VIDEO: 32 vjeçari thyen rekordin botëror, çan 247 arra me kokë për 1 minutë

13 Tetor 2018, 13:14Lifestyle TEMA

Një pakistanez ka thyer 247 arra me kokë vetëm për një minutë duke “thyer” kështu rekordin botëror. 

Mohammad Rashid Naseem shihet në një video ndërsa godet me kokë një grumbull arash të vendosura në dy vija të gjata dhe çan qindra prej tyre. 

Ndërsa 32-vjeçari thyen arrat shihet gjaku që rrjedh nga koka e tij, por kjo nuk e ndaloi atë për të ‘shkatërruar’ rekordin e mëparshëm prej 217 arrash. 

“Qëllimi im është të bëj 50 rekorde botërore. Jam duke u stërvitur shumë dhe sa herë që vendos një rekord të ri, më jep shumë lumturi,”-tha ai. 

Rekordi botëror i Guinnessit për shumicën e arrave të thyera me kokë në një minutë ishte 217, i arritur nga indiani Navin Kumar në nëntor të vitit të kaluar. Ngjarja u zhvillua në Karachi. (TemA) 

https://www.youtube.com/watch?v=1t3W5KZeOg0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje