Pellazgos says:

    Myslimi eshte djal dhe nip i Hamzait ose i trazuar me mongolet Osmane zoti Lori qorri.
    Keta dobicer qe luftojne Greqine nuk kane asgje te perbashket me ate flamur Grek te Bizantit qe luftoi Jeorgios Kastriotis.
    E para jane fare islamike,e dyta nuk kane dinjitet dhe krenari qe nuk kane identitetin e te pareve te “tyre”,te pakten keshtu deklarohen,nuk kane asnje figure para Iskander Beyjane por jane vegla qe pushtuesve fashiste qe mbi kombin respektojne nje figure te ndertuar politikisht si Tereza qe me parate e Vatikanit (te popujve katolike) bente misionin e Shtetit te Vatikanit dhe jo te Zotit.
    Po ky vend sikur eshte vend “Laik” si ka mundesi te behet viktime e armiqve te Pirros se Epirit dhe pasardhesit te Tij Kastriotis Romakeve qe shkaterruan rreth 80 Polis Greke ne Epir?
    Injoranca ne shkallen me te larte,ska ku te shkoje.
    Historia e botes jo e Albanistanit e ka te shkruar qe po mos te qe Greqia dhe Megas Aleksandros ne Evrope do qe Persi dhe me vone Islamizem.
    Populli Greke ka shkruar me gjak Istorine qe gjithe bota i thone Histori.
    Te pakten na thoni nje film nga “miqte tuaj” pertej Oqeanos te Hollivudit te kene bere per ju “Pellazget” islamike pervec Take in dhe kjo e Lazaratit.
    Por Idiotet dhe armiqte e Greqise nuk jane vetem Islamiket por Gjermanet,Amerikanet,Anglwzet,Francezet qe mbeshtesin akoma Turqine!
    Luftohet Nena e Civiluzimit dhe Identitetit Evropiane more kaqoler?
    Kush e vrau Kapodistrian qe filloi Revolucionin Greke?
    A nuk e vrane Francezet,a nuk i kane mbushur Museumet e tyre me Vepra Antike?
    Jeta e njeriut nuk eshte paraja more injoranter,por Idhea qe shqipetaret dhe gjithe bota i thone Idea.
    Vetem kafsha rron per te ngrene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje