VIDEO: Rusi, pasaniku hedh para nga dritarja, shikoni reagimin e njerëzve

14 Tetor 2018, 09:15Lifestyle TEMA

Një djalë i pasur rus ka shkaktuar zemërim pasi u filmua duke hedhur para nga dritarja e një makine, pas së cilës gjë ka pritur reagimin e kalimtarëve.

Nuk dihet ende emri i djalit të ri. Ai  kishte vënë një maskë në fytyrë dhe filmohet duke mbajtur para me vlerë prej rreth 750 dollarësh në dorën e tij shkruan Daiy Mail.

Një veprim i tillë, sipas mediave të huaja është pritur me zemërim nga përdoruesit e rrjeteve sociale. Në videon e filmuar ai thotë “Shteti nuk i ndihmon njerëzit në nevojë, prandaj bëhuni mirënjohës që ka njerëz si unë”.

Po ashtu në video shihet si djali i pasur, i cili shoqërohej dhe nga dy vajza përdor një tufë të madhe parash për të nxjerr makinë e tij që kishte ngecur në rërë.

https://www.youtube.com/watch?v=WJtdwj5D1-g

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje