Fiona Simpson po shkonte për në shtëpinë e saj në Kingaroy të Australisë, së bashku me gjyshen 78-vjeçare dhe të bijën katër muajshe, kur filloi një breshër i rrëmbyeshëm.
Kokrrizat e mëdha breshrit ia goditën veturën dhe thyen xhamin e prapmë, andaj 23-vjeçarja shkoi pas dhe u bë mburojë e gjallë për të bijën.
“Isha shumë e frikësuar, por nuk kishte kohë për panik dhe duhej të veproja.
Vajza ka qarë tërë kohën, por ishte zhurmë e madhe nuk po e dëgjoja”- ka thënë Simpson.
Në momentin që stuhia ka pushuar, ajo ka ecur me vështirësi deri në shtëpinë më të afërt dhe ka kërkuar ndihmë.
Mjekët e ndihmës së shpejtë, e kanë marrë për trajtim në spital, ku është dashur të qëndrojë për një natë.
“Në fund të ditës, është me rrëndësi që jemi gjallë. Vetura zëvendësohet, plagët shërohen dhe të gjithë jemi të sigurt” tha Simpson. (TemA)